FOTOT/ Dështon protesta e PD-së, Bashës i pergjigjen vetëm një grusht njerëzish nga FRPD

28 Korrik 2017, 19:53Politika TEMA
FOTOT/ Dështon protesta e PD-së, Bashës i pergjigjen vetëm

Ka dështuar përpjekja e parë e Lulzim Bashës për të ringritur Partinë Demokratike permes protestave.

Partia Demokratike nëpërmjet një shkrese që mban firmën në Sekretarit për Aksionin Qytetar, Ervion Salianjit i kërkonte Policisë së Shtetit leje për zhvillimin e një tubim-proteste para Bashkisë së Tiranës sot ne oren 18.00.

Por ndonëse në këtë shkresë PD shprehte prishmërinë e saj se në tubim do të merrnin pjesë rreth 1 mijë vete, Lulzim Basha nuk ka mundur të bindë dot më shumë se një grusht te rinjsh nga FRPD që të dalin në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës.

Shiç shihet edhe nga fotot më i madh ka qenë numri i kamerave të televizioneve dhe gazetarët që kishin ardhur për të pasqyruar protestën e opozitës se sa numri i atyre që kishin dalë për të protestuar.

Të gjendur në vështirësi për shkak të pjesmarrjes së pakët, te rinjte e FRPD qendruar veç 5 minuta para bashkisë dhe nxituan të largohen duke zhgënjyer edhe operatorët dhe gazetarët që prisnin prej më shumë se një ore në shesh për të pasqyruar protestën e opozitës.

7 komente në “FOTOT/ Dështon protesta e PD-së, Bashës i pergjigjen vetëm një grusht njerëzish nga FRPD”

  1. Geni says:

    Presim dhe pak, mbase do te behen 1000, sic kane kerkuar lejen

  2. shqip says:

    Tjetri u thote do tu bie uje 24 ore , ketyre u ka ngele mendja depozite . Dhe e dini pse ? Sepse keshtu kapin ndonje leke me autobotat qe shesin ujin e shtetit . Te tjere Duke shitur shishe te etiketuara neper bodrume pallatesh , etj . Thjeshte shpellare qe e Kane te veshtire ndryshimin .

  3. Peço says:

    Përkrahësit e Bashës të gatshëm janë vetëm për të mbushur kutitë e votimit në zgjedhjet e “lira” që PD zhvillon brënda gjirit të saj. Pra, kur nuk ka gjë për të vjedhur ata nuk ka burrë nëne ti bëjë të gjallë.

  4. Zhozituta says:

    Me shume bidona sesa bidonarë

  5. spartaku says:

    Yyyy skuthat e Saliut e te Bashes.Sa turp!

  6. grevisti digjital says:

    Ndoshta ishin 600 mije

  7. Nacionalist says:

    Hani mut me fytin e thare, se bashku me keta demokrate qe protestojne, se vete e kane bere marreveshjen! Do merrni uje si parate e Nanos 100%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje