Drejtoresha e doganave Belinda Ikonomi ka reaguar menjëherë pas mesazhit që “doganieri dixhital” i kishte dërguar Sali Berishës.
Sipas drejtoreshes deklaratat jane lajme false dhe se “Pas verifikimeve përkatëse në sistem të rastit në fjalë të dhënat tregojnë që ky person në vitin 2016 dhe 2017 nuk ka importuar asnjë mall me kontenier sikundërse pretendohet në lajmin e radhës as nga Kina as nga ndonje vend tjetër por rezulton se ka zhdoganuar dy herë mallra të telefonisë celulare në Degën Doganore Rinas, mallra këto të ardhura me transport ajror”.
DEKLARATA E PLOTE E DREJTORESHES
Ditën e sotme kishim lajmin e rradhës nga doganieri dixhital.
Në respekt të transparencës dhe opinonit publik sqaroj që personin e dalë me emer dhe NIPT as nuk e njoh, dhe as nuk besoj se do kem rastin për ta njohur ndonjëherë.
Pas verifikimeve përkatëse në sistem të rastit në fjalë të dhënat tregojnë që ky person në vitin 2016 dhe 2017 nuk ka importuar asnjë mall me kontenier sikundërse pretendohet në lajmin e radhës as nga Kina as nga ndonje vend tjetër por rezulton se ka zhdoganuar dy herë mallra të telefonisë celulare në Degën Doganore Rinas, mallra këto të ardhura me transport ajror.
Gjithashtu, as nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë në të ardhmen që unë të kontaktoj drejtpërsëdrejti me punonjësit e doganave në rrethe për të ndihmuar apo favorizuar individë apo subjekte të caktuara në punën e tyre të përditshme.
Këto informacione false, sikundërse dhe të dhëna të tjera po të pavërteta që kanë prekur personin tim dhe familjen time, nuk do të arrijnë të ndalojnë reformën e thellë në të cilën po shkon administrata doganore, asaj të doganës pa letër, ku asnjë doganier qoftë dhe dixhital nuk do të ketë më rastin të kontaktojë, shantazhojë apo favorizojë asnjë operator ekonomik pasi cdo praktikë do të vlerësohet online. Ky reformim ka nisur rrugëtimin e tij dhe do të shënjojë një kthesë të jashtëzakonshme për sistemin doganor në drejtim të rritjes së besimit, transparencës si dhe uljes së korrupsionit.
Me “doganierin dixhital” dhe të ngjashmit e tij që fabrikojnë këto lajme të pavërteta do të përballemi shumë shpejt në gjykatë.
Saliut i eshte bere cdo gje digitale.Tani ka pjerdhur dhe rron ne boten e fantazise.
Kuurrrrrrr. Smbaron ky Ruciiii. Me mafjen e Tim. Saimir vishaj krushqi doganierrr ivlores dikurrr dog krye e avokatis mafiaaa lekaaaaa. Moren ne kohen e sales edhe sot. Me.rucin
Drejtoresha me injorante qe ka pare Dogana Shqipetare e korruptuar 100%,inorante 100% burokrate e felliqur100%.G.Doku USA.
DREJTORESHA KA THENE NJE GJE SHUME TE VERTET KETA KONTRABANDEN E BEJNE NGA RINASI JO NGA DURRSI….PSE NUK TREGON ZONJA HAJDUTE QE PSE HOQI DREJTORIN E HETIMIT DHE SHKOI DERI JE KONFLIKT FIZIK….
GJITHESESI KEMI RESPEKT PER ZONJEN E TRETE HAJDUTE NE DOGANE..HAHA..SHKARKOJE EDO SA NUK ESHTE VONE…SEPSE PASTAJ DO THUASH NUK E DIJA QE EDHE KJO VIDHTE..HAHA