Zëvendësimi i Këshilltarëve, shkresën në KQZ e dërgoi sekretari i Këshillit, i propozuar nga LSI

28 Korrik 2017, 16:26Politika TEMA
Zëvendësimi i Këshilltarëve, shkresën në KQZ e

Nisur nga debati i fundit mbi të drejtën se kujt i takon mandati i tretë i LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Lindita Veliasit apo Genta Mezinit, duket se çështja është sqaruar që me shkresën që Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Behar Zeneli i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datën 25 korrik 2017.

Në këtë shkresë me nr. protokolli 28186, sekretari Zeneli, i cili edhe vetë është edhe përfaqësues i LSI-së, i shkruan KQZ: “Emrat e këshilltarëve propozues sipas listës janë: Ermir Bega, Naim Halili, Genta Mezini. Sqarojmë se Lindita Veliasi është punonjëse në Bashkinë e Tiranës dhe ka konflikt interesi”.

Edhe në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili bën verifikimin e dokumentacionit, rezulton se një shqetësim i tillë nuk është ngritur as nga antari i propozuar nga LSI, Gëzim Veleshnja dhe as nga përfaqësuesi zyrtar i LSI në këtë institucion.

Mandej, KQZ në përgjigje të shkresës me datë 26 korrik 2017 dhe nr. protokolli 5280, i përgjigjet sekretarit Zeneli se në mbledhjen e po asaj date, pra 26 korrik, kanë vendosur plotësimin e vendeve vakante sipas listës dhe procedurës që përcakton Kodi Zgjedhor.

Më poshtë faksimile e shkresës së dërguar në KQZ…

4 komente në “Zëvendësimi i Këshilltarëve, shkresën në KQZ e dërgoi sekretari i Këshillit, i propozuar nga LSI”

  1. ILIRET says:

    Shkrese eshte e kunderligjeshme. Sekretari i keshillit nuk ka asnje kompetence ti drejtohet institucioneve. E drejta eshte e keshillit dhe e kryetarit te keshillit.

  2. lili says:

    emrat qe keshillitari i dergon KQZse nuk do me thane se jane vu aty me vend. Cfare ishte pergjegja e KQZse per kete pune eshte ma interesante se cka propozoj keshilli i Tiranes,i cili keshill mundet edhe ma gabuar!
    Mos i merrni punet bytheprape pa ditur kujt i takojne punet institucionalisht me vendos!

  3. spartaku says:

    Mortja qe nuk e ha Lsi-n.Edhe keta jane nje stan me lepura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje