Ish-juristi i OSSH kundër Kastriot Ismailajt: Ja e vërteta e akuzave për udhëtime në Vjenë, afera CEZ-DIA e faktuar. Mashtrime dhe në Kongo

28 Korrik 2017, 09:23Politika TEMA

Afera CEZ-DIA ka nisur të turbullojë ujërat në politikën shqiptare. Në këtë aferë ka akuza se janë përfshirë zyrtarë të lartë, ndërsa procesi gjyqësor ndaj Kastriot Ismailjat po vijon me shpejtësi. Dje ka qenë ministri Damian Gjiknuri, ai i cili për rreth një orë ka dëshmuar në gjykatë kundër Ismailajt.

Por administratori i DIA ka lëshuar në sallë të gjyqit akuza se qeveria ka pagur juristin e OSSH Romeo Kara të dëshmojë kundër tij.

Madje ai e akuzoi Gjiknurin për udhëtime bashkë me zotin Kara në Vjenë. Por çfarë thotë juristi i OSSH? Në një deklaratë për gazetën “Sot”, Kara ka rrëfyer se nuk është e vërtetë që ai të ketë udhëtuar me ministrin Gjiknuri në Vjenë.

“As nuk kam bërë ndonjëherë udhëtime jashtë vendit dhe brenda vendit me ministrin Gjiknuri, e aq me tepër në Vjenë, si dhe nuk kam marrë ndonjë shpërblim, premtim për shpërblim apo ndonjë shtysë prej tij a prej ndonjë personi tjetër për të dëshmuar kundra Ismailajt. Kam dhënë një dëshmi prej rreth 9 orësh në procesin kundra tij, të bazuar në fakte e prova dhe asnjë grimcë të rreme. Nuk pres vlerësime nga mashtruesi ndërkombëtar Ismailaj, lidhur me dëshminë time. Ai e di fare mire se ajo dëshmi ka mjaft rëndësi dhe po përpiqet ta godasë atë me të gjitha format”, tha ai.

Më tej Romeo Kara ka deklaruar se e gjithë dëshmia e tij për skandalin CEZ-DIA dhe përfshirjen e Kastriot Ismailajt është e bazuar në fakte. Sipas tij, Ismailaj po tenton të mashtrojë me qëllim që t’i shpëtojë dënimit. “I gjithë aktiviteti im në mbrojtje të interesave të ligjshme te OSHEE-se dhe vendit është transparent, i verifikueshëm dhe i ligjshëm. Ismailaj është një sociopat e mitoman, që ka frike dhe alergji nga e vërteta dhe ndjehet mirë me mashtrimin. Ai në çdo hap mashtron dhe vetëm mashtron. Ai mendon se do te dale nga një mashtrim duke përdorur pikërisht një mashtrim tjetër. Ai ka kryer një vepër mashtrimi edhe korrupsioni edhe pse po gjykohet vetëm për mashtrim, si edhe për ndikim të paligjshëm”, tha ai.

Kara ka përmendur disa raste kur gjykata kanë dalë kundër Ismailajt, ndërsa tha se ai ka mashtruar në Kongo, pasi më herët Kara ka deklaruar se për shkak të skandalit CEZ-DIA janë pastruar në minierat e Kongos. “E gjithë kjo është tashme e provuar me fakte e prova dhe besoj se gjykata e ka krijuar bindjen se kush është Ismailaj. Arbitrazhi i Vjenës, u bind për mashtrimin e tij. Gjykata Civile e Tiranes u bind pikërisht për këtë mashtrim për të cilin ai po gjykohet penalisht, duke detyruar atë që t’i paguaje OSHEE-se shumën prej 9.5 milionë Euro. Tani mbetet t’i vihet kapaku historisë së këtij mashtruesi. Nuk po flas për mashtrimin që ka bërë në Kongo, për të cilin ka shkruajtur edhe shtypi zviceran”, tha ai.

Më herët, Romeo Kara ka deklaruar se Ismailaj u bë pjese marrëveshjes me CEZ pas pastrimit të parave në Kongo. “Ismailaj hyn në kontratë me CEZ-in pas një mashtrimi kontraktual dhe pastrimi parash në Kongo. Mjafton një fakt: ka bërë transferta miliona dollarë nga jashtë në një bankë në Shqipëri me pretendimin se do të paguante rrogat e disa mijëra punëtorë, ndërkohë që ai nuk kishte asnjë punëtor në Shqipëri. Si adresë të firmës së tij dha adresën e shtëpisë së tij në Tiranë.

Si mund të punojnë mijëra punëtore në një apartament 2+1, vetëm Ismailaj e di. Ismailaj është një mashtrues klasik ndërkombëtar që noton mirë në ujërat e politikes se korruptuar. Duke qenë mashtrues ai padyshim ka mashtruar edhe vetë politikanët e korruptuar të cilët nuk mund të shprehen hapur për këtë gjë”, deklaroi ai pak ditë më parë.

4 komente në “Ish-juristi i OSSH kundër Kastriot Ismailajt: Ja e vërteta e akuzave për udhëtime në Vjenë, afera CEZ-DIA e faktuar. Mashtrime dhe në Kongo”

  1. Loran shehu says:

    Emo se na u bo ky sikur ca do boj aman llafe pazari jo dia jo ismaili historira me kaubojsa kot

  2. Bato says:

    Nuk besoj te kete fraze me te bukur ne deshmi se kjo: “As kam bere ndonjehere udhetime jashte vendit dhe brenda vendit me ministrin … e aq me teper ne Vjene,” Ah sa e bukur! Shkelqen “aq me teper”!

  3. spartaku says:

    Bravo per kurajon qe ka ky Karaj,denoncon gjera bindese,dhe nuk paska frike se mos e vrasin.Edhe Kosta Trebicka,bente deshmi per gerdecin,por e vrau Berisha,se kishte frike per implikimin e te birit,Shkerdhenit.Je shqipetar trim,dhe po i sherben interesit te shtetit,dhe popullit.

  4. vera e nxehte says:

    Ja qe doli prape Kongua e Ilir Metes per te cilin shkruante gazeta zvicerane se ka konçensione te perfaqesuara nga Kastriot Ismahilaj per llogari te Ilir Metes ne flori, diamante dhe zink, e une e kam permendur disa here ne komentet e gazetave dhe habitem se si rrine kaq urte gazetat dhe mediat per kete çeshtje. Kjo tregon se media shqiptare eshte qelbur totalisht dhe jep vetem lajme se kush u vra, u perdhunua apo çeshtje pornosh. Ndihuni dhe zbuloni, investigoni o gazetare qe i sherbeni vetem xhepit tuaj dhe jo popullit qe ju lexon e degjon por si njerez te transformuar ne xhahila.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje