Nëse në ditët në vijim planifikoni të vizitoni ndonjë prej institucioneve shtetërore, p.sh. Administratën e Bashkisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës, Gjykatën e Shtetit, Prokurorinë e Shtetit apo Prokurorinë kantonale, keni parasysh se çfarë do të vishni, në të kundërtën do të ktheheni mbrapsht apo do t’ju ndalohet hyrja”, shkruan portali Radiosarajevo, shkruan tesheshi.com.
“Çdo vizitor që nuk vepron në përputhje me rregulloren ose sillet në mënyrë të papërshtatshme mund të largohet menjëherë nga ambientet e institucioneve shtetërore dhe pastaj mund t’i ndalohet hyrja”, sqarohet më tej.
Në institucionet shtetërore ka rregulla të veçanta për veshje, ku më kryesorja ndalohen ato të shkurtëra.
Të punësuarit jo e jo, por as vizitorë të ndryshëm në këto institucione nuk do të lejohen të hyjnë në minifunde, pantallona të shkurtra, këmisha verore me shirita të hollë, dhe të ngjashme, sqarohet në lajm.
Kjo eshte pervoje shteterore ne USA. Bravo Edi!
o arber ..po lexoje artikullin mire mer burre..para sa me shkrujte bravo edi..ju kane errsu syte te gjithve..vetem es shifni
fiks fare bukur dhe drejte
Eshte ne Bosnje jo ne shqiperi o tutkune!!!!!
Eshte fjala per ne Bosnje dhe Hercegovine. Lexoni me kujdes “Radiosarajevo”, “Keshilllin e Larte Gjyqesor dhe Prokurorial te Bosnjes” dhe “Prokurorine kantonale”.
Kete duhet ta fillojne ta kerkojne edhe ne institucionet shteterore shqiptare. Eshte model pozitiv.
Edhe tek ne ekziston ky rregull.
Në Shkodër ne gjykatën e Apelit nuk më kanë lejuar te futem me pantallona të shkurta deri në gju (jo pant plazhi të kuptohemi)
Une mendoj qe femrat ne institucionet shqipetare te shkojne me ferrexhe…..ndersa meshkujt te mbuluar gjithandej dhe me callma ne koke….
LIRIA i ben dem shendetit,nuk e duam lirine….