Maqedoni-Shqipëri në stadiumin e Strumicës, ende s’ka vendim zyrtar

31 Korrik 2017, 17:05Sport TEMA

Uefa ka vendosur Strumicën si vendzhvillimin e ndeshjes Maqedoni-Shqipëri në faqen e saj zyrtare, sinjal i rëndësishëm ky pas kontestimit që i bënë vendimit të maqedonasve nga Federata Shqiptare e Futbollit, megjithatë vlen të theksohet se ende nuk ka një vendim zyrtar në lidhje me stadiumin ku do të luhet ndeshja.

Duke nxjerrë si pretekst cështjen e sigurisë apo një justifikim akomë më absurd si ai i popullarizimit të futbollit edhe në qytete të tjera vec Shkupit pala maqedonase synon që takimi të luhet në Strumicë për të evituar prezencën e tifozerisë Shqiptare, që penalizohet nga disa aspekte si kapaciteti i vogël i stadiumit që shkon deri në 6 mijë vende apo edhe largësia me një lokalitet të njohur për ndjenjat anti shqiptare.

Uefa gjithsesi ka lënë disa detyra shtëpie për stadiumin e Strumicës që dukshëm nuk është në nivelin e mikepritjes së ndeshjeve të një rangu të tillë, dhe vetëm pas një inspektimi në fund të gushtit nga zyrtarët e organizmit europian do të merret vendimi përfundimtar.

Zyrtarët më të lartë të FSHF, nisur që nga Presidenti Duka janë shprehur kundër luajtjes së takimit me Maqedoninë në Strumicë, ndërsa e kanë kontestuar dicka të tillë edhe në rrugë zyrtare, ndonëse duke theksuar se vendimarrja në një rast të tillë është e drejtë e palës maqedonase dhe konfirmimit nga Uefa.

1 komente në “Maqedoni-Shqipëri në stadiumin e Strumicës, ende s’ka vendim zyrtar”

  1. Samki says:

    Arsyeja pse pala maqedonase deshiron ta zhvilloj kete ndeshje jashte Shkupit eshte paaftesia e organizimit te ndeshjes dhe frika e mbushjes se stadiumit me shqiptare. Jam shume i sigurte qe nese kjo ndeshje do zhvillohet ne Shkup do kishte mbi 15 000 shqiparte ne stadium na 33 000 qe eshte kapaciteti i stadiumit.

    Gjithsesi, stadiumi ne Strumice i ploteson kushtet per ndeshje te UEFA-s, eshte me kapacitet prej rreth 6 000 vendesh mirepo nuk ploteson njerin nga kushtet, ate te distances me aeroportin me te afert. Aeroporti me i afert me Strumicen eshte ai i Shkupit qe eshte rreth 140 km distance ndersa rregulli i UEFA-s eshte maksimum 100 km.

    FSHF mund te ankohet ne kete fakt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje