Këshilltarja Genta Mezini ka reaguar fill pas akuzave të LSI-së se shiti votën në Këshillin Bashkiak të Tiranës për rritje të çmimit të ujit.
Kjo e fundit thotë se vota pro ishte për rindërtimin e Ujësjellësit, ndërsa sa i përket deklaratave të LSI se ka shitur votën ajo thotë se nuk është e vërtetë.
Në fund Genta Mezini shprehet se nuk do jetë më pjesë e LSI dhe vota e saj do s jete pjesë e grupit politik të Partisë Socialiste.
Reagimi i Genta Mezinit:
Falenderoj te gjithe qytetaret e njesise 10 te cilet me voten e tyre ne vitin 2015, me dhane mundesine te jem pjese e Keshillit Bashkiak te Tiranes.
Falenderoj te gjithe dashamiresit dhe ata qe me kane pergezuar per aktin e djeshem, ku une votova bindshem, krejt e lire dhe e pavarur prej imponimit politik, votova per nje projekt kaq ambicioz, qe lidhet me furnizmin me uje te kryeqytetit per 24 ore.
Jo vetem si qytetare e Tiranes, por edhe si mjeke ne profesioñ, une jam e bindur qe rindertimi sipas standarteve te larta bashkekohore te rrjetit te ujesjellesit, do te minimizoje ndjeshem edhe semundjet infektive qe vijne si pasoje e kontaminimit te ujit neper depozita dhe cisterna krejt te amortizuara, sic jane parazitet e ndryshem, viruset etj..
Persa i perket deklaratave te bera nga LSI per blerjen e votes sime, apo manipulimin e votes sime perkundrejt pazareve qe vetem nje deshperim i thelle mund ta sajoje, ju bej me dijeni qe asgje nuk eshte e vertete.
Une premtoj qe voten time, ne keshillin bashkiak te Tiranes do ta përdor vetëm ne te mire te interesave te komunitetit. Jam e nderuar qe me jepet mundesia te kontribuoj perkrah kryetarit te Bashkise z. Erion Veliaj dhe do bej te pamunduren qe te jap gjithe mundesite e mia ne sherbim te qytetareve.
Duke u nisur nga akuzat e dëshpëruara te LSI per blerjen e votes sime, dhe duke qene se une zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shendetin dhe jo semundjen, e shoh se nuk mund te jem me pjese e formatit politik te LSI.
Qe nga ky moment , vota ime do te jete pjese e grupit politik te Partisë Socialiste.
Kushtetuta ka tru duhet te shkeputet nga LSI -ja.Me te shumtit j’u afruan per interesa material dhe me te drejte.
Po tani qe LSI -ja nuk ka pushtet eshte e llogjikshme qe duhet t’a braktisin !
Bravo Genta, kjo tregon qe ti vertet je nje njeri me integritet! Nuk ja vlen aspak te jesh pjese e nje partie hajdute, qe ben opoziten edhe atehere kur interesat e vendit , jane shume me madhore se ato te nje partie ! Keta nuk jane pjese e zgjidhjes se halleve te popullit, por” per inat te sime vjerre, do shkoj te fle me mullixhiun” , kjo eshte taktika qe ndjek tashme lesh e lija e ” mones “!!!!
Ajo eshte vetem nje parti HAJDUTE! Mire bere qe ike !!