Skënderbeu ka pasur një mysafir special paditen e djeshme, kur po zhvillonte seancën e radhës stërvitore në kuadër të ndeshjes me Mladën, që luhet të enjten në mbrëmje në Elbasan.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, një tifoz i Skënderbeut, pasi është korçar dhe ka drejtuar për shumë vite bashkinë e qytetit, ka takuar ekipin dhe presidentin Takaj, duke u dhënë zemër për kalimin e turit të tretë.
Ai ka bërë edhe këtë foto me kapitenin e ekipit, Orges Shehin, ndërkohë që ka premtuar se shumë shpejt në Korçë do të jetë gati një kompleks modern sportiv.
“Me Orgesin, optimist për kualifikimin ?
SKENDERBEU së shpejti me kompleksin sportiv më bashkëkohor në rajon. Tani e ka rradhën stadiumi ?
#Skenderbeu #Korca #ParkuOlimpikKorce“, shkruan Peleshi.