Vasli kritikon Ramën dhe deputetët e PS-së: I bien legenit në Facebook

29 Korrik 2017, 17:12Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka kritikuar deputet e Partisë Socialiste të cilët publikojnë aktivitetin e tyre politik në rrjetin social Facebook.

Përmes një postimi në faqen e tij të Facebook-ut, Vasli shkruan se këta ligjvënës i bjenë legenit në këtë rrjet social.

Postimi i Vasilit në FACEBOOK

“Këta të qeverisë duan t’u bëjmë opozitë, t’ua japim edhe zgjidhjet edhe t’i zbatojmë po ne, ndërsa këta vetëm do t’i bien legenit me facebook e me dëgjesa.

Këto përrallat e këtyre të maxhorancës kanë tre emra:

1.Parazitizëm shtetëror,

2.Agjitacion e propagandë

3.Impotencë për t’u dalë zot punëve

Tani kryeministri i vërtetë erdhi, ai po e bën helaq me të drejtë kryeministrin Rama nëpër dëgjesa, pasi i ka bërë punët për dreq.

Maxhoranca e ka kryeministrin e ri dhe le të çlirohet nga Rama, që i paska nxirë faqen, le të mos ta bëjnë këtë vetëm ata që po presin e po shtërzojnë për t’u bërë ministra.” 

14 komente në “Vasli kritikon Ramën dhe deputetët e PS-së: I bien legenit në Facebook”

  1. luan r says:

    Vasillaq , eshte humor krize ky i yti..

    1. Lirka says:

      Ne fakt legenin jua shpoi pergjithmone rama me 25 qershor ju leshelisteve tani qe u shpuat dhe nuk rrini dot pa pushtet do filloni te shkriheni si parti do ngelesh ti moni kryemodhi dhe rama kuqi te tjeret do ikin leshelija do shperbehet

  2. o petrit, o zv berisha c’ ke qe leh, apo po konkuron berishen. a mos je penduar qe ke dhene dorehqje e po I ben karshillek gruas se presidentit qe eshte me koflikt interesi. je dallaveraxhi tipik perfaqesues I lsi-se se metes. na thuaj si kane qeverise ministrat e tu ne te dy qeverite. lsi-a eshte prej 8 vitesh ne pushtet. po na trego si e le shendetesine, si punoi me rruget haxhinaseja. ti bere mire qe dhe nje gjysem doreheqje, me mire do ishte te largoheshe perfundimisht nga politika si I koruptuar e I deshtuar. ilir mrtes nuk I ka thene hajdut edi rama I ka thene miku I tij I ngushte dritan prifti. e din edhe monika qe prifti ka the te verteten 100 per 100. pse nuk demaskoni dy familjet me hajdute ne shqiperi ,meta berisha.

  3. Loshis says:

    O Vasil more Vasil
    Si bere keshtu rezil.
    Po ju jeni edhe pozite edhe opozite..
    Po pse nuk dilni njehere nga qeveria dhe pastaj dhijuni der ne qafe duke share.

  4. timo says:

    Vasillaq, gjithësecili i bie legenit të vet.Veç ai i yti është legen i çpuar dhe i ngjan më shumë një shoshe. Ka zhurmën e një p…dhe.

  5. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Po ku je, o “kryeministri i vertete” ! Cili te telefonoi i pari me 26 qershor ??? Nuk ke nevoje per koalicion, mbasi i ke numrat per “qeverine”e re ? Lexo poezine e Nolit ” Sulltani dhe kabineti”. Shpresoj te te ndihmoje qe te zgjedhesh “ministat”…

  6. Adrio says:

    Ky qe qan ku qan Meta, qesh kur qesh ai e bie ne peshe kur bie ai. Ky qe e ja vene e ja heqin sa here eshte e nevojshme. Shko more servil e mos i jeo mend kujt. Me i ra legenit i bie me te ra ty. Por as sa nje legen nuk vlen.

  7. Rrok cubi says:

    Petrit,mos u merzit,me qetesi dhe dashuri,pa tepsi,shtrengoni trapin per nje fillim te ri

  8. NJE POPULL says:

    Po c’ke o Petrit qe i bie kot legenit , nga kryeminister s’te hoqen keta deputetet qe shkruajne ne FB , as nga kryetar parie s’te hoqen keta ,rri rehat apo s’te rrihet pa u krojtur . Nejse kruaju sa te duash , dem vehtes do ti besh, do mbetesh pa lekure ,se qe tashti je bere si mace e rjepur .

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vaso, je I vetmi kryetar partie, sa more detyren, te pushuan nga puna,ta futi nje grua !

  10. "BOHOTINA" says:

    Z. Fadil! “sulltani dhe kabineti” te Nolit ia zberthen Kozmae, iati i tij hipokrit se ka qene mesues letersie. Se njeh Kozin? Gjynaf, eshte sinonim i Jagos. Vasua eshte i biri dhe jagon e ka xhaxha.

  11. Yllson says:

    Visil apo Vasilaq
    Ti ke qene gjithmon ne gjume dhe tani u zgjove trim.
    O kryetar i LSI per pak kohe.
    Plakut ndonjehere i rrjedhin trute kur eshte duke i ardhur ngodhja.

  12. Viroi says:

    A na thua dot o Vasil, pse su bere kryeminister, po nga Kryetar Partie pse te hoqen?

  13. Koli says:

    O rrkmxh kshu do Beni opozite ju…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje