Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij të mëngjesit ka zgjedhur që t’i urojë një ditë të mbarë të gjithë shqiptarëve me reportazhin për turizmin e Shqipërisë, transmetuar në edicionin e orës 20:00 në TV France2.
“MIRËMËNGJES ? dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë reportazh të bukur për turizmin e Shqipërisë, transmetuar në edicionin e orës 20:00 në TV France2 duke arritur edhe një rekord shikueshmërie prej 8 milionë qytetarësh francezë”- shkruan Rama.
Por si çdo postim i kryeministrit edhe ky është shoqëruar me replika pozitive dhe negative.
Një nga komentuesit i shkruan Ramës se Shqipëria është e bukur, por politikanët i ka të flliqur.
o kryeminister..mu ke bo tellall petllash..o robo marun zgjedhjet..deshe timonin ta dhane shqiptaret…nize maqinen ene jepi se u bo vone…boll mete tu pellit