VIDEO/ Rama takim me drejtorët e ZRPP-ve në gjithë vendin: Dorëheqja juaj është hapi i parë, qytetarët po torturohen

27 Korrik 2017, 17:52Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me drejtorët e ZRPP-ve në të gjithë vendin.

Shefi i qeverisë është duke shqyruar raportimet e secilit prej tyre.

“Hipotekat një nga pjesët më të prekura prej sistemit kanceroz të Tepsisë së Partive të Pushtetit.

Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësish partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është vetëm hapi fillestar në rrugën e një reforme rrënjësore për të bërë shtet në hipotekë. 

Hapi tjetër, me krijimin e qeverisë së re, do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe synimi është që më herët se sa vonë, brenda këtij mandati, çertifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar digjital i pronës – jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta??” thotë kryeministri.

Në një takim me drejtorët e ZRPP-ve në Kryeministri, Rama ka qënë i prerë dhe nuk ua kurseu kritikat, duke i cilësuar arritjet e tyre janë skandaloze.

Hipotekat janë një nga pjesët më të prekura prej sistemit kanceroz të Tepsisë së Partive të Pushtetit”,- shprehet ai ndër të tjera.

“Keni raportuar vetëm 5126 leje legalizimi të patrajtuara. Në të vërtetë janë pesëfish më shumë. Prandaj, unë s’dua të zgjatem më tutje.

Por duke parë edhe raportin e kërkesave, ju duhet te ikni! Nga i pari deri tek i fundit, jepni dorëheqjen sot. Brenda 24 orëve të gjithë të largoheni, nuk më intereson si keni filluar punë”,- paralajmëroi Rama drejtorëve të ZRPP-ve.

 

3 komente në “VIDEO/ Rama takim me drejtorët e ZRPP-ve në gjithë vendin: Dorëheqja juaj është hapi i parë, qytetarët po torturohen”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    HAHAHA,qyfyre ala albanistan.
    kryeligjori apo shteti u kerkon ujqerve/drejtore qe te dorhiqen nga ngrenia e qingjave/pasurise qe ”ruajne”……..!!!!!!!
    shteti fut ne burg dhe shkerdhen cilindo qe shkel ligjin dhe nuk i lut te ………….dorehiqen!
    shtet karagjoz…………..

  2. zi says:

    Me pelqen aq shume ,
    largimi ne tufa.

  3. Timi says:

    Për këtë arsye kërkoi dhe mori 74 deputetë. Duhet ta pastrojë njiher që të ngritet shteti. Bravo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje