Një bilanc për minierat në vend, u prodhuan 350 mijë ton krom për 6 muaj

4 Gusht 2017, 11:08Ekonomia TEMA

Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës (AKBN) publikoi të dhënat për 6 mujorin e parë të vitit lidhur me ecurinë e sektorit minerar në vend.

Prodhimi i kromit kaloi 350 mijë ton ndërkohë që renta minerare që buxheti përfitoi nga aktiviteti në sektorin e minerar metalor ishte 382 mijë dollarë ndërsa nga ai jometalor në formën e rentës janë paguar 123 mijë dollarë.

Lejet aktive

Këshilli Teknik i AKBN ka vendosur që të marrë një seri masash administrative me propozim të Ministrit të Energjisë, të lidhura këto me mospagesën e garancisë, mosparaqitjen e planeve të investmit apo problematika të tjera të ngjashme.

Aktualisht janë aktive 630 leje minerare dhënë subjekteve private nga të cilat 312 leje janë në grupin e mineraleve metalore. Janë 13 leje bakër, 258 leje kromi, 6 leje sterile kromi, 30 leje  hekur-nikel dhe nikel- silikat, 1 leje boksite, 1 leje magnez, 1 leje skorje Fe-Cr  dhe nikel- sulfur & krom 1 leje minerare. Në këtë sektor janë të punësuar 4242 persona nga të cilët 3269 persona me sigurim jete.

Masat në sektorin metalor

Janë 19 subjekte që janë propozuar për  revokim të Lejes Minerare se nuk kanë përmbushur detyrimin për pagesën e garancisë së rehabilitimit dhe fillimin e punës.

Po kështu 18 subjekte të tjera janë propozuar për pezullimin  e lejes minerare pasi nuk kanë përmbushur detyrimet e ligjit minerar per miratimin  e projekt programit.

Masë Administrative në nivelin 250 mijë lekë është aplikuar për 22 subjekte se nuk kanë sjellë fare projekt program vjetor.

Sekori jometalor

Në 6 muajt e parë të 2017 në sektorin jometalor është bërë kryermatja faktike dhe  dixhitalizimi i të gjitha karrierave në vend.  Për të paktën 51 subjekte është propozuar revokim leje pasi  nuk kanë paguar Garancitë e Rehablitimit  Janë dërguar për pezullim 16 subjekte të tjera minerare.

Ndërkohë që 12 subjekte janë njoftuar për planin e mblljes dhe rehabilitimit. Sipas të dhënave zyrtare në sektorin minerar jometalor janë të punësuar 1478 punëtorë dhe prodhimi për pjesën e parë të vitit regjistroi shifrën 2.3 milion metër/kub. Të ardhurat nga shitja në këtë sektor për kompanitë operuese kanë shënuar nivelin 16.8 milionë dollarë nga të cilat 126 mijë kanë shkuar si pagesë për rentën minerare. (Monitor)

3 komente në “Një bilanc për minierat në vend, u prodhuan 350 mijë ton krom për 6 muaj”

  1. Samiu says:

    A ka statistika se kush jane te ardhurat qe derdhen ne arken e shtetit nga aktivitetet e firmave ne minierat e kromit? Kush eshte drejtori e AKBN?
    Me siguri qe do jete i LSI. Po te behet nje kontroll i specializuar ne AKBN me juriste dhe inxhiniere aty do te shihet se sa thelle ja kane ngulur thiken ekonomise shqiptare hajduterit kriminele me pushtet qe po ja marrin frymen ketij vendi dhe nuk po japin llogari kurre. Deri kur do te vazhdohet keshtu?

  2. perkthyesi says:

    Fatkeqesisht minierat tone jane parcelizuar nga individe, qe as e kane idene se c’eshte shfrytezimi minerar, por kane ca para ne xhep, dhe o burra te marr leje shfrytezimi! Dhe zoterinjte e dhenies se licensave, si gjithnje te gatshem, perkundrejte tarifave te pageses ne xhep, i ofrojne ate pa menduar se cfare behet! A e dini more zoterinj se cdo te thote shfrytezim? Ne Fakultetin e Gjeologjise dhe Minierave, nuk ishte aspak i lehte diplomimi ne kete sektor, pasi ishte shume shume i veshtire! Tani, dergojne nje fadrome , ngarkojne ne kamion krom, nga ndonje galeri e braktisur, apo shfaqje siperfaqesore, dhe kete e quajne shfrytezim!!! Fundja, keshtu do te ngjase, kur specialistet e para viteve ’90 jane shume te paket, dhe nuk pyet njeri per ta! Qua Vadis Albania?

  3. perkthyesi says:

    Me vjen keq qe konstatoj serish mos botimin e komenteve! Nuk e di se pse ndodh kjo, por e theksoj se nuk eshte hera e pare! Te pakten na e spjegoni, pasi dhe ne mos te harxhojme kohe ne gazeten tuaj! Ju falenderoj ne se me keni lexuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje