Elitat nuk kanë as komb dhe as fe. Kështu thotë Artan Lame, ndërsa Tirana, dhe jo vetëm, zien nga debati se çfarë kombësie kishte nëna e Skënderbeut.
Për Lamen ky nuk është veçse një debat “folklorik”, për vetë faktin e thjeshtë se në periudhën e Skënderbeut nuk ekzistonte asfare nocioni i kombit, çka do të lindte në shek. XIX.
Kështu që nuk mund të flitet për një kombësi serbe apo shqiptare të Vojsavës, siç nuk mund të flitet për kombësi shqiptare apo serbe të Skënderbeut. Sipas tij, nëse Skënderbeu do të kishte jetuar 4 shekuj, me gjasë do të ishte bërë shqiptar, por atëherë jo.
Madje, Lame thotë per “Panorama” se Skënderbeu nuk dihet në ishte i krishterë apo mysliman, pasi ai vetë e përdorte fenë në funksion të interesave të tij dhe të asaj çka ai përfaqësonte. Shembullit të Skënderbeut, i shton edhe atë të Ahmet Zogut, i cili kur u bë mbret, nuk ndoq më religjionin e “trashëguar”.
Sipas tij, elitat nuk janë individë, por funksione. Në këtë mënyrë Lame e bjerr gjithë debatin që ka plasur pas deklaratës së publicistit Mustafa Nano, se nëna e Skënderbeut është sllave (serbe), duke e vijuar më tej, se edhe e motra e Skënderbeut Mara është martuar me një serb, e po kështu edhe i biri i tij. Një debat që ka prekur “ndjeshmërinë” e shumë njerëzve dhe që ka degjeneruar deri në sharje personale.
ARTAN LAME
Së pari, të bësh debat nëse Skënderbeu ishte shqiptar apo jo, apo serb, apo kushedi se çfarë tjetër, është si të pyesësh nëse Dante Aligeri ishte italian apo jo. Dantja nuk ishte italian, sepse në kohën e Dantes nuk ekzistonte Italia, por etnia italike; dhe po kështu, në kohën e Skënderbeut nuk ekzistonte Shqipëria, por etnia shqiptare, madje as shqiptare, por arbëre.
Dhe, për sa kohë “kombi” është një nocion i shek. XIX, është marrëzi të flasësh për kombësinë, apo t’i japësh një kombësi dikujt që ka jetuar 4 shekuj përpara se të “shpikej” kombi. Ndoshta po të kishte jetuar nja 400 vjet, Skënderbeu me shumë gjasa do të ishte bërë shqiptar, por në 1400-n nuk ishte shqiptar.
Së dyti, Skënderbeu ishte pjesë e aristokracisë së kohës, e elitës së kohës. Elitat nuk kanë kombësi, elitat janë mbi dhe transnacionale. Jo vetëm në atë kohë, që nuk ekzistonte fare kombësia, por edhe më pas, elitat europiane nuk kanë pasur kombësi. Nuk kanë as sot kombësi, që kemi 200 vjet të zhytur në epokën e kombeve, jo më atëherë.
Monarku i sotëm i Anglisë është gjerman, monarku i sotëm i Spanjës është francez, monarku i Shqipërisë së fillimshekullit XX, princ Vidi, ishte gjerman. Elitat ekonomike, financiare, bankare, që janë sot si dikur elitat aristokratike, nuk kanë kombësi.
Janë mbi të, sepse edhe funksioni i tyre përpara shoqërisë i tejkalon folklorizma të tilla. Madje, janë jo vetëm transnacionale, por edhe transreligjioze. Po ju sjell dy shembuj nga këto anët tona. Vetë Skënderbeu nuk kishte shumë skrupuj moralë nëse ishte ishte i krishterë apo mysliman. Një herë bëhej mysliman dhe njëherë i krishterë, sipas interesit. Dhe kjo ishte gjëja më normale dhe më e mirë që bënte.
Babai e kish ndërruar fenë nja tri herë, një vëlla e kishte murg ortodoks në Mal të Shenjtë, të nipin, Hamzanë, e kishte mysliman dhe të martuar me një myslimane, vetë u martua me katolike. Interesi dhe ajo çka ai përfaqësonte, e shtynte të ishte mbi këto elemente, që janë më se normale, për një njeri të zakonshëm. Marrim rastin e Zogut. Në momentin që ai bëhet Mbret, që bëhet pjesë e elitës, që nga person kthehet në institucion, nuk është më mysliman.
Nuk u fal kurrë në xhami. Ishte mysliman në lindje, por në funksion iu largua përkatësisë fetare. U martua me një katolike dhe lindi fëmijë, që po të kishin jetuar këtu (fati i keq e deshi të largohej njëditësh) nuk do të kishin asnjë lloj religjioni. Pra elitat nuk janë persona, por janë funksione, institucione, dhe si të tilla nuk qëndrojnë mbi nocione të tilla si kombësia dhe religjioni.
Së fundmi, mungesa e institucioneve shkencore në vend, folklorizmi i tyre dhe folklorizmi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, i shtyn të gjithë që të ngrysen zanatçinj (të nderuar në profesionet e tyre) dhe të gdhihen profesorë (qesharakë në këtë veshje që s’ju shkon).
Z. Lame me “kompetencen” e njohurive historike per debatin per Skenderbeun i “vuri” kapakun.
Nga njera ane Z. Lame duket shume i zene me ato problemet e legalizimeve te ndertimeve pa leje; tash i del kohe te na legalizoje dhe “studimet pa leje” do te thosha amatore, jo shkencore te Z. Nano.
Nik
O lame qe merresh me relike, e I jeep te drejte vehtes re flasesh ” veresie”. Hamzai kur erdhi ne Shqiperi u konvertua ne katolik, ashtu si Gjergj Kastrioti. Nenen e kishte turke, se nuk dihet te kete qene i martuar kur erdhi ne Shqiperi. Dhe , si debulese te madhe qe ke tradhetarin Zog, na i qan hallin fatit te keq te femijes se tij , se i jati ( zogu, pasi ja shiti Shqiperine Italise, vodhi dhe arken e shtetit ja mbathi per qef te vet. E ti i qan hallin tradhetaro-hajdutit. E mor Edi Rama me çfare lloj njerzish e qeveris Shqiperine , pu, pu, pu…….
More Artan, perse hyn ne keto ujra kur nuk di te notosh. Keto jane pune historianesh ose pergjithesisht te njerezve te kulturuar (jo te cdo njeriu qe ka mbaruar nje shkolle te larte).
Pas gurit qe hodhi Mustafa Nanoja, do te na duhet te nxjerrim edhe Artan Lamen qe ra ne fund, bashke me gurin e Mustafait.
Si nuk kupton dallimin midis kombit dhe popullit? Te gjithe popujt e (e jo vetem greket, romaket e perset) e te botes kane ekzistuar edhe para se te lindnin kombet.
Koncepti i kombit dhe i kombesise lidhet me lindjen e vetwdijes kombetare…….
KUSH THA QE ELITAT SKANE FE O KOQE KANDARI QE TE MORI LAPSI I FATIT TE TE KEQIT DHE TE VURI ATY TE JAPESH MENDE EDHE KUR SKE SI PUNA JOTE TA DIDH SE ELITAT NE HISORINE E NJEREZIMIT KANE BERE FETE,KOMBET ,DHE MBROJNE E SELEKSIONOJNE RRACAT ETJ….. PA KETO BOTA DO KISHTE PESUAR SHPERBERJEN ASHTU SI SHQIPTARET SOT QE SKANE AS FE AS KOMB E RRACE….TE KULLUAR POR JANE 700 PARTI….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
O Besnik,
ti qahesh te Edi Rama per qehajain e tij?!
Po Tan Lame, qe ka kaluar m’ate-bote dhe eshte kthyer nuk e ka fjalen as te Gjergji, as te Skender Beu, jo e jo te Ahmet Bej Zogu i Pare, por pikerisht tek Edi Rama dhe Kabineti i Tij!
Ai e ka qellimin tek…ELITAT.
ELITAT thote Lamja i Vogel (I Edit jo Sejfullai i gjore i Nolit!) nuk kane as kombesi as religjion, ato kane/jane vetem funksion/ale!
Po qysh ta thote goja/dora kete o Lame?!
Po mire qe – le ta pranojme se Zogu u be funksion/al vetem kur u be Mbret ( se kur ishte minister i brendshem apo deputet apo kryeminister, nuk qenkej elite mahere!), po Lame e ka fjalen te RAMA dhe Cunat e Tij qe Flasin Bukur: dmth keta nuk jane as suni as shite as orto as kato…?!
Madje nuk jane as shqiptare?!
O tu mbullte e mendjes tu mbyllte, po ku ka njeri ne bote qe t’i legalizoje keto argumente pa leje ty?!
Te urojme shendet e medje te hairit, kete po, ta urojme me sinqeritet.
Pergjigje as mish as peshk. Me mire tà kishte mbajtur gojen mbyllur se te kishte nxjerre kete bresheri gomarlleqesh.
Lame me ate fytyre amalgam qe ke ti ste pranon njeri ne elite…pa le bajgat qe nxjerr nga goja
Artan Lame na ngaterron dhe ben corbe historine ne perpjekje per ti thjeshtuar gjerat.C’rendesi ka qe akoma nuk jemi ne rendin borgjez dhe akoma nuk jane krijuar kufinjte the shtetet bashke me kombet.Ata qe formuan kombin shqiptar nuk ishin serb por shqiptar ,prandaj argumenta te tilla si filan mbret eshte me kombesi tjeter ato nuk lidhen me kete qe diskutojme.Skenderbeu nuk ”nderronte”fete por perpiqej te bashkonte forcat arberore’dhe ska asnje rendesi se ahere shqipetaret quheshin arber,per te perballur turqit.Gjithashtu bente aleanca me ata te cilet kishin te njejtin qellim.Ne se kisha Katolike e shpalli ”Hero te Krishterimit” e beri se po luftonte me nje fuqi jo te se njejtes perkatesi fetare,dhe Skenderbeu as qe ua kerkoi atyre kete titull.Se cfare etnie eshte Vojsava,kete ta thone historianet dhe jo Nano apo Lame.Keni ndigjuar ndonjehere te theksojne te tjeret prejardhjen e nenes se Aleksandrit te Madh?;te mburren me kete?Ka edhe plot shembuj te tjere por nuk po vazhdoj .Ka disa tipa qe duke dashur te duken ”origjinal”;”objektive te guximshem”,kthehen vetiu ne mohues.
Problemi historike i shqiptareve eshte gjuha shqipe,ajo nuke ka arriture te jete konkurrente e kohese me gjuhete tjera : sllave greke,turke……, pere kete shkake jane asimiluare shume shqiptare, emra te huaje toponime te huaja……..Shpetimi i vetem ngritja dhe fuqizimi i gjuhes shqipe ne ballkan
Une mendova se do te jete ndonje tjeter Artan Lame ,jo ai i legalizimeve …por kur pashe komentuesit ,te cilet kane te drejte ,fillova te qesh me vehte ..Ne Shqiperi nga dy tre milione qe jane rezidente ka 6 milione kopetente ,,,çdo shqiptar ,qe nga Sala,Artani ,e me radhe ka minimumi 3..4 kopetenca ….Jemi polierudite ,,,vetem se kemi harruar profesionet konkrete ,jemi diplomuar te gjithe ..me diploma…boshe …boshe ….Nje njei marroset ne momentin qe kujton se eshte i ditur..kujton se di gjithcka…edhe pse nuk e di adresen e biblotekes…..Çfare mund te presesh nga qytete pa librari,,,,,,
Tani lame na e sqaron krejt skemen
E legalizimit te Jugosllavise se madhe.
Ne fillim Qili paguan Mucin dhe i boton shkrimtar e “ndritura”
Pastaj del lamja qe thote elitat Jane funksion
Skemderbeu paska nderru fe sa here paska dashte si vete ashtu dhe Motra paskan qene martu me serb
Pastaj del ambasadoriyne i nderuar me
Skulptorin qe na e ben skenderbeun si i do qejfi .
O Zot a Jane shqiptare keta njerez
Na Kane Marre pronat ne kete vend
Na Kane persekutuar po’ kurre nuk
Nuk e kemi urry ket vend
Perkundrazi e duam edhe keshtu si eshte katandise.
Mero na i boto komentet
Ne ste kerkojme pare .