“Legalizimet”/ Kreu i ALUIZNI-t: Zyrat e hipotekave që na kanë hapur shumë probleme...!

27 Korrik 2017, 18:33Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtorët e Hipotekave në të gjithë vendin, ndërsa në takim merrte pjesë edhe kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. Ky i fundit ka analizuar problematikat kryesore në rrethe, po edhe në Tiranë.

Lame tha se vihet re një përmirësim në regjistrimin e lejeve, por në disa qarqe ka ende problematika. Ai tha se përmirësimi i blloqeve kadestrale ka mbetur mbrapa.

“Është ngritur një grup punë dhe i kemi treguar zv. kryeministri për ecurinë. Në rang republike përgjigjet e statusit janë 53% për gjithë 6 mujorin e parë dhe për majin është 34%, pra ka ardhur në ulje.

Sa i përket lejeve të legalizimit janë 24186 leje të dhëna dhe të aplikuara janë 24000. Ka një përmirësim në dy muajt e fundit në regjistrimin.

Çështja e vendimit të vitit 2015 është braktisur fare. Përmirësimi i blloqeve kadestrale ka mbetur mbrapa. Lezha nuk i regjistron fare lejet e legalizimeve. Sistemi online nuk funksionon për Tiranën.

ZRPP në Shkodër dhe Kavajë është ne një situatë te keqe. Ka probleme të veçanta, por pjesa më e madhe e informacionit që na vjen është jo konform kërkesave”- tha Lame.

1 komente në ““Legalizimet”/ Kreu i ALUIZNI-t: Zyrat e hipotekave që na kanë hapur shumë probleme…!”

  1. viktor says:

    kryehajdut ordiner qe con shoferin per pazare.ti duhet me ik i pari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje