“Askush s’më do mua”, vajza italiane në Durrës tenton të hidhet topless nga ballkoni

11 Gusht 2017, 18:31Politika TEMA
“Askush s’më do mua”, vajza italiane në Durrës

Një vajzë italiane ka tentuar të hidhet nga ballkoni i apartamentit ku banonte në qytetin e Durrësit.

Në fotografitë e fiksuara vajza duket gjysmë lakuriq nga mesi e sipër, ndërsa ka hipur në tavolinën e ballkonit duke kërcënuar se do të hidhej.

Për fat të mirë mësohet se policia ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar tragjedinë.

Sipas asaj që ka thënë personi që ka publikuar fotografitë, vajza italiane kishte qenë në shoqërinë e të dashurit më parë dhe ndër të tjera fliste edhe ndonjë fjalë shqip.

Por kur e ka kuptuar se askush nuk po reagonte me kërkesat e saj, atëherë ka tentuar të hidhet duke bërtitur me fjalët: “Askush s’më do mua”.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e policisë që e ka shpëtuar vajzën që nga fotografitë duket rreth të 25-tave.
Deri më tani policia e Durrësit nuk ka dhënë një deklaratë për atë që ka ndodhur.

3 komente në ““Askush s’më do mua”, vajza italiane në Durrës tenton të hidhet topless nga ballkoni”

  1. Zhozituta says:

    Askush s’me do mua APO askush s’mi do mua?

  2. The Punisher says:

    Gazetaria ne Shqiperi ka marre fund. Perse duhet permendur fakti qe kjo e shkreta ka dale ” topless” ?!
    Artikullshkruesi mbase nuk ka pare cica me sy…pret gjithashtu klikime nga ata qe jane si soji i tij. Mero ne ke ngelur keq per lek, hap nje numer llogarie dhe te gjithe te ndihmojme nga pak.

  3. Iliria says:

    Here italiane here maqedonase po ndane mendjen o zoterinj gazetare…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje