Çmimi i ujit, PD i "shtrin dorën" LSI-së: Të bojkotojmë votimin në Këshillin Bashkiak, akt mafioz

26 Korrik 2017, 16:09Politika TEMA

Fill pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha se opozita do të forcohet dhe do të nisë përballjen frontale, kanë ardhur edhe reagimet e para.

Këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak kërkojnë që votimi për rritjen e çmimit të ujit të bokotohet nga forcat politike.

Në një dalje për mediat, kryetari i këshilltarëve të djathtë si dhe ish-kritiku i Bashës Lonard Olli, i bëri thirrje LSI-së por edhe PS-së që mos marrin pjesë në këtë vlotim.

Ne zhvilluam sërish një takim konsultativ me këshilltarët e djathtë dhe vijojmë të qëndrojmë tek fakti se cfardolloj intepretimi apo çfarëdolloj kërkese sado konstruktive apo dashamirëse të jetë në raport me çështjen e rendit të ditës për tarifat e ujit të pijshëm nuk bën gjë tjetër veçse çon oksigjen te interesat mafiozo-oligarkike të Erion Veliajt i cili është i prirur të ndërhyjë në dobi të buxheteve që shpërdorohen dhe jo në dobi të interesit publik.

Ne vlerësojmë padiskutim qëndrimin e kolegëve të LSI sa i takon çështjes së koncesionit për shkollat që pritet të kalojë sërish, por gjykojmë se nëse ne nuk do pengojmë këtë votim do të jetë një dëm i madh që i bëjmë interesit publik.

Mënyra më e mirë në këto rrethana si zakonisht në mungesë të transperence dhe pabesisht që paraqiten vendimet dhe mbledhjet e këshillit bashkiak, për arsye kuorumesh është e mira që kjo mbledhje të bokotohet në mënyrë që këto plane, interesa mafioze të Veliajt të mos kalojnë si rezultat i prezencës.

E mira do të ishte që ne sëbashku të krijojmë një mungesë normale për kuroimin mafioz që do të bëjë të mundur kalimin e këtij akti famëkeq që do të mbahet mend gjatë.

I bëj apel jo vetëm kolegëve të LSI, por edhe kolegëve të PS dhe forcave të tjera në Këshillin Bashkiak që mos bëhen pjesë e votimit të këtij akti mafioz.

Do të ishte në dobi dhe vetëm në interes të publikut dhe aspak në përfitim politik. Prandaj përsërisim apelin për kolegët e PS dhe LSI që të bojkotojnë votimin e këtyre akteve sepse është mënyra më e mirë për të ndalur këtë të keqe që po ju kanoset qytetarëve të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje