Anëtarja e kryesisë së PD: Basha urdhëron ushtarët e tij të godasin ata që mendojnë ndryshe. Republika e Re vdiq, i ka lënë me traumë...!

28 Korrik 2017, 11:28Politika TEMA
Anëtarja e kryesisë së PD: Basha urdhëron ushtarët e

Demokratët vijojnë të jenë të përçarë dhe pas zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD. Madje gjuha e ashpër dhe e helmët vijon të përshkojë gjithë insfrastrukturën politike të PD, ku shkëmbimet e akuzave të rënda e deri në fyrje ndaj njëri tjetrit tashmë kanë fituar statusin e normalitetit.

Ndërkohë që anëtarja e kryesisë së PD në Durrës Lorisa Ylli akuzon rëndë Bashën se po përdor kamikazët e tij kundër zërave ndryshe në këtë parti.

Anëtarja e kryesisë shprehet Basha ka ngritur një strukturë të tërë për të goditur mediatikisht dhe në rrjetet sociale, deri dhe në fyrje, ata që mendojnë ndryshe.

Me vjen mire qe zyra e shtypit te Bashes e gjeti ushtarin per te me share. Patjeter qe gezohem per Valterin qe po i mesoni shkrim dhe kendim tani qe ka hyre ne MAS !

Por ju paska kapur fiksimi me hapje kembesh te gjitheve si Republike nuk e kuptoj, ju ka lene me trauma Republika e Re me sa duket ! Karakterit tim i vjen anash Luli kshu sa per muhabet kete mqs donit ta dinit…

Por nese ka ngel fati i PD ta mbroje ish roja e parkingut ju uroj suksese. Lul perendimori qenka magnet per perthithje intelekti”, reagon anëtarja e kryesisë Ylli ndaj sulmeve që Basha sipas saj bën përmes një kamikazi dhe ushtari të tij të punësuar nga ministrja Teknike e Arsimit, Valter Meshi. Gjuha e të cilit është vërtetë e pandershme.

Teksa shprehet se Republika e Re vdiq sëbashku me Lulin, anëtarja e kryesisë thotë se në PD kishte hyrë pa pasur parasysh emrat, por për vlerat që përmban partia e parë opozitare.

Miq, faleminderit qe me shkruani dhe me vleresoni por personi ne fjale eshte nje hic qe nuk vlen. U mora vetem qe te kuptoni se cfare pasqyron Republika e Re qe une e perbuz dhe fjala udheheqes nuk ekziston as ne parimet e mia dhe as ne fjalorin tim.

Dikur une u antaresova ne PD se gjeja veten jo per te gjetur Lulin dhe Valterin. Zhgenjim i madh ku perfundoi PD sot por eshte koha per te kthyer faqe. Me PD Republike vdiq cdo grimce demokracie…. Tashme nuk ka rendesi se ku antaresoheni sepse te gjitha jane njesoj. Zgjidhni te pakten fjalorin e permbajtjes. Ju pershendes ! Mendimi i lire eshte vete jeta”, shprehet anëtarja e kryesisë.

6 komente në “Anëtarja e kryesisë së PD: Basha urdhëron ushtarët e tij të godasin ata që mendojnë ndryshe. Republika e Re vdiq, i ka lënë me traumë…!”

  1. spartaku says:

    Bravo! Qenka guximtare kjo zonja.E them kete se nuk eshte e lehte te dalesh kundra Bashes dhe Berishes,se,ata te vrasin.Por kesaj nuk ja beka syri terr.

  2. vanesa says:

    Mos e vrit mendjen, Valeri, Saleri, Grideri, Polleri, Murizeri, Tritaneri, Zhaberi, Qimeri, Stazimeri, jane kaloresit e rinj te Republikes se Vdekur.

  3. Franci says:

    Ja nje nga plehrat qe paguan kunati i Lul Bashes sa shpejt reagoi.Turp per PD ku perfundoi.

  4. spartaku says:

    Basha eshte nje manikin,per reklama vetrine. Vishi atij nje fustane,dhe te shikosh sa xhiro te madhe do kete .

  5. Dejana Burgija says:

    Ja le te me shofi mua Anita hap e mbyll perdite ne zyre. Dekriminalizimi ka beteja te forta perpara… nuk kalon kurre koha

  6. albaniafirst says:

    Anita ylli, une nuk e njoh personalisht kete zonjen dhe keshtu qe juve mund te keni te drejte ne faktin nese eshte apo jo Anetare e Kryesise se PD-se, por nje gje qe e kuptoj fare mire nga fjalet qe thote eshte fakti tjeter se ajo ka folur me shume trimeri dhe edukate. Tregon se ka tru ne koke. Vetem nje gje nuk e marr vesh se si ka mundesi qe pas kaq maskaralleqesh qe kane bere e bejne PD-istat, si ka mundesi qe kjo zonje beson akoma ne kete parti te krimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje