Çmenduri e Xhakës, refuzon takimin me Kristian Panuçin. Largim përfundimtar nga kombëtarja?

31 Korrik 2017, 16:43Sport TEMA

Mesfushori Taulant Xhaka u largua para disa muajsh nga kombëtarja shqiptare duke pretenduar se sjellja jo e drejtë e trajnerit Xhani De Biazi karshi tij e shtyu të merrte vendimin që të mos ishte më pjesë e kuqezinjve për aq kohë sa italiani do të ishte në krye.

Me emërimin e Kristian Panuçit në krye të Shqipërisë, futbollisti i parë që pritej të afrohej në skuadër ishte Xhaka, megjithatë ky i fundit duket se nuk e ka pasur me De Biazin problemin në kombëtare.

“Panorama Sport” ka mësuar se takimi i shumëpërfolur që do të zhvillohej dje mes Panuçit dhe Xhakës në Bazel nuk ka ndodhur. Trajneri i kombëtares e ka pritur për më shumë se 3 orë futbollistin, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje duke mos iu përgjigjur telefonatave të italianit.

Panuçi ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së djeshme në kampionatin zviceran mes Bazelit dhe Luzernës për të ndjekur nga afër Xhakën dhe për të zhvilluar më pas një takim me të ku do të dikutohej kthimi në kombëtare. Mesfushori nuk u aktivizua për asnjë minutë në takimin e djeshëm, madje pati dhe një debat me disa tifozë gjatë stërvitjes pas ndeshjes.

Ky veprim i Xhakës e ka lënë padyshim të shokuar Kristian Panuçin, i cili tashmë me shumë mundësi ia ka mbyllur derën e kombëtares përfundimisht mesfushorit.

6 komente në “Çmenduri e Xhakës, refuzon takimin me Kristian Panuçin. Largim përfundimtar nga kombëtarja?”

  1. kulmaku says:

    Origjine otomane..Mirenjoheje gjithe futbolistave shqiptar te Kosoves qe perfaqesuan Shqiperine,,,por ka ardhur koha qe Nacionalia Shqiptare te perfaqesohet me djemte e saj..

    1. albaniafirst says:

      kulmaku-djemte e Kosoves jane djemte e Shqiperise, pasi Kosova vete eshte pjese e Shqiperise.

  2. Usa says:

    Pordha e madhe gris breket e veta.
    Ik pirdhu Xhaka… nuk do te jesh pjese e Kombetares, fut gishtin e madh ne sume dhe masturbohu.

  3. shushica says:

    Eshte vete Xhaka qe ka perjashtuar vehten…Kush nuk eshte i ri kujton trajnerin legjendar kampion bote te Gjermanise Shen,i cili mesfushorin me te mire ne bote Netzerin ,ne boterorin e 74….ne Gjermani e futi vetem 13 minuta ne ndeshjen me Gjermanine Lindore …Dhe a e dini aresyen …perse iku nga Gjermania dhe u shit te Barcelona… Imazhet e Netzerit ne stol jane te paharrueshme…Per te njejten aresye Shusterin,nje tjeter yll… nuk e grumbulloi fare ne boterorin tjeter…Ky ishte morali i futbollit njehere e nje kohe ,,,natyrisht ishte Paraja ,,por edhe dinjiteti sportiv ….Kujtoni ,legjenda Maradona u ble per 8 milione dollare ,shume rekord per ate kohe ,nderkohe qe sot 8 milione kushton nje lojtar mesatar i nje skuadre te zakoneshme..Panuçi ,nje ish lojtar i nivelit te larte ,para se gjithash ka nevoje per profesioniste te bindur e me karakter,kush nuk e ndjen kombetaren si nder ,por do ta shfrytezoje si vitrine per ti rritur vleren vehtes ,nuk ka vend ..

  4. Askushi says:

    Xhaka … ne te semes..

  5. loni says:

    Ju rit mendja shume. NJeri pa karakter LEGEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje