Pyetet për të ardhmen e të birit, baba i Neymarit shpërthen ndaj gazetarëve

31 Korrik 2017, 18:05Sport TEMA

Baba i Neymarit është irrituar me gazetarët, të cilët duan të dinë rreth të ardhmes së djalit të tij.

Mediat spanjolle dhe ato franceze janë të sigurta se braziliani do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje vere për të kaluar tek PSG.

Por, lojtari dhe babai i tij ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë rreth kësaj lëvizje.

Neymar Senior, sot ka mbërritur në Barcelonë, ndërsa Neymar ka udhëtuar drejt Kinës e më pas Katarit, ku edhe do të kryej testet mjekësore.

Me të arritur në aeroport, gazetarët kanë pyetur babain e Neymarit nëse djali i tij do të kalonte në PSG, ndërsa ai u ka kërkuar që të mësojnë si të sillen.

“Duhet fillimisht të mësoni si të silleni, të mësoni edukatën”, u ka thënë se Neymar Senior, për të marrë më pas taksin dhe larguar nga aeroporti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje