Orges Shehi tërhiqet nga futbolli: Skënderbeu i ka portierët

31 Korrik 2017, 15:51Sport TEMA

Orges Shehi deklaroi mbrëmë në emisionin “Ora Skaner” në “Ora News” se po mendonte të linet futbollin. Ai theksoi se e kish marrë vendimin dhe atë e dinin miqtë e tij, por jo vetëm, pasi edhe në klub kishin nisur të kërkonin për një tjetër portier.

“Nuk ka rëndësi kush vjen pas meje. për t’u tërhequr nga futbolli e kam vendosur pas kampionatit. Pjesa më e madhe e dinë, që për lojtarët që afrohen në Korçë, merret mendimi i disa lojtarëve dhe njëri prej tyre jam unë. Kur ka përfunduar kampionati, u kam thënë të gjejnë një portier, pasi mund ta mbyll, shikoni të gjitha opsionet. Nuk ka lidhje me hapjen e krahut, pasi kush ta meritojë, të vijë. Është dëshira ime për t’u tërhequr, pasi kam dhënë gjithçka, kam marrë gjithçka”.

“Ideja ime ka qenë që të vazhdoj në një tjetër pozicion dhe jo si futbollist. Klubi është kundër këtij vendimi, po ashtu dhe trajneri Bozhiqi është kategorikisht kundër. I falënderoj drejtuesit, pasi më kanë thënë që të zgjedh çdo post që dua”.

“Portierët që ka Skënderbeu, janë gati. Ka ardhur momenti që të nis një rrugë të re dhe normalisht mund të jetë pak e vështirë. Tërheqja nuk ka lidhje me formën fizike. I bëra ëndrrat realitet, dëshira nuk më mungon, por mendoj se ka ardhur momenti të tërhiqem. Skënderbeu duhet të marrë një portier, që t’i përshtatet, të ketë karakter të fortë, pasi duhet të ketë personalitet brenda dhe jashtë fushe. Kur të mendojnë për portierin, mbrojtësit duhet të jenë të qetë”.

“Zëvendësuesi? Nuk mund të përmend emra, pasi disa mund të jenë nën kontratë dhe kjo e bën të vështirë. Në kampionatin shqiptar ka portierë me shumë kualitet. Nuk jam i mendimit të marrin portier të huaj. Nëse nuk gjendet portier, t’u jepet besim të rinjve që kemi në ekip, duhet pak guxim”.

“Koliçi? Është portier kampion, nga më të mirët në Shqipëri. Ndoshta drejtuesit mund të hyjnë në negociata për ta marrë. Mendoj se ka vlera dhe mund t’i bënte punë skuadrës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje