Pas reagmit të Genta Mezinit, ka ardhur dhe reagimi i këshilltarit tjetër të LSI-së, Agim Kraja, të cilët një ditë më parë votuan pro rritjes së çmimit të ujit në keshillin bashkiak të Tiranës.
Ai, shkruan se do braktisë partinë që e shkarkoi, por s’mbaron me kaq. Ndërsa me tej Kraja i quan shpifje deklaratat për korruptim dhe thotë se ka gati një padi për LSI.
Statusi i plote
Distancohem nga deklarata e kolegëve që bojkotuan dje mbledhjen. Bojkoti nuk i shërben qëllimit tonë për t’i shërbyer Tiranës. Deklaratat për gjoja korruptim janë pa kuptim dhe pa asnjë bazë dhe do jetë objekt i një padie penale për shpifje në gjykatën e Tiranës. Në këto kushte distancohem nga LSI i bindur që do e kuptojnë që bojkoti i këshillit nuk çon asgjëkund. Respekt për bashkëpunimin në këto vite me çdo drejtues dhe anëtar të kësaj partie. Do vazhdoj kontributin tim në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në politikë gjithmonë në interes të qytetarëve larg interesave partiake.
Filloi shperberja e partise familjare kokmodhi meta . Nuk jane mesuar hajdutet pa pushtet. Per 6 muaj lsi do perfundoje me dy deputete kryemodhi dhe rama te tjeret do shkojne s majtas djathtas. I shkaterroi edi fare
Filluan mercenaret E Ilir Metes ta braktisin Lsi si nje parti mercenare
Sa.me.pare.te.shperbehet.aq.me
mire.per.vendin
Sa me pare te mesosh te shkruash, aq me mire per ty!
Nuk ka me mjalt ajo parti ..mori fund
Në LSI ka edhe shumë njerëz të zotë e me dinjitet. Ata nuk mund të mbajnë BESËN me njerëz intrigantë dhe të pabesë.