Skënderbeu-Mlada, temperatura 40 ͦ tmerron çekët

1 Gusht 2017, 15:13Sport TEMA

Starti i dobët në kampionat dhe problemet e shfaqura nga mbrojtja e Mlada Boleslav janë një sinjal pozitiv për Skënderbeun. Korçarët i kanë të gjitha mundësitë të përmbysin humbjen 2-1 të pësuar përpara një jave në Republikën Çeke.

Jo vetëm ndeshja në shtëpi, pasi të enjtën në “Elbasan Arena” do të jenë të shumtë faktorët në favor të Skënderbeut. Rivalët po vuajnë kalendarin e ngjeshur të fillimit të sezonit, ndërsa trajneri Dušan Uhrin i trembet temperaturave shumë të larta në Shqipëri.

“Besoj se humbja në ndeshjen e parë të kampionatit nuk do të na ndikojë. Tani duhet vetëm të përqendrohemi të kalojmë Skënderbeun. Jemi përpara ndeshjes së kthimit, por nuk kemi patur as kohë të stërvitemi si duhet. Do të përqendrohemi ta përgatisim sa më mirë ndeshjen dhe te rikuperimi i futbollistëve, pasi në Shqipëri duhet të luftojmë në temperaturën 40 gradë”.

Këtë të mërkurë, skuadra e Mlada Boleslav do të udhëtojë direkt nga Praga drejt Tiranës, për tu transferuar më pas në qytetin e Elbasanit, ku do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes së turit të tretë kualifikues në Europa League.

1 komente në “Skënderbeu-Mlada, temperatura 40 ͦ tmerron çekët”

  1. albaniafirst says:

    Po pse lojtaret tane a mos do luajne ne ajer te kondicionuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje