Një avion i vogël është rrëzuar mbrëmjen e djeshme në Larisa të Greqisë, e për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend dy persona.
Mediat lokale raportojnë se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën pronari i avionit, një 43-vjeçar grek, i njohur si sipërmarrës në fushën e marketingut dhe të shpërndarjes së kafes si dhe një 34-vjeçar grek, pilot i Forcave Ajrore.
Autorietet lokale raportojnë se alarmi për zhdukjen e avionit u dha rreth orës 21:00 me orën lokal, pasi mjeti fluturues duhej të ishte ulur në aeroportin e Terpsitheas në orën 20:30.
Kanë qenë banorët e zonës ata që lajmëruan policinë pasi panë avionin që u rrëzua.