Ronaldo debaton me gjykatësit: Nëse nuk do të më quanin Kristiano, nuk do të isha këtu!

31 Korrik 2017, 16:19Sport TEMA

Kristiano Ronaldo nuk është paraqitur para mediave, pasi dha dëshminë e tij në Gjykatën e Pozuelo.

Ylli i Real Madridit, akuzohet për evazion fiscal, ku ka shmangur 14.7 milionë euro dhe për këtë ai u paraqit gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Pozuelos.

Sipas asaj që mëson e përditshmja spanjolle “AS”, portugezi besohet të ketë thënë para organit drejtësisë se: “Nëse nuk do të më quanin Kristiano, nuk do të isha këtu”.

Ndërsa, gjyqtari i është përgjigjur menjëherë portugezit: “Jo, e keni gabim. Sikur ju, aty janë ulur njerëz të tjerë anonim. Ju jeni duke u ndjekur penalisht dhe hetuar për evazion fiskal duke u bazuar në provat e ofruara nga prokuroria dhe Drejtësia duhet të vendosë”.

Portugezi nuk qëndroi duarkryq sipas “AS”, ai reagoi duke thënë: “Jo, jo, gjithçka po ndodh sepse unë jam Kristiano Ronaldo”.

1 komente në “Ronaldo debaton me gjykatësit: Nëse nuk do të më quanin Kristiano, nuk do të isha këtu!”

  1. ben says:

    Pordhet e nje katundari portugez. Le te jete edhe vete perendia e futbollit, por kush e rruan se kush eshte kur thyen ligjet e nje shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje