Më 23 shtator në Tiranë do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” një mega ‘show outdoor’ “Shkëlzen Doli – Albanian Soul”.
Violinisti shqiptar me famë botërore është ideator dhe udhëheqës artistik i këtij projekti muzikor.
Ky eveniment artistik, ku do të spikasë bukuria e muzikës shqiptare, do të transmetohet nga një numër televizionesh në Europë, Azi dhe SHBA.
Nën udhëheqjen artistike të maestro Dolit do të ngjiten në skenë rreth 70 instrumetistë virtuozë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Një surprizë e bukur në këtë koncert do të jetë pjesëmarrja si të ftuar special të disa artistëve të mëdhenj, emrat e të cilëve do të zbulohen në shtator.
Ky eveniment do të mirëpresë në sheshin “Skënderbej” artëdashës nga gjithë trojet shqipfolëse, diaspora, por dhe shumë turistë të huaj.
Bazë e këtij evenimenti do të jetë muzika shqiptare, por në program do të ketë dhe pjesë të zgjedhura nga muzika klasike ndërkombëtare.
Ky eveniment pritet të kthejë Tiranën në datat 22, 23 dhe 24 shtator në një nga destinacionet turistike më të frekuentuara të Ballkanit./TCh
C’fare genjeshtre, ky eveniment pritet te kthej Tiranen me 22,23,24 Shtator nje nga destinacionet turistike ne Ballkan. GENJESHTER, RREN, ta merr mendja qe kerjt bota do vi ne ket shesh.
1. Se pari, sezoni kur vizitohet Tirana (Shqiperia) sidomos gjate veres ka mbaruar,
2. Doli, nuk eshte faktor nderkombetar qe per shkak se ai do performon ne Tirane do vijne 100, 200, apo 300 vizitore (ne Austri askush sta njef)
3. O burra, vidhni sa te mundeni, RROFTE SHQIPERIA se ka vend te gjithe per te vjedhur!
Muzika klasike i nderuar Shkelzen dhe gazetare nuk eshte per te defryer njerezit qe hane patatina, pijne birra e gezojne me shoqerine e tyre nen tinguj e rtmie te ndryshem. Ajo ka tjeter mision, tjeter vlere, prandaj meqe je edhe profesionist mos e ndot muziken klasike se nuk ta ka per borxh!
Ju lutem postoni komentin tim!
Pajtohem me komentin e gurbetcarit, ky Doli eshte vetem nje pion i austriakeve per ti korrur disa qindra mija euro nga trojet shqiptare. Huazimi i shpates se Skenderbeut per 100-vjetorin e pavarsise u pat trumpetuar si nje sukses madheshtor, por askund nuk eshte folur se sa miliona euro ka kushtuar ai huazim nga miqet tane. Poashtu ajo shqiponja e monumentit te pavarsise gjoja eshte dashur te prehet me laser nga nje firme e Graz-it austriak per 450 mije euro, ne vende se te derdhet ne bronze si edhe skulpturat tjera qe kushtojne njezet fish me pak. Por ata qe i sigurojne austriakeve kesi tendera me qindra mija euro, normal qe per vete e marin nje 10% nga to. Thjesht biznes me “patriotizem”.