Ekskluzive/ Kur Nexhmije Hoxha uronte Nelson Mandelën për lirimin nga burgu…?!

24 Korrik 2017, 08:06Politika TEMA
Ekskluzive/ Kur Nexhmije Hoxha uronte Nelson Mandelën për lirimin nga

Nga Dashnor Kaloçi

Publikohet telegrami që Nexhmije Hoxha i dërgoi në 1990-ën liderit afrikano-jugor me ngjyrë, që u bë simbol i qëndresës dhe luftës kundër politikës së aparteidit
Në 1990-ën, në burgjet e regjimit komunist të Shqipërisë, kishte shtatë “Mandela”, që vuanin dënimin prej më shumë se 30 vitesh?!

Në shkurt të vitit 1990, pas një qëndrimi prej 28 vjetësh në burgjet e regjimit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, lideri me ngjyrë i lëvizjes dhe luftës për liri e të drejta të barabarta ndaj shtypjes racore që u bëhej bashkombasve të tij, u lirua nga burgu. Gjë e cila ndodhi edhe pas një presioni të madh ndërkombëtar, kur “qeveria e bardhë” e presidentit Frederik de Klerk, legalizoi të gjitha partitë politike dhe liroi shumicën e të burgosurve politikë. Para se të ndodhte kjo, në vitin 1985, Mandelës i ishte ofruar lirimi me kusht që të mos angazhohej më në rezistencën e armatosur, gjë të cilën ai nuk e pranoi por vazhdoi të qëndronte në izolim.

Lirimi i Mandelës nga burgjet i cili u prit si hero nga mbështetësit e tij, pati një jehonë të madhe ndërkombëtare, pasi ai falë dhe karizmës së tij, cilësohej si simbol njeriut të guximshëm që luftonte për liri dhe të drejta të barabarta.

Por edhe pse iu mohua liria për gati tre dekada me rradhë, duhet thënë se Mandelës i ishte dhënë jo vetëm e drejta e shkollimit, (fakulteti i Drejtësisë në Johanesburg), por edhe më pas, ai kishte marrë licencën dhe ushtronte profesionin e avokatit në një studio ligjore në kryeqytetin, Johanesburg, së bashku me kolegun e mikun e tij, Oliver Tumbo. Studio të cilën ai më shumë e përdorte për mbledhjet e organizatës që ai udhëhiqte dhe githashtu për organizimin e sulmeve të armatosura ndaj objekteve qeveritare?!

Gjithsesi lirimi nga burgu i Mandelës siç thamë pak më lart pati një jehonë të madhe, gjë cila nuk mund të mos kalonte në heshtje dhe në Shqipërinë komuniste, pasi prej vitesh Tirana zyrtare e kishte shpallur regjimin afrikano-jugor si një nga armiqtë më të mëdhej të saj, pas SHBA-ve, Bashkimit Sovjetik dhe Izraelit?! Në këtë kontekst, në atë kohë edhe Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit komunist që drejtonte “de facto” Shqipërinë, nuk mungoi që t’i dërgonte një telegram urimi Nelson Mandelës. Gjë e cila e parë në optikën e sotme, tingëllonte dhe ishte një hipokrizi e paparë?!

Pasi në atë kohë, (1990), në burgjet e regjimit komunist kishte disa “Mandela”, që vuanin si të dënuar të ndërgjegjies prej disa dekadash. Si p.sh.; Sami Dangëllia (43 vjet, vdiq në burg), Osman Kazazi (42 vjet burg), Petrit Velaj (38 vjet burg), Ilia Tereska, (34 vjet burg), Mersin Vlashi (33 vjet burg), Preng Gjonmarkaj (30 vjet burg), Pjetër Arbnori (28 vjet burg), Adem Allçi (27 vjet burg), etj etj. Dhe burgu që ata po vuanin akoma në atë kohë që zonja Hoxha i uronte lirimin Mandelës, ishte me kushte tejet çnjerzore, të zhveshur e të zbathur e me një ushqim sa për të mbajtur shpirtin gjallë dhe në kufijtë e mbijetesës.

Për të mos thënë për të drejta dhe liri njerzore, gjë të cilat duhet thënë se nuk i mungonin Nelson Mandelës, pa diskutuar trajtimin në izolim me kushte shumë të mira (televizor dhe ushqimi deri me mish fazani?! Dhe të gjitha këto në regjimin afrikano-jugor të Presidentit de Klerk, i cili disa vjet më vonë së bashku me Mandelën mori çmimin Nobel për Paqen?!

Por pa u zgjatur në krahasimet në mes trajtimit të Mandelës së Afrikës së Jugut dhe “Mandelave shqiptarë”, pasi thuhet se; “gjithkujt i mjaftojnë vuajtje e veta”, përveç hipokrizisë së zonjës Hoxha, ajo që bie në sy telegramin e saj dërguar Mandelës, është cilësimi që ajo i bën atij dhe adresa ku është dërguar telegrami (ambasada shqiptare në Dar Es Salam)?!

Pasi siç duket dhe nga telegrami në fjalë (shiko faximilet përkatëse), ajo e quan Mandelën, “liderin e popullit azanian”, (emri i vjetër që nga koha e Greqisë së lashtë i Afrikës së Jugut), dhe jo Afrikës së Jugut, lider i së cilës ishte në fakt Mandela, shtet të cilit ajo nuk ja përmëndëte dot as emrin?!

TELEGRAM
ZOTIT
NELSON MANDELA
Me kënaqësi të veçantë mësuam lirimin Tuaj nga vuajtjet dhe mundimet e shumta dhe të gjata në burgjet e regjimit të Pretorias.
Kjo na jep rastin e shumëpritur pë t’Ju shprehur urimet më të mira dhe përshëndetjet më të ngrohta vëllazërore të Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe të mijat personale.

Populli Azanian për një kohë të gjatë ka luftuar heroikisht për realizimin e aspiratave të tj të larta, të lirisë, barazisë dhe demokracisë, kundër forcave të errta e të egra raciste dhe politkës së tyre të apartejdit. Ai mund të jetë krenar që ka nxjerrë nga gjiri i tij një udhëheqës të tillë siç jeni Ju, që, me qëndrimin e vendosur ndaj kauzës së të drejtave kombëtare u bë një shëmbull i madh frymëzimi.

Populli ynë ka shprehur dhe do të shprehë gjithë solidaritetin me përpjekjet e gjithëanëshme të popullit Aziaian për shëmbjen e sistemit të apartejdit me bindjen e plotë se lufta e tij do të vazhdojë dhe do të kurorëzohet me fitore, dhe të vendosë paqen dhe demokracinë e vërtetë, si të drejtat e tij të pamohueshme, në rrugën e përparimit shoqëror.

Në emër të mbarë popullit shqiptar Ju shprehim ndjenjat tona më të thella të simpatisë, ndaj Jush dhe ndaj popullit azianian. Ju urojmë suksese të mëtejshme në luftë për krijimin e një shoqërie të barazisë, lirisë dhe pavarësisë kombëtare.

Nexhmije Hoxha
Tiranë, më 15.2.1990 Kryetare e Këshillit të Përgjithshëm
të FRONTIT DEMOKRATIK TE SHQIPERISE
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………
TELEGRAM
Ambasadës:
DAR ES SALAM
Merrni takim me përfaqësues të Kongresit Kombëtar Azianian
(ANC) dhe saktësoni me të adresën e Nelson Mandelës pasi nuk dimë ku t’i drejtojmë telegramet e urimit. Presim urgjentisht.

Tiranë, më 15 2.1990 Min. Jashtëme

23 komente në “Ekskluzive/ Kur Nexhmije Hoxha uronte Nelson Mandelën për lirimin nga burgu…?!”

  1. TRAPI says:

    MIRE E BENI QE E NXIRRNI NEXHMIJEN SEPSE AJO ESHTE NE FUQI AKOMA…SALI HANTE TEK VATRA ASAJ,KRISTAQ RAMA HANTE BUKE TEK PREHERI I SAJ DHE MONIKA MBESA E SAJ….KJO KA QENE DEMOKRACIA E PP..

    1. palla says:

      Spitalet jane mbush me te cmend, statistika te frikshme nga vetvrasjet, kryeqytetet e europes mbushur me prostituta shqiptare, shume e shume prinder nuk din se ku i kane femijet e tyre, dhe ju plehra merreni akoma me komunistat. Zoti ju mallkoftr atje ku do tju dhembi me shume.

      1. Lugati says:

        mire e hone..ato qe punojne e dine cer oshte dita pare e javes….na nxjerre edhe ket sorre ..ene jena fiks si fillim

      2. real says:

        Pse nuk flet per vuajtjet dhe deficencat e thella te popullit gjate komunizmit ne krahasim me boten perendimore? Se tani vertete shume shqiptare te thjeshte po zhgrryhen rrugeve te botes, por atehere ishte elita e kombit ajo qe po zhgrryhej neper burgjet e Enverit. Edhe ata qe ishin “te lire”, ishin ne fakt te marre peng nga nje regjim ku diktatori bente seks me shoket e tij, nderkohe qe masat jetonin ne nje bote te vonuar dhe progresivisht te pashprese. Madje edhe ata shqiptare qe ti sheh te zhgrryhen neper mergim sot jane pasoje direkte e regjimit te meparshem, i cili pasi u rrezua nuk i la njerezve asnje mjet per te perballuar presionet e tranzicionit ne vijim. I la injorant, i la pa buke, dhe mbi te gjitha, i la peshqesh nje kaste makaber politikanesh te formuar ne shkollat e saj djallezore te cilet vecse pershtaten mizoritetin Enverian nga versioni kominist ne versionin aktual oligarkik. Le te mos japim pershtypjen se kohet e Enverit dhe kohet e sotme jane dy gjera te ndryshme, kur ne fakt jane jo ush po gomar.

        1. Yyyy ca gallate says:

          Burgaxhinjte dhe kolaboracionistet ishin “elita e kombit”! Shko mor HALABAK ?

    2. I Riu komunist says:

      Kush na qenkan keta 7 “Mandelat” ne Shqiperi!? Apo funderrinat kolaboracioniste te fashizmit dhe kriminelet ordinere! ?
      REVOLUCION TANI DHE KETU!!!

      1. mario says:

        Po vetem ne Shqiperi kolaboracionistet me fashistet dhe nazistet trajtohen si heronj dhe hiqen si viktima. Te kishin qene ne France se dihet mire si i trajtoi aty rezistenca pas luftes sojin e ketyre.

  2. Babaçja says:

    Po ça Pinesëmës keni që na bëni të shajmë që në saba, ça borxhi ju kemi.Hy këlyshi e Enverit, nuk rrini dot pa të

    1. xhaferr deva says:

      tamom babace…dhe paradoksi esht familja hoxha burgosi e ekzekutoje internoi izoloi nje popull komplet..i dergon leter urimi mandeles..bahhhhhj kulmi hipokrizise

  3. vera e nxehte says:

    Sa larg jane gjerat si hena e dielli me ato qe shkruani ju gazetaret e sotem!

  4. Aseni says:

    O Mero pordha, perse duhet foto dhe fjalet e kesaj kurves. Shoqeri e shtyp I mbaruara qe ende merret me kermat e komunizmit, te cilet ua kane q**e nenen e baben shqiptarve.

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    Azanian do thoshte
    Se asaj i dukej sikur jetonte
    Ne kohen e skllaverise
    Se ishte skallovopronare
    E 3 milion sklleverve.
    Trapi ka shume te drejte
    Histori e Nezhmijes
    Vazhdon.

  6. ALPINI,
    Arsen se pari artikullin njuk e ka shkruar Nexhmija, dhe se dyte me qe komunistat ta paskan bere nenen prap mos i shaj se e ke babe,

    1. xhaferr deva says:

      o komunist qeke ti alpini..shume bukur adresen e kemi…mos u merzit se do e shofesh pensionin kur te takosh xhaxhi…plak bythqire..sha komentusit ne ket mynyre karakurve…po nuk mendon ti qe vajza ose mbesa jote me kto kohe i kafshon karat sikur jane fara luledilli…yttttttttt plak i degjenerum

      1. Avni Rustemi says:

        Ruaje bythen fashist Xhaferr Bythcpumi
        se po te gjetem ku je
        tynel Kalimashit e ke

      2. Tarasi says:

        O shkerdhata e partise , dukesh qe je homo kurve e familjes hoxha. Te ka molepsur
        Enveri siduket, qe kur ke qene foshnje, bashke me teteme ne nje krevat.

  7. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Shikoni statistikat. Nje I vetevrare cdo dite ne shiperi. Llahtar. Gjendje efrikshme.
    Ne 45 vjet enveri nuk kish vrare sa vetvriten ne nje vit ne shqiperi

    1. 111 says:

      paska dale dhe sorra kurve plake..ptuuuu

  8. spartaku says:

    Telegrami i zonjes Nexhmije per ate kohe ka qene i drejte.Lirimi i mandeles u pershendet nga e gjithe bota,dhe nuk mund te rrinte kurre se si, pa e pershendetur dhe shqiperia.Paralelen qe doni te hiqeni ju, eshte per te shtremberuar te verteten,eshte i padrejte.Mandela ishte perfaqesues i njerzeve me ngjyre qe u mohohej çdo e drejte.Me kete mohim qe i bente sundimi i pretorias ne Afriken ,nuk mund te pajtohej qeveria shqipetare,se si ideologji ishte kundra shtypjes dhe shfrytezimit te njerzeve me ngjyre.Qeveria shqipetare,i dilte gjithmon ne mbrojte.Per ate qe thoni ju, se ne burgjet e shqiperise kishte disa Mandela,nuk mund te pranohet,se ne shqiperi ekzistonte pushteti popullor i ngritur dhe i zgjedhur nga populli.Keta qe thua ti ishin kundra pushtetit te popullit,donin nje diktature kapitaliste,gje qe nuk mund te pranohej kurre nga shteti shqipetare.Per kete ata kane mare denimin e merituar ne baze te atyre ligjeve ne fuqi.Ta dini mire se ligjet ne ate kohe mbanin vulen dhe firmen e popullit shqipetare.Ligjet ne kuvendin e shqiperise miratoheshin,pasi kishin kaluar ne nje diskutim te gjere ne popull,ne çdo skaj te shqiperise.Dhe arrestimet kur beheshin,beheshin ne emer te popullit,se ai ishte ne fuqi.Prandaj jepi zonjes Nexhmije, ate qe i takon.Veprim i drejte.

  9. Vlora 9 says:

    Po telegramet qe iu derguan nga personalitetet boterore “mandelave” te Kalocit perse nuk i boton Kaloci ?!

  10. Alba..Dar says:

    … E cte keqe ka telegrami per MANDELEN .
    Po te kish qene Enveri gjall mund te kish derguar 2 telegrame. Shtetet qe jane shtete edhe ne keto rraste bejn politik ne interes te shtetit te tyre sipas kohes dhe vendit.
    … Mos u beni ekstremist.Largoni ndjenjen e frymen e percarjes dhe te denigrimit ved e pa vend.
    ,,,,, Edhe ato pak kokrra veteranesh qe kane mbetur , mbajni, respektoini e percillini ashtu si e meritojn.
    …. Nexhmija, Vitua, Llrija (Belishova) etejer kus eshte akoma gjalle jane brezi qe i dhane vendit. Nderin, dinjitetin, prestigjin .nderkombetar , zhvillimin e brendshem nete gjitha fushat e drejtimet. te pa pare ne te. gjithe historine e vendit
    …. Historia e atij brrzi eshte e gdhendur ne jete te jeteve. Ne altarin me te lavdishem.. Vetem ata qe i duan te keqen vendit mbajne te ndezur frymen famkeqe te luftes klasave, frymen e vethelmimit, vetmbytjes dhe te vetasgjesimit. . VAZHDONI NE DESHIRONI, POR KINI PER TJA PARE HAJRIN or tunxha.
    Alban Dardani. … NY

    1. ec aty says:

      Periudha e pushtetit komunist eshte deri me sot, periudha me e lavdishme ne gjithe historine shqiptare!
      Historia perdor parametra te tjere,jo parametrat e halabakeve politikane, qe jane thjesht te perkohshem!

  11. Intelektuali says:

    Osman kazazi jo vetem ish bashkepunetor i nazisteve e ka marre pjese ne masakren e 4 shkurtit 1944 ne tirane po ja qene dhe peder prandaj hynte e dilte nga burgu se pederT ishin te ndaluar ne lugj. E meqe per ti ruajtur nga opinioni publik qe dhe sot nuk pajtohet me komunitetin lg… I burgoste me akuzen agjitacion.
    Pra ne nje fare menyre ju mbrojti “fytyren e namuzin e nderin” ketyre njerezve te pandershem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje