Presidenti i Finlandës uron Metën: Mezi pres bashkëpunimin me ju

28 Korrik 2017, 15:49Politika TEMA

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë një mesazh nga Presidenti i Republikës së Finlandës, Sauli Niinistő, me rastin e marrjes së detyrës.

Në telegramin e urimit të Presidentit të Republikës Finlandës shkruhet: “Me rastin e marrjes së detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira”.

“Marrëdhëniet dypalëshe mes Finlandës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe unë mezi ç’pres të punoj me ju në të ardhmen. U ndjeva i lumtur kur mësova se vizita juaj në Finlandë në mars të 2017 në postin e mëparshëm shënoi sukses”, – shkruhet në mesazhin drejtuar Presidentit Meta.

4 komente në “Presidenti i Finlandës uron Metën: Mezi pres bashkëpunimin me ju”

  1. Shigjeta says:

    Presidenti i finlandes , ne cdrejtim do te bashkepunoje me tonin?? Si preidenta ?? Jo per gje , por na ka bere likia pak te djallezuar , ai e ka fain , se likia , nuk di tjeter bashkepunim , vetem ate : te te jap nje tender , sa eshte perqindja ime , ose te te bej kete nder cfut une ne xhep likia beje dhe president te okb , ai zakonin nuk e haron , prandaj o president i finlandes , ti mire e ke se jeni njerez te padjallezuar, por liken e kemi njecik batakci e ka njecike qef lekun , dhe ate te pistin .Keshtu kujdes or mik

  2. Grigor says:

    Presidenti i Finlandës mezi pret!!!??
    E parafytyroj këtë president, në kanotjere dhe mbsthje, si atlet vrapimi i garave te mesme apo te gjata, ne vijën e startit, duke pritur që të bjere pistoleta dhe te nisë vrapimin per te takuar presidenti tonë.
    Mirë përkthyesi qe eshte gomar, por edhe redaktori?
    Shprehja: “I cannot wait ….” nuk perkthehet fjale per fjale dhe duhet marre ne kontekst.
    Ky më duket se eshte I njejti perkthyes qe lojtarin e famshëm te golfit, Tiger Woods, e quajti Tigri I Pyllit.
    Nga Digitalbi e paska marre Meta ne presidencë se do kete babin LSI-st.

  3. D- malesia says:

    hiqu tije se me hajdut nuk ka ne Europe.

  4. spartaku says:

    Tani e ke gjetur o zoti president i Finlandes,me çpresident ke te beshe.Meta nje president hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje