Çmimi i ujit, këshilltari i LSI i përgjigjet "flakë për flakë" PD-së: Ja e vërteta e takimit të fshehtë me PS

27 Korrik 2017, 16:10Politika TEMA

Këshilltari i LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Eltjon Halimi, ka reaguar ndaj akuzave të PD-së për pazare për votimin e rritjes së tarifës së ujit të pijshëm.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Halimi tregon një të vërtetë ndryshe, sipas tij, nga ajo e këshilltarit të PD-së, Adil Kraja.

 

Ky i fundit tha se “vota e bashkimit PS-LSi kushton 240 mln euro, 180 mln për UKT-në dhe 60 milionë të tjera për koncesionin e shkollave”.

Në reagimin e tij, këshilltari i LSI thotë se nuk ka patur një asnjë takim të fshehtë me këshilltarët e PS, por shton se ka patur vetëm komunikim zyrtar.

POSTIMI I PLOTE
E vërteta e vetme e mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak!

Sot, një këshilltar i PD në Këshillin Bashkiak, tregon një të vërtetë sipas tij, për mbledhjen djeshme të Këshillit Bashkiak. Në fakt ka vetëm një të vertetë për mbledhjen e djeshme, e cila është publike, e qartë, dhe që e di mirë çdo kush, përfshi edhe kolegun e PD!

Dje, nuk ka patur asnjë takim “të fshehtë” midis këshilltarëve PS-LSI, por ka patur vetëm një komunikim zyrtar, institucional, transparent dhe mediatik të Këshilltarëve të LSI. Ka patur një degjesë mediatike, një deklaratë po meditatike për kërkesat në mbrotje të familjeve në nevojë, pensionistëve, shërbimeve të shportës, lidhjeve të paligjshme të oligarkëve si dhe kundër konçensioneve të shkollave.

Para mbledhjes përsëri një deklaratë mediatike përpara Bashkisë, të pëfaqesueses të Këshilltarëve të LSI, dhe mospjesemarjen në sallë dhe në votim të Këshilltarëve të LSI.

Kjo është e verteta e vetme, e mbledhjes së djeshme! E vertetë që nuk lidhet me asnjë konçesion, me asnjë nga këshilltarët e përjashtuar nga Grupi I LSI, dhe as me pjesëmarjen për korumin fillestar të mbledhjes nga këshilltarët e PD.

Për këshilltarët e LSI, shumica e të cilëve janë studentë te ekselencës, qënia në këshill nuk lidhet aspak me milona të eurove, por vetëm me ngritjen dhe zgjidhjen e miliona halleve dhe shqetësimeve të të rinjëve dhe familjeve të thjeshta të Tiranës! Kjo po, që duhet të mbahet mend!

2 komente në “Çmimi i ujit, këshilltari i LSI i përgjigjet “flakë për flakë” PD-së: Ja e vërteta e takimit të fshehtë me PS”

  1. vera e nxehte says:

    Studente te exelences keshilltaret e LSI? Dhe pret populli nga keta qe ti vere ne administrate e te shohe hairin e tyre? Pika ketyre studenteve qe s’paskan asnje pergjegjesi e dinjitet per detyren, po i nenshtrohen partise. Le te rrine pa pune ose te ikin refugjate.

  2. Irakliu says:

    PO PSE MASHTRONI MOR PILICA TE ILIR METES QE JENI EKSELENT. EDHE SKRAPARLLIUN ARDIT ÇELA STUDENT EKSELENCE E RRESHTON.ARDITIN ATE TE POSTES QE E LARGUAN ME TURP… JU JENI ME TE BABASITURIT E POLITIKES BASHKE ME RILINDASIT E MOSHES SUAJ. BENI GARA KUSH DO PASUROHET ME GRABITJE ME SHUME. SHUME MIRE JUA KANE GJETUR SHPREHEJEN JU JENI KANCERI I ATDHEUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje