Një masiv shkëmbor është shkeputur në vendin e quajtur ”Kalaja” në Vlorë duke bllokuar kështu qarkullimin rrugor.
Fatmirësisht nga rrëshqitja e shkëmbit nuk ka të lënduar.
“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se në vendin e quajtur ”Kalaja”, është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera”- njofton policia.
Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.
Ndërkohë policia i bën thirrje të gjithë udhëtarëve me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës.
Ndërkohë janë njoftuar edhe emergjencat civile, repari i xhenjos si dhe firma e mirembajtjes se rrugëve.