Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të gëzueshëm mëngjesin e sotëm për vogëlushen 7-vjeçare e cila i shkruante për jetën e saj dhe fjalët e nënës që thoshte se me zor e siguronte bukën e gojës.
Duke uruar mirmëmngjesi dhe një ditë të mbarë për të gjithë shqiptarët Rama i thotë vogëlushes se përpos mbështetjes së dhënë nga bashkia e Tiranës për qeranë e shtëpisë, nëna e saj do të punësohet sapo të bëhet më mirë.
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Mikaelës 7-vjeçare, që me një letër të jashtëzakonshme më tregoi për vështirësitë që ajo dhe nëna e saj e sëmurë po kalonin. Mikaela e vogël mori dje lajmin e bukur të mbështetjes së plotë për qiranë e shtëpisë nga Bashkia, bashkë me sigurimin e një pagese për familjen për 3 muaj. Ndërkohë që nënës së Mikaelës do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo të bëhet mirë ?”, shkruan Rama.
Gjendja nuk regullohet vetem pas ankesave te cilat mbrijne ne veshin e Z Rama.A mund tu pergjigjet te gjitha ankesave te popullit Kryeministri?
Vetem ligji dhe zbatimi tij mund te zgjidh problemet.Permiresoni zbatimin e ligjit dhe ndeshkimin e te koruptuarve dhe problemet do te zvogelohen dhe jeta do te marr nje rrjedhe me normale
Rame Kujdes
Ciraku po’ mundohet t’ ja kaloje te zotit.
Vertete nje lajme shume i mire.Me kete veprim, kryeministri Rama,dhe Erion Veliaj tregojne se sa human jane. Natyrisht qe ka edhe te tjere si kjo vogelueshe, qe jane me halle te medha,dhe shpresoje se, edhe per ata do te vije nje dite e mire dhe e lumtur.Kjo qeveri mendon dhe po punon per vegjeline.
Bravo Zoti Rama,
Zoti ju dhente shendet ju dhe familjes suaj, Zahos se vogel ne veçanti.