E akuzuan se ka vjedhur energjinë, deputeti socialist padit këshilltaren e LSI-së për shpifje

28 Korrik 2017, 14:22Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia padit këshilltaren e LSI-së, Elona Guri në Këshillin bashkiak, për shpifje.

 

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak në përfundimit të dëgjesës me kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me nismën e bashkisë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, Guri e akuzoi deputetin socialist se ka vjedhur energjinë.

“Kemi kërkuar që të ndërpriten lidhje të paligjshme të oligarkisë. Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta”, deklaroi ajo.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje