Nga
Lart, në malet e Shqipërisë së jugut, një rrugë e vështirë dhe rrënqethëse përgjatë një shtegu të ashpër, i frekuentuar më shpesh nga dhitë se sa nga makinat, të çon në një rreth fshatrash të vegjël, ku koha duket se ka ndalur prej vitesh tashmë.
Qumështi i deleve ende transportohet me gomerë tek djathëpunuesi. Pleqtë e fshatit ngjiten në male për të mbledhur rigon të egër dhe erëza të tjera. Ritualet e vjetra, të ndezjes së qirinjve për nder të lisave të vjetër të shenjtë e të zgavruar, vijojnë ende, ndonëse asnjë nga praktikuesit nuk duket se e di arsyen, apo se si ka nisur kjo traditë.
E shtrirë përgjatë një shkëmbi të thepisur, pas një fortese gjysmë të rrënuar, fshati Nivicë është thuajse i panjohur për shumë persona, madje edhe në Shqipëri. Por, një project ambicioz po synon ta hapë atë për të turistët, të cilët kërkojnë të zbulojnë spektaklin e bukurisë natyrore dhe jetës rurale të zonave më të izoluara të vendit.
“Ne po organizojmë një project pilot mbi konceptin e lidhjes së komuniteteve rurale, të cilat gjenden shumë pranë bregdetit, por që nuk janë ndihmuar kurrë nga turizmi bregdetar,” tha Auron Tare, i cili drejton Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe është edhe drejtues i projektit të Nivicës.
Atraksionet e zonës janë të shumta. Rrjedhat e kristalta midis kanioneve të ashpra dhe grykave që copëtojnë peizazhin. Ura të gurta të periudhës osmane, të cilat ende harkojnë mbi mullinjtë e vjetër shekullorë.
Dhe, si gjithçk tjetër në Ballkan, rajoni është i zhytur në histori.
Për momentin, vizitorët e vetëm janë kryesisht turistë Europianë lëvizës, të cilët përshkojnë shtigjet antike të Shqipërisë dhe ngrenë kampet e tyre pranë fshatit. Tare thotë se, rreth 150 turistë e vizituan fshatin muajin e kaluar, kryesisht nga Republika }eke, të tërhequr nga komentet në rrjetet sociale të një ekiki }ek, që prej vitesh punojnë për të shenjuar shtigjet e vjetra.
Në tërësi, projekti përfshin restaurimin e ndërtesave të vjetra, të cilat do të shërbejnë për pritjen e turistëve. Një tjetër pjesë thelbësore është rregullimi i rrugës që çon në fshat, nga qyteti më i afërt, ai i Tepelenës, për të lehtësuar aksesin.
Por, rreziku i hapjes shumë shpejt ndaj një numri të madh turistësh është real. Sipas drejtuesve të projektit, qëllimi nuk është kthimi i Nivicës në një vend ku zbarkojnë me mijëra turistë, pasi kjo do të shkatërronte qetësinë e zonës dhe stilin tradicional të jetesës. /Përgatiti: Bjorn Runa, Toronto
Marrë me shkurtime nga Fox News