Vdekja e dyfishtë plot mistere në Francë që po çudit autoritetet: U gjetën në bahçe pa shenja dhune...

6 Gusht 2017, 09:30Bota TEMA

Autoritetet franceze po hetojnë vdekjen misterioze të dy shokëve, trupat e të cilëve u gjetën në bahçen e një shtëpie, pa shenja dhune, shkruan BBC.

Lucien Pérot 69 vjeç, dhe Olivier Boudin  38 vjeç, sipas BBC kanë vdekur ndërkohë që po hanin një vakt sëbashku. Trupat e tyre u gjetën të enjten në bahçen e shtëpisë së 69–vjeçarit, në Authon – du – Perche, rreth 150 kilometra nga jugperëndimi i Parisit.

Hetimet e prokurorise thonë se njëri qëndronte i ulur në karrige, ndërsa tjetri përtokë.

“Në trupat e tyre nuk kishte shenja të dukshme dhune. Paraprakisht rezulton se kanë vdekur në të njëjtën kohë”, thanë hetuesit. Trupat u gjetën nga një fqinje, e cila duke folur për mediat franceze tha se i kishte parë të dy miqtë duke ngrënë darkë në bahçen e shtëpisë një natë më parë.

Hetuesit thanë se po marrin në konsideratë disa hipoteza, përfshirë vetëvrasje të dyfishtë, helmim, apo edhe mundësi të tjera si vdekje e papritur e njërit që shkaktoi shok fatal tek tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje