Rama drejtorëve të Hipotekave: I torturuat njerëzit në mënyra kriminale, ikni të gjithë nga puna

27 Korrik 2017, 18:23Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat ndaj krerëve të Hipotekave në rrethe, të cilët i ka thirrur në një takim në Kryeministri. Teksa kë komunikuar live qëndrimin e tij lidhur me situatën në të cilat gjenden zyrat e Hipotekave në vend, Rama tha se kjo situatë duhet të ndryshojë.

Kreu i Qeverisë theksoi se është absurde mënyra se si këto zyra i trajtojnë qytetarët, duke mos u dhënë zgjidhje problemeve të tyre, por i sorollatin, për arsye aspak ligjore, sipas kryeministrit.

Nisur nga kjo situatë, kryeministri u ka kërkuar të gjithë drejtorëve të Hipotekave në mbarë vendin që të japin dorëheqjen.

Kam një listë me ankesa që janë drejtuar nga qytetarët, dhe janë trajtuar nga zyra ime. Pjesa dërrmuese e rasteve janë shkelje flagrante e shkeljes së të drejtave të qytetarëve nga zyrat tuaja. Kërkohen absurditete që nuk kanë bazë ligjore asgjëkund. Dhe pastaj kur vjen ankesa këtu, iu jepet Hipoteka. Çfarë do të thotë kjo?

Po i torturoni njerëzit në mënyra kriminale. Përgjegjës jeni ju, ndaj të gjithë duhet të ikni. Nëse nuk bëhet nuk duhet, por nëse bëhet atëherë pse nuk u bë më parë. Atëherë kush mban përgjegjësi për këto tortura që iu bëhen njerëzve. Po sa njerëz ka përtej atyre që kanë mundësinë të bëjnë një ankesë këtu. Lejet e legalizimit janë njëra anë, pastaj ka edhe me titujt e pronësisë.

Nëse nuk bëhet, nuk bëhet. Kush mban përgjegjësi për këto tortura që u bëhen njerëzve që torturohen nga ju? Legalizimet janë një anë, dhe të tjerat vazhdojnë me titujt e pronesisë.

Sa për t’ju dhënë një shembull: Shikoni çfarë u kërkohen njerëzve. U kërkohen certifikata familjarë bujqësore që s’kanë lidhje me ligjin tjetër.

Prandaj, unë s’dua të zgjatem më tutje. Por duke parë edhe raportin e kërkesave, ju duhet te ikni! Nga i pari deri te i fundit jepni dorëhejqen sot që të paktën të ikni me dinjitet fundor nga kjo punë. Keni 24 orë kohë.

Drejtorët që japin përgjigje abuzive, janë jo vetëm për t’u hequr nga detyra, por edhe t’u hiqet diploma e dëftesa e shkollës së mesme, për ta lënë me certifikatën e 8-vjeçare. Historia e hipotekave është një tallje kolektive me njerëzit.

Duke parë edhe raportin e kërkesave me përgjigjet, unë nuk di më se çfarë mund të them tjetër, përveçse ju të gjithë nga i pari duhet firmosni dorëheqjes sot që të paktën të ikni me dinjitet fundor nga kjo punë. Se të kesh 238 kërkesa pa përgjigje nga 246 që ka zyra, dmth t’i jesh përgjigjur në afatin ligjor vetëm 3 % të kërkesave, unë nuk di së ç’mund të them.

Kush e ka të drejtën tia shkelësh qyetarëve të drejtën ligjore për tju kthyer përgjigje.Për cfarë janë afatet. Qytetarët e duan një përgjigj po jo.27 kërkesa vetëm 1 përgjgje. 685 kërkesa 639 pa përgjigje as po as jo, nuk di c’të them”, tha kryeministri Rama.

10 komente në “Rama drejtorëve të Hipotekave: I torturuat njerëzit në mënyra kriminale, ikni të gjithë nga puna”

  1. tfgs1 says:

    jo ikni,por ne burg cilido ka shkel ligjin…………..
    nje keshille per gjatoshin: asnje sunit,shiit ,kosovar apo tourkocam ne postet publike te shtetit,pasi nga vet natyra jane rrace njethunrakesh shkeles dhe moszbatues te ligjit…………..lloji i kafshes!
    vec kristianet mund te bejne shtet ligjor………..

    1. I ri says:

      Po ti je elinopushtis re malaka , Ti je vetëm për të kthyer të pasmet kujtdo që i del përpara

  2. santiago says:

    bravo Edo ..keshtu i do mushka drute ,na ishin bere drejtoret me keq se ministrat

    1. Lugati says:

      a u ngopet me prralla o shqiptare…prit se s’keni pa gjo akoma

  3. Angjelini says:

    Te gjithe duhet te ikin dhe te ndiqen penalisht per praktikat korroptive dhe per sorollatjen e taksepagusve. Mallkuar qofshi qe i trajtoni bashke-kombasit tuaj si te ishin armiq. Plehra, te poshter dhe hajduter.

  4. Vladimir says:

    Te shpresojme qe me ne fund te kemi certifikaten e pronesise se shtepise ku banojme. E kemi rikrijuar dosjen nga fillimi ne nje interval 5 mujor pas kerkesave torturuese nga zyra e hipotekes, sorollatjeve ne lloj lloj zyrash dhe kur i kemi dorezuar jemi dredhur nga frika e tortures se rradhes. Tani duhet te presim presim komunikimin e hipotekes me bashkine. Hipoteka eshte nje kuti hermetike torturuese qe dashur pa dashur te detyron te kerkosh rruge te tjera per te marre certifikaten. Keshtu veproi komshiu im.

  5. shefi says:

    Plotesisht dakord me Edin! Shkova ne vlore per te kontaktuar drejtorin e hipotekes, mesova se priste verem diten e enjte. Atehere planifikova nje dite te enjte pas nje udhetimi te lodhshem nga Greqia. Fatkeqesisht, mesova se drejtori ishte me sherbim ne Tirane. Pas nje muaji erdha prape, por tani drejtori priste pas ores 4 po te enjten. Mbrita te dera ne oren 4 dhe mbas disa sekondash pashe nje veture qe po ikte. Ishte drejtori! Sa i pafat, tre rrugetime nga jashte shtetit me vane kot. Dhe zgjidhja e problemit eshte e thjeshte, aq sa e thjeshte eshte dhe uria e nepunesve per te sherbyer verem pas pageses nen dore

  6. Rindja says:

    Do zoti e ndryshon cdo gjo se tre her kam paguar per me i nxjerr tapin e tokave e shpis dhe cdo her me gjeni nje sebep te ri ,na ka ra me ble pronat tona

  7. Neki says:

    O te lumte o edi jetofsh sa malet. Mir keta te hipotekave ja vure drune mir ja bere, po edhe ketyre te oshe-se kur do tu vije rradha.. se ka dy muaj nje kabell nuk vijne e ta lidhen. Nuk ka shteti kabell thone, turp tu vije qe i sorollatin njerzit keshtu. Ju pershendes nga Devolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje