Rama kërkon shkarkimin e drejtorve të hipotekave, Basha i del në "mbrojtje": I kanë shërbyer pushtetit

27 Korrik 2017, 20:09Politika TEMA

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili i kërkoi të gjithë drejtuesve të Hipotekave të dorëhiqen për 24 orë pasi kanë shkaktuar kaos gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Basha duket se i ka dalë në mbrojtje ku thotë se ata i kanë shërbyer pushtetit.

“Edi Rama e ka ditur mire dhe cdo dite se kush jane kreret e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues jane.

Por per te kane qene ne rregul​l sepse i kane sherbyer pushtetit te tij personal dhe miqve te tij.

Ai vete i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shperblyer kur i kane kryer pazaret e tij si duhet: sic beri me Cyrben e hipotekes se Durresit, i cili pasi i sherbeu Shullazit ne zyre, i sherbeu deri ne fund edhe ne gjyq.

Kete shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bere deputet. Cyrbja eshte modeli i tij per hipotekat, te tjerat jane dokrra pleniumesh qe nuk i ha askush.” thotë Basha.

3 komente në “Rama kërkon shkarkimin e drejtorve të hipotekave, Basha i del në “mbrojtje”: I kanë shërbyer pushtetit”

  1. Kujtimi says:

    Basha eshte nje llapaqen Adoleshent qe nuk ka shok
    GEnjeshtar Mashtrus

  2. Faro says:

    Pse ore ky quhet qemdrim opozitar? Po ta merrje ti pushtetin a do ti hiqje, meqenese i paskan sherbyer Rames? Pra keshtu si ka ndodh dhe keshtu si flet ti, del se Rama te paska plotesuar kerkesen.
    Popullin boll e bete per budalla! Akoma nuk po e kuptoni se kjo eshte e meta kryesore e PD?

  3. goni says:

    Drejtoret e hipotekave te gjithe periudhes 27 vjecare te shkerdhatokracise jane per tu varur ne litar qe te gjithe bashke me ta edhe anetaret ekomisionit te kthimit te pronave ne rrethe qe jepnin vertetime pronesije sipas oreksit te tyre duke bere qe te kemi me qindra e qindra raste mbivendosje te truallit dmth dy pronare me nji prone , pa harruar dhe gjykatesit ata qe i kane vene vulen vjedhjes .
    Kryeministri Edi Rama ta coje punen deri ne fund ta zgjidhi problemin ne dobi te qytetareve te demtuar dhe jo te beje show duke hequr disa drejtore hipoteke te LSI per ti zevendesuar me te PS.Korrupsioni luftohet duke vene drejtesine ne vend .vetvetiu kur eshte vene ne vend drejtesia eshte mundur korrupsioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje