Mjaftueshëm me vrer kam shkruar për politikën e tyre të jashtme. Politika e tyre e jashtme e sidomos në lidhje me ne (shqiptarët) ma shpif, por nuk them dot të njëjtën gjë për këngët, kuzhinën, artizanin, turizmin e tyre. E sa herë më ka rënë rasti të shkruaj diçka për këto të fundit e kam bërë dhe me kënaqësi. Nën emrin tim gjenden dhjetëra kronika e shkrime për të bukurat e Greqisë, e ndoshta po aq edhe për politikën e tyre të jashme, për të gjitha vrasjet e torturat që ndërmorrën në shtëpitë e gjyshërve të mi, për detin që vetë firmosim t’ia japim që të na i marrin, apo për zjarret që na i faturojnë ne. E vërteta është që ata kanë dhe dinë, ne vetëm kemi.
Nisem drejt Vlorës. Trafiku nis që në Durrës. Shqiptarët që kanë një ditë pushim dynden te Gjiri i Lalzit apo në Spidh(ll)e. Ka trafik e një orë udhëtim nuk e bën dot as me shpejtësinë e shënuar në tabelat e rrugëve. Do orë të dalësh nga qyteti. Lungomare të tremb. Vapa është mbytëse, e ne sërish në trafik. Jemi gati për pushime. Ditët e pakta të pushimeve verore kanë nisur dhe orët shkojnë me shpejtësi në trafik. Një frappe e porositur e ëmbël të vjen e hidhur, por plot 2 mijë lekë. Në Vlorë kushton kaq. Kush e di sa kushton pak më larg. Deti është i mrekullueshëm. E kjo është fatura që duhet të paguash për të veshur rrobat e banjos e për t’u kredhur në det, ndërsa partnerin e lë në makinë në trafikun e çmendur të Lungomares. E di që nuk do të shkojë larg, gjatë kohës që ti shijon detin. Mund ta arrish makinën në këmbë. Harta digjitale që kam shkarkuar në celular më thotë se në Vlorë mund të mbërrij për rreth 2 orë e 16 minuta, por kanë kaluar më shumë se 4 orë.
Nisem drejt Pargës. Udhëtimi deri aty shkon më gjatë, sepse distanca është më e madhe. Në kufi shqiptarët të torturojnë me kontrolle edhe më të gjatë se grekët, ndërsa në kufirin matanë të shohin rripat e kostumit të banjos. Të pyesin, e kuptojnë se nëse do të shkosh për plazh, duhet të të urojnë pushime të mbara. Nuk na mbajnë aq gjatë. E Parga aty duket më afër. Nëse 4 orë dhe ende nuk ke mbërritur në Vlorë, për të shkuar në Parga, brenda kufijve zyrtarë të Greqisë mbërrin për 5 orë e gjysmë, fiks sa ka caktuar harta dixhitale në celularin tim. Kam bërë një ndalesë në Igumenicë për të marrë ajrin e shijen e rrënjëve të mia. Në Parga, një shqiptar, del nga lokali i tij e na fton për një kafe. Kjo është kostoja për ata që nuk kanë veshur rrobat e banjos. Një frappe kushton 2 euro, e ndërsa e porosit të ëmbël, të vjen e ëmbël, e me një përshëndetje po aq të ëmbël. Deti është njëlloj si i joni, deti Jon. Prandaj na e lakmojnë kaq shumë. Sepse ata e dinë ç’duhet të bëjnë qoftë edhe me një metër perlë të tillë bregdetare.
Ishuj dhe plazhe të virgjër
Plazhe të virgjër kemi shumë. E një ndër më të bukurit që kam shijuar në vendin tim është ai i Gjirit të Gramës. Pasi arrita në Dhërmi, nga ana e fshatit, në plazh gjej një varkë të vogël, kthyer në gomone falë motorrëve. E thjeshtë, modeste por që e ofron këtë guidë. Deri në Gjirin e Gramës mund të lundrosh me barkë me motorë të fuqishëm për rreth 20 minuta. Udhëtimi kushton 20 mijë lekë për person. Nëse jeni më shumë, do t’ju bëjnë ulje.
Pasi kam mbërritur në Lefkada, të vetmin ishull të Greqisë që mund ta arrish me makinë, rreth 1 orë e 30 minuta larg Pargës, shkoj në portin e Nidrit. Aty një anije tre katëshe, me dy bare të brendshme dhe një restorant mirëpret të huajt për një udhëtim drejt 6 ishujve. Udhëtimi nis në 9.30 të mëngjesit dhe përfundon rreth orës 19.00 të pasdites. 10 orë lundrim e plazh në 6 ishuj kushtojnë 20 euro personi. Ah, ka edhe një drekë, të përfshirë brenda në çmim.
Gjiri i Gramës është vërtet një mrekulli. Po i tillë ishte edhe Gjiri Egremni, pranë Porto Katsiki. Nëse nuk më besoni, klikoni në Google dhe për të dy gjiret për të kuptuar se magjia për t’u kredhur në këto plazhe të virgjër nuk është një magji e sajuar nga unë, por edhe më e madhe se një fotografi që flet 1000 fjalë.
E vërteta e dhimbshme më rrëngjeth kur kuptoj brenda dy ditëve, se çdo të thotë të bësh turizëm. Që në nisje trafiku më kushton dhembje koke, që pa frikë të barazohet me koston e siguracionit të makinës që pret për të dalë jashtë vendit. Pas 4 orësh kupton se udhëtimi nuk ia ka vlejtur dhe se dita e parë e pushimeve kaloi rrugëve duke sharë gjithë drejtuesit e mjeteve që parakalojnë a futen gabim drejt jugut të Shqipërisë. Ndërsa në Parga pa paguar çadër e shezllong je kredhur në det, me koston e një frapeje që në vendin tënd e pi të hidhur, edhe pse e ke paguar për të ëmbël.
E vërteta e dhimbshme të përplaset në fytyrë kur kujton 20 mijë lekë që ke paguar për 40 minuta udhëtim vajtje dhe ardhje në Gjirin e Gramës, ndërsa në Greqi ke paguar 20 euro për 10 orë udhëtim në 6 ishuj e një drekë të përfshirë. Po kjo e vërtetë të përplaset në fytyrë kur kujton se si zhurma e motorëve e uljet e ngritjet nga dallgët i tmerronin prindërit me fëmijë të vegjël në gomonen që na çonte drejt Gjirit të Gramës, ndërsa në anijen e Nidrit, as kafja që kishe porositur nuk derdhej. Një anije me rrëshkitëse për fëmijët e me platformë për t’u hedhur të rriturit duket shumë larg turizmit shqiptar, ndërsa në portin e Nidrit mund të gjeje dhjetëra të tilla që niseshin çdo mëngjes drejt ishujve.
E akoma më pak shpresë është ndryshimi i sjelljes sonë, kundrejt turistit. Gjiri i Gramës të fashitet, sikur ta mbulonte një mjegull kur vlonjati të thotë: “Motra, ec tani t’u bëfsha se kemi 100 punë të tjera, s’do rrimë këtu gjithë ditën. Kaq ishte”. Ndërsa kapiteni i anijes Nidri Star thërriste, pa qenë asnjëherë nevoja të ndizte sirenën: “Delfinët e mi, sirenat e mia, dukeni kaq bukur në det, por duhet të nisemi sërish. Një tjetër ishull i bukur na pret. Ejani do të hidheni sërish në detin e bukur të Greqisë”. E këtu nuk dilte asnjë mjegull ta fashiste imazhin e bukur të Gjirit Egremni. Ngjiteshe në anije dhe përpiqeshe ta fiksoje në një fotografi për ta pasur si kujtim të bukur përjetë. Aty kupton se ata dinë, ne jo.
Fshatrat, qytezat e banuara
Vizitova atë ditë me 20 eurot e paguara për udhëtimin me anije, Fiskardon, një vend në ishullin Kefalonia. Ndërtesat ishin veneciane, kishat ishin bizantine, varkat e vogla të peshkimit dukeshin shumë bukur pranë jaheve. Akullorja dhe ëmbëlsirat ishin të shtrenjta, por kishin një shije të mrekullueshme, pa asnjë copë akulli në mes ashtu si i gjen në kioskat e Dhërmiut apo në ato të Ksamilit. Dyqanet plot me punime artizane ishin përgjatë gjithë shëtitores, jo si në Himarë ku kiosat ofrojnë cigare dhe shumë kafe me sinjal wi fi. Në Kefalonia kishte reçel të zonës, sapunë me vaj ulliri, ëmbëlsira të bëra vetë, fruta. Madje pashë ca speca që doja t’i blija vetëm se ishin të bukur dhe kishin një ngjyrë të florinjtë. Shishe uzo të zbukuruar, erëza dhe karamele të vendosura në zarfe të bukur që t’ua dërgoje miqve kur të ktheheshe dhe shumë pak wi-fi. Në fakt ndodheshe në ishull.
Plazhet
Në Shqipëri e vërteta është se plazhet janë privatizuar. Unë me një çadër në dorë vështirë të gjej vend ku ta ngul. Në Greqi me një çadër 6 euro bëje plazh gjithë sezonin, ku të doje. Gjeta në një udhëtim një javor vetëm 3 plazhe të privatizuar dhe e di sa kushtonin? Mjaft të porosisje 2 frape te lokali dhe çadra me dy shezllone ishte falas. Ti e kishe paguar, bashkë me pishinën që ndodhej pak më lart.
Jeta e natës
Hera e fundit që shkova në një klub nate në bregdetin shqiptar ishte tek Folia. Ishte me nam atë vit. Oooooo, vërtet bëhej nami. Atmosfera ishte e mrekullueshme. Në hyrje shihja makina luksoze, miliona euro vetëm makina. Në klub hyrja kushtonte 10 mijë lekë, por duhet të rrije në këmbë. Në tavolinë e gjatë, me 2 apo 3 stola kushtonte sa një shishe alkool. Pra duhet të porosisje mbi 100 mijë lekë shishen që të kishe një vend për t’u ulur. Pesë persona, na kushtoi hyrja 50 mijë lekë dhe nga 10 mijë lekë koktejli, shkuan pra më shumë se 100 mijë lekë. Vetëm me një gotë në dorë. Atmosfera e shkëlqyer.
Ditën e tretë në Greqi u nisa për jetë nate, por në një anije të madhe. Festa ishte në anije. Hyrja ishte 10 euro personi, por kishe edhe një pije të përfshirë. Anija nisej në perëndim sepse edhe ky i fundit në det kishte magjinë e vet. Përfunduam në një gji apo ishull sekret, aty ku volumi i lartë i muzikës nuk ishte problem si në Dhërmi, Himarë, apo Sarandë. I vetmi rregull në këtë festë ishte: Jo taka, e fustane mbërmjeje, por rrobabanjo sepse festa është muzikë, koktejle, det e “fishekzjarre”, se di si mund të quhen ata dritat e veçanta që digjnin shqiptarët punëtorë të asaj anijeje që bënte festa të këtij lloji. Me gotën në dorë, mund të kërceje edhe në det, me apo pa rroba banjoje. Hyrja, udhëtimi, pija, deti, muzika të gjitha aty kushtonin 10 euro. Nëse doje një tjetër koktej kushtonte 6 euro. Nga mesnata, kishte edhe Happy hour, që do të thotë se çmimet uleshin. Kjo festë pa luks, që fliste nga kapiteneria në greqisht, anglisht, rusisht e shqip, ndonjëherë në të rrallë edhe italisht, nuk më bëri të ndieja mungesën e Shqipërisë. Anija i fliste të gjitha gjuhët dhe me një çmim më të lirë se klubi i natës në Jalë, Dhërmi e Sarandë.
Kuptova se ata kishin dhe dinin, ndërsa ne vetëm kemi.
E dua shumë vendin tim, ndryshe do të kisha ikur, do ta kisha braktisur, jo për një javë pushime. Do të kisha ikur dhe do të kthehesha një herë në vit për pushime dhe për të rregulluar dhëmbët. Por, e dua shumë, ndaj nuk e bëj dot. Ajo që më dhemb është se duhet të dimë se kemi të njëjtin det, të njëjtat potenciale, të njëjtat mrekulli natyre, të njëjtat ngjyra. Ata nuk kanë asgjë më shumë se ne. Ata thjesht dinë shumë më shumë se ne. Dhe nuk kanë turp të punojnë e ta duan atë që troket në derë, jo si turist, jo si të huaj, por si një njeri që ia bën të nesërmen më të bukur nëse lodhet pak sot.
Mbase ata flasin me pak se ne per problemet e vendit te tyre. Sa per reklame nuk kane nevoje se e kane falas prej teje.
C’thua mo? Ata e kane djegur Athinen kaq here ne protesta, ne rrime e shellehemi neper artikuj gazetash si qytetare te klasit te pare…
Si kjo zocka qe do ta kapi gomarin nga bishti.
Parlamentaret tane me miliarda. Ne Vlore ngec trafiku.
Koncesione, tendera, dhe aerodrom. Blini aeroplan zonjushe. Harta digitake do te dale me shkurt.
Shkrimi esht i bukur , por pergjigja e komentusit Shvejk esht gjeniale
Ne fakt ruga pergjate Lungomares esht nje fatkeqsi kombetare
Sepse , ne vend te zgjerohej , e beri me te ngushte ai bastardi i gjate
Nuk ke ci ben kur i ligu ze kreun e vendit
Trajtohen si qytetare me te drejta dhe jo si kafshe qe ju rrembehet cdo gje sic behet me shqiptaret.
Ndaj kjo zonjusha para se te shpalle vonesat e hartes digitale me mire te bej nje hetim perse rruga nuk u zgjerua ne skele po u be shesh. Aty fillon dhee respekti ndaj qytetarise dhe shtetasit.
Kryeveper shkrim !!!
Sh. bukur po a e di ti kush e ben turizmin ne Shqiperi?
E ben ai vlonjati, qe e pyeten: – O Lelo, e mori motra jote provimin? – E mori karin.
Cfare pret nga keta!?
SHUM SHKRIM I BUKUR DHE I SHKRUAR ME ARGUMENTA DHE KRAHESIME TE VERTETA SHEMBUJ ME TE QARTE PER TURIZMIN SHQIPETAR DHE BIZESMENET TANE NUK KA PER SHQIPERINE. SHUM AFER ME TOKE DHE SHUM LARG ME KULTURE PER TURISTIN.
Bravo Luela,ke bere nje pasqyrim mese real ne kete shkrim.Une jam shqiptar,dhe banoj ne athine,kete vit erdha ne jug te shqiperise per te kaluar pushimet,te them te drejten pejsazhi me pelqevi shume,por ngela i zhgenjuer nga sjellia e njerezve,te shikonon vetem evetem se cfare mund te marin nga ty,pa te folur mire ,me kulture dhe ne shume gjera me shtrenjte se ne greqi.Me justifikimin se kete nje muaj presim te punojme, na theshin.Para tre vjeteve kam qene ne levkada,eshte fiks keshtu sic e pershkruan ti.Ne qeparo paguaja 30 euro,per nje dhome,ne ksamil50euro per dhome paradhom,dhe me ate sherbim te nivelit jo te mire,rruge te paasfaltuara ne ksamil,probleme me ujrat e zeza ne sarande.Nga athina, ti lexues ku do vije me pushime?
Aty ne Lefkada keto qe pershkruan jane me se te verteta,biles ke harruar edhe flete palosjet ose me sakt revistat qe pershkruanin itenerarin dhe historine e vendeve qe viziton.Nuk me harrohet edhe nje plazh me rere te bardhe ,i mrekullueshem.Nje shprehje e urte popullore thote: me mire te dish se te kesh.
Si turkoshake inferiore e neverishtme qe je, krahasimin beje me Turqin dhe leri Greket qe kane me mijera vjet kultur me detin, e fillojn sezonin qe ne prill dhe deri ne nendor shkojn akoma ne plazh njerezit atje, eshte ne Adn e tyre. Per ju deti eshte vetem 10 dite dhe ato me shume per mode te thoni dhe ju se vajtet ne plazh
Mjaft krahasime idoteske me greket dhe paragrafi i pare vetem me nje fjale te urte popullore greke mund te krahasohet.
“Aty ku na kishin borzh na moren edhe kaun”.. Kjo, persa u perket bemave te shqiptareve 27 vjet ne Greqi .
Po ti qe qenke grek/greke se nuk ta kuptoj dot nga emri je femer a mashkull, pse dreqin paske mesuar te shkruash shqip? Mba qyteterimin grek dhe lepiju bythen grekeve meqe qenkan me mijera vjet kulture. Ti je nje fatkeqesi kombetare! Mos e shkruaj gjuhen time, mos perdor gjuhen e gjysherve te tu, per t’i perbaltur ata!
Shqiptaret jane punetore dhe kane pleqeruar kushedi sa pleq grek qe femijet e tyre i BRAKTISIN. Aq te mire jane greket per familjen e tyre, pale sa te mire qenkan per ty! Ti je nje fare e keqe si ai bari qe mbin ne mes te tokes bukes dhe duhet shkulur ne menyre qe te rritet gruri. Ti je nje mbeturine per shqiperine aq sa je dhe per greqine. Se nuk po i plas grekut per nje “cope shqiptari/e”.
Krahasimin gazetarja mund ta bej me turqine, me greqine e me cfaredo vendi tjeter. Thelbi ketu nuk eshte greqia. Thelbi eshte katandisja e turizmit ne shqiperi. Krahasimi behet me greqine sepse eshte kaq afer me ne dhe ka te njejtin det. E deti per ne eshte luks po, nuk shkojme nga prilli ne nentor, e di pse? Sepse jemi ne pune. PUNE! Ate qe greket nuk e njohin. Se tokat ua punojne shqiptaret, banjot ua lajne shqiptaret, e prinderit ua perkujdesin shqiptaret. Po per ty pertacia qenka vitryt e qytetari mijera vjecare. Nejse. Ik laj banjot e grekut tani, lutju te ta japi rrogen ne kohe ? grek/e!
Po deri ne vitet ’90 kur filluan shqiptaret te shkonin ne Greqi kush ua beri punet grekeve?
Greket kane 1001 mekate, dhe une as qe marr mundimin t’i justifikoj per to.
Por meqe ti po permend pertacine si “virtyt” te grekeve, po te kujtoj nje “virtyt” shume me te “larte” qe kane shqiptaret.
Quhet mosmirenjohje. ,
Jo thjesht ndaj grekeve, por ndaj cdo gjeje, edhe ndaj vete Zotit.
Ky “virtyt” po na e ha shpirtin te gjitheve, te gjithe kombit, dhe ne nuk e kuptojme.
Thellohu me shume ne kete gje, lere nacionalizmin menjane dhe do ta shikosh me mire realitetin.
Nuk me ben nacionalizmi te mbyll syte per realitetin dhe gjerat qe nuk shkojne me ne shqiptaret. Perkundrazi, nese nuk permiresohen gjerat, perfshire dhe keto qe permenden ne artikull, nuk kemi per te ecur para. Por kjo nuk do te thote qe greket jane me te mire. Cdo popull ka te mirat dhe te keqijat e veta. Edhe une qe po flas ketu duke mbrojtur shqiptaret, mos kujto se sma kane “futur” shqiptare, e skam pasur shfaqje te mosmirenjohjes, sic thoni ju. Une jam duke denuar qe dikush ne gjuhen time, flet keq per popullin e vendit te vet, duke mbrojtur nje popull tjeter. Dhe ne kete rast prap personi eshte duke treguar mosmirenjohje kundrejt vendit qe i mesoi gjuhen. Te pakten vetem per kaq i detyrohet mirenjohja. (Kjo verteton argumentin tuaj qe jemi mosmirenjohes :D)
Une nuk po idealizoj dhe ngre ne piedestal vendin tim. Nuk jam kaq e flakte sa jam dukur ne ate koment. Thjesht nuk me vjen mire te perdhoset nga vet shqiptaret (sidomos kta qe vene emra grek e flasin shqip). Cdo gje qe nuk shkon sic duhet ne vendin tim, e pranoj, kritikoj, dhe kur ka qene nevoja edhe e kam protestuar. Po kultura e pergjithshme do shume kohe te ndryshoje. Ndoshta une e ti do kemi fatin te shohim ndonje ndryshim sa te jemi akoma gjalle.
Ore legen,cfare eleytheri skepsi je ti te q..t gomari shtepine.Idiot ti edhe kjo.Shqiperia ngeli duke shitur sumen per keq ne cdo media dhe greku apo spanjollet,italianet me mijera probleme te tipit mafioz,asqe nuk i nxjerin ne lajme.Ndersa meqirese qiesh grek ti,turizmi ka shume vite me teper se ne Shqiperi por dikush tjeter ua hapi syte se ne ishuj flinin me dhite greket,sporades,7nisa etj etj.Ne vitet 60 filloi u hap fjala turist,ke informacion sa te duash por mendimi yt i zgjebsit vetem i lire ne kuptimin e pavarur nuk eshte por eshte i lire sa kripa
…Ne kemi greket dine ….edhe greket dinin nje m…qe te hanin por erdhi dhe ja tregoj dikush tjeter
Le ta zeme se eshte e vertete se “…erdhi dhe ja tregoi dikush tjeter” si thua ti.
Edhe ne kane kaq vite, bile qe nga koha e Ramizit qe na e tregojne, por ne nuk po i kuptojme dot keshillat dhe jo me t’i zbatojme.
Kurse Greket diten t’i merrnin keto keshilla dhe t’i vinin ne jete.
Pra “Dikushi” ua tregoi Grekeve, na e tregoi edhe ne. Greket diten ta merrin kete ” te treguaren” , ne nuk ditem.
A dolem perseri tek ajo c’ka thote me te drejte Znj. Myftari?
…Erdhi dikush dhe ja tregoj …kuptohet vershimi i kapitalit te Bankave Perendimore ne Greqi qe i dha mundesi Firmave Perendimore te ndertoni infrastrukturen e turizmit grek cfare kujton ti mor “luli” se turizmin e ndertuan greket hahahahaha ku e blen buken ti te kishin “ndertuar” greket gjithe ate turizem nuk do te ishin sot 500 miliard borxh levizeni pak mendjen flitni me llogjike e jo me tifozllik grekofil
Epo atehere diten si te terheqin investimet, grantet dhe donacionat perendimore. Kurse shqiptaret diten si t’i vidhnin. E ke idene ti sa kapital ka hyre ne Shqiperi dhe ka shkuar per te trashur barkun dhe llogarite bankare te Likes, Saliut, Lulit etj. etj. Sa mundesi dhe siguri i dhame ne ketij Dikushit me para te vije e te investoje ne turizem. Diktatura bregun perendimor dhe jugor na i la te virgjer, kurse tani dihet si i kemi katandisur.
Nuk te tha kush se turizmin e shpiku dhe e beri Greqia e vetme. Greqia ka mekate mbi vete sa te duash. Ka bere edhe budallalleqe me oke. Por ama ndryshimi me Shqiperine ne turizem duket sheshit.
Dhe mjaft me nacionalizma provinciale se na e shpifet. Nuk guxon tjetri te vere ne dukje nje realitet kur Greqia eshte me mire se Shqiperia dhe do hidhen e do e shajne grekofil. Po flasim per turizmin ketu dhe une nuk ofendova njeri.
Jam shume dakort me pergjigjen tende. Nese nje i huaj do doj te investoj ne shqiperi, duhet te mesoj dhe si behen gjerat ne shqiperi. Zakonisht te huajt jane mesuar te ndjekin ligjet, qe ne shqiperi i bien ne qafe vetem te dobtit. Dhe nese i huaji investon ne shqiperi, do jete tabele qitjeje e sdo i dali kurre fitimi qe ka bere llogari, sepse shteti jone eshte plot me surpriza dhe i ndryshon ligjet e taksat sa here ndryshohen karriget e partite. Keshtu qe kush ngelet per ta bere investimin dhe turizmin? Ai qe eshte i forte, ai qe mund te mbijetoje ne xhungel, ai qe ndoshta nuk e njeh ca dmth turizem e cilesi sherbimi. Dhe katandisemi ne kete gjendje, qe na vjen zor te ulim nje te huaj ne restorant se ta sjellin mishin e qingjit “ne hell” dy kocka te thata plot kripe, te ngrohura ne mikrovale. Qe thone pasta e fresket ne menu, dhe te sjellin makarona llaç. Mos te kalojme tek sistemi hotelerise, qe eshte nje deshtim total. I trajtojme turistet sikur na e kane per borxh, ne vend qe te mundohemi t’i ofrojme minimalisht sherbimin per te cilin kane paguar. Nuk behet turizem “me te futur” he se neser sdo jete ktu ky turisti. Se prandaj jemi ktu ku jemi. Se mire kisha e xhamia ca ishin arkitektura te vjetra i prishi diktatori, skemi ndonje gje per te lene mendjen. Po te pakten natyren qe na e ka dhene zoti gati, nuk dim si ta shfrytezojme, por perknudrazi i biem ne qafe. Ndoshta nje dite do te behet me mire…
Vetem per ristorantet shqiptare mos fol! Nuk e di ne cilin ristorant apo gjelltore keni ngrene ju por pesonalisht kam dale gjithmone me koken lart me miqte e mi(te huaj dhe shqiptare) kur i kam cuar ne ristorantet, biles nje italian ngeli aq i kenaqur sa me tha se ka ngrene me mire se ne Itali. Ta garantoj se ne Sqiperi haet me mire dhe me lire se ne greqi.
Ne durres edhe une kam ngrene mire. Rasti qe permenda eshte ne Berat. Tek restorant Antigoni, qe kishte dhe rating me te larte nga trip advisor, prandaj dhe shkuam atje. Ndoshta gjelletorja do kishte pasur ushqim me te thjeshte, por te fresket. Ishte dimer dhe normale ska pasur levizje. Por do ishte me e ndershme te me thoshte nuk kemi mish qingji sesa na dha mbeturina. Une e di si behet mishi qingjit ne shqiperi dhe sa shume shije ka. Po me te huajt me doli huq, qe i mburresha per kuzhinen shqiptare me vite. E njehere qe me erdhi rasti per ta vertetuar fjalen time, nuk pata me goje te flisja.
Me ne fund nje shkrim vertete realist,respekte zonje!
Po vertet shkrim shume interesant edhe pse nuk na pelqen qe te flasim mire per greket por eshte e vertete qe ne shqiperi te rrjepin qe nga hyrja e deri ne dalje prandaj hajduteve kamarjere apo pronareve qe abuzojne me te huajt sidomos por edhe me vendasit duhet t’ju priten duart. Nese ti abuzon dhe mashtron nje klient qe asnjehere nuk eshte budalla ti ke larguar klientelen dhe si pasoje e kesaj ke larguar parane qe kerkon te fitosh. Mbani cmime te arsyshme dhe do shikoni qe do keni nje bum te ardhurash.
Bravo. Per te shkruajtur realitetin ne Shqiperi nuk eshte. e lehte.
Ta them un se ku qendron sekreti.Sepse greket jane autoktone dhe e kane detin profesion ndersa shqiptaret barinj ne profesion e kane zaptuar ate pjese deti. Se si e kane zaptuar me mire pyesni Erdoganin se ai ja u shpjegon me mire.
Ky tipi qe ka shkruar kete artikullin, ka marre nje dore te mire parash nga malakat e greqise, se nuk mundem si ta shpjegoj ndryshe. Une vizitova lefkadhen vetem para 10 ditesh dhe eshte shume vertete qe ka plazhe shume te bukura sic i ka permendur me larte dhe autori. Por ushqimi ishte shume i varfer ne krahasim me Vloren dhe Himaren. Po te haje nje pjate me makarona i kishe ose me mish te grire ose me salce dhe le qe te vinin nje kusi para por dhe i kerkoje al dente. Ti sillnin te qullura fare. Pa shije hic. E njejta menu kudo qe veje. Speca dhe domate te mbushura me oriz, mish me salce domate, pule me patate, sallate greke fshati. Dhe gjera zgare. Dhe ate udhetimin qe flet ky miku, zbarkonin tre anijet ne te njetin vend (plazh) dhe njerezit uuuuuuu si kope. Sado qe plazhet ishin te bukura uji ku u lame vinte era nafte nga anijet. Dhe sa per dreken nje lesh kishe. Genjen. Biles kur na ndaluan ne Kefalonia veten 35-40 min kishe nga koha qe zbrite deri kur te nisej anija. E mora me vete ne anije se nuk kishim kohe. Ne Himare hengra 3 dite rresht tek restorant Ammos me iku truri, as ne itali nuk besoj se kam ngrene aq mire. Oh se hartova kur merrnim autobuzat shoferet e pinin duhanin sikur ta kishin makine personale. Ne me te vertete qe duhet te punojme shume me shume per te rregulluar ambjentin jo vetem ne bregdet por kudo qe jetojme por greqia nuk eshte shume here me para sesa ne. Dhe tipat si ky te mos na cajne shume ATE duke na krahasuar me vende te tjera. Bej kritika dhe thuaj se cfare duhet ndryshuar, pse dhe si.
Kujt po i rruhet [email protected] se cfare ka Greqia jevgjite turizmin qe ja beri Bota me parat e saj guzhina e muzika me ndikim turko-arab ishujt jane pjell e Natyres dhe jo fryt i ndonje mendimi apo pune greke kurse pjesa tjeter qytetet jane te mbushura me beton e kazane plerash jo shume ndryshim nga qytetet shqiptare per popullin nuk po flasim jevgjiti i madhe bredh rrugeve me tespiq ne duar si ne Anadoll
o greko ju i beni mire te gjitha gjerat,po me mire dini ti bini bythes ju legena,fundi europes e i botes.
“Shqipetari” Pellazg me identitet Arab do “krahasohet” me Greket dhe me stergjysherit e tij vetem atehere kur Detit Jon ti thote Deti Ion,Kostandinopojes ti thote sic i thoshte Kastriotis Kostandinopoli,Sarandes ne Agia Saranda,Voskopojes ne Moskopolis etj,etj,etj.
Ju nuk kini respekt per historine tuaj dhe identifikoheni si vend Arabe Muslimane.
Po kur “ofendoni” Greket qe i quani Bizantine kur ju vete vini mus limanizmin mbi kombin.
Ne fakt kur u thone Grekeve Bizantine nuk e kuptojne qe jo vetem nuk ka i shajne, por perkundrazi. Perandoria Bizantine, sidomos Konstantinopoli ndriconte nga civilizimi dhe dituria. Nese ne Europen e Dark Ages (Epoka e erret) dhe me vone gjate Inkuizicionit vetem kleriket e larte lejoheshin te lexonin Biblen, ne Konstantinopol edhe nje artizan i thjeshte mund te citonte dhe komentonte mbi pjese te ndryshme te Shkrimit te Shenjte, apo nga veprat e Eterve te Kishes.
Mund te diskutohet shume mbi Perandorine Bizantine por shumica derrmuese e shqiptareve kane ne koke akoma mesimet e historise se kohes se diktatures dhe eshte veshtire t’ua heqesh nga mendja.
Edhe dicka per Lefkaden. Kam shetitur shume neper bote, ne hotele dhe plazhe nga me te mirat. Por pushimet qe kam kaluar ne Lefkada nuk i harroj kurre. Ushqimi qe kam ngrene, sherbimi, mikpritja e atjeshme i bejne nder asaj natyre te mrekullueshme qe Perendia i ka dhene atij ishulli.
Një shkrim që përshkruan realitetin.
Në Shqiptarët VUAJMË PËR MEND sepse kemi gjithçka por nuk dimë si ta shfrytëzojmë. Të gjitha këto që ka përshkruar autorja janë 100% të vërteta, por çfarë ti thuash agait të dhërmiut apo të vlorës për shërbim të kualifikuar???
Sa për ty “EleYΘeriskeΨi” mjaft na çalë TOPAT me GREKËT, ti vetë je Turkogjiftis-a ose Turkosporos.
E paske qa, bravo….ndonese pak te larta superlativat per greqine por mendoj se eshte e nevojshme per te percjelle mesazhin, “ne nuk dime”. Dikush me lart permend ushqimin, dhe vertet mund ta kemi me lire dhe me mire por ketu qendron dhe problemi, turizmi eshte sherbim kompleks dhe jo vetem nje dhome dhe nje pjate makarona al dente. Ne jemi akoma tek dhoma dhe po hecim me hapa shume te avashte ne kopjimin e shembullit te sukseshem, Greqise. Kjo eshte ceshtja, ne nuk dime as te kopjojme megjithese te gjithe kemi bere kopje ne klase.
Thjesht, shqip, bukur. E njoh mire reslitetin si ketu adhtu dhe atje. Nidri, Parga, Qefslonja., korfuz e kudo tjeter. Nuk kam fare se cti heq assj qe ti shkrusn….
Isha ne Sarande nje jave dhe aty kam pare aq cudira sa s’kam pare gjithe vitin. E para, gropat me mbi 10 metra lartesi qe i kane hapur ketu e dhjete vjet e s’i kane rrethuar mire ose fare e qe po s’pate kujdes iken per lesh.Pallatet e paperfunduara ketu e dhjete vjet, kamariere pa edukate,uji i piset,trafiku i tmerrshem. Deti i kufizuar 20×50 per notuesit,pjesa tjeter ne dizposicion te jet skive qe megjithate benin figura te rrezikshme sa me afer bregut. Kur njeri nga notuesit guxoi te kalonte barrieren pasi u larguan jet skite i vajti polici me skaf dhe i tha qe do ti vente gjobe 100.000 lek(!!!), atij qe notonte, jo atyre me jet ski. Etj etj qe po ti shkruaj s’mbaron lista. Saranda ka mbaruar.
Shkrimi eshte me shume te verteta per turizmin ne Greqi dhe ne shqiptaret kemi shume per te mesuar.Nuk behet turizem me nacionalizma por me pune e me dije ,me kulture ne sherbim qe e kemi pertoke .Sa per pengesen ne Lungo Mare duhet ta kishe evituar duke kaluar nga nje rruge tjeter qe posa eshte ndertuar dhe funksionon.
Sa per turizem dine ta bejne mire gr
SE te shesin nje piate me maratona 10€ dhe i thua flm.kurse ne sarand Po ti maresh 1300l te Duken shume. Edhe mos i beni shume reklam gr se nuk kan me shume se ne .ose me fal niente kan njerz qe e duan vendin e tyre
Gjithcka qe shkruhet eshte e vertete. E kam provuar vete, prandaj e di.
Me bejne pershtypje komentet e hidhura: me sa duket, e kemi shume zor si popull te pranojme te verteten e hidhur, apo mendimin ndryshe. Ofendime te paturpshme qe bien mbi veten tuaj.
Nuk po shan njeri turizmin grek por po i kujtojm kesaj gazetarje dhe disa miopeve si si.puna jote qe ky Turizem nuk eshte veper mendim apo pune e gfekeve por e DIKUJT tjeter mjaft lavderuat parazitet shekullor qe akoma jetojn me lemoshe
Mire Jani, vazhdo me shikimin tend te qarte, se e ke mire. Ata parazite, ndersa ne super-punetore e atdhedashes, po e tregojme veten dita-dites. Hajde mendje, hajde.
Te besosh se turizmi “grek” eshte veper dhe mendim i populit te sotem “grek” sic komentojn disa truthare ketu bashke me kete gazetaren e ketij shkrimi eshte te jesh komplet jasht cdo realiteti kohor
Po e lexoja shkrimin dhe po thoja po kjo nga e di ce cfare mendoj une. Bravo e madhe. Nje kthim me kembe ne toke per ate qe jemi dhe ate qe kemi, boll me parrulla enveriste qe po shkelqen turizmi yne dhe po zilepset greku dhe malazezi. Kush ka dy grame mend qameti shkon nje fundjave ne Jug dhe pushimet i ben jashte nese do te marre vleren e parave qe po shpenzon.
Bir Selman i Nenes ke te qaje me pare,njerin e kam Nip e tjetrine kam Djale….keto fjale per shumicen e komentuesve…. Qe jane “avancuar” shume ne patriotizem e i injorance.
Shkrimi eshte provokues si akuzat politike qe e shohin realitetin me ane te krahrsimeve jashte realitetit. Smund te krahesohet bregdeti grek me ate shqiptare. Kete themi ne e di dhe bufi. Kjo zonja paska para ti vije verdall botes e te thote :Sa bukur qenka jashte kufirit shqiptare. Kjo dhe shume barke medhenje e kane merak shume qe ne Shqiperi si prishin dote parat e nuk lahen lakuriq ne plazhet e vendit ku kane lindur. Bota jashte ua ploteson endrat e tyre. Flet per Lungomaren pa gjukuar se cishte para 4 viteve. Ankohet per rruget e Rivjeres se Jonit po menduar si kane qene. Kerkon safe me 3 euro per nje ore. Do qe sherbimet te jene si ne greqine qe si pelqeka politika e jashtme. Qellimishte bene krahesoheme qe skane llogjike. Qe jane grekerit me mire se ne kjo lidhet me investment shekullore qe jane realizuar. Po Shqiperia cka bere per keto qe derdellit kjo zonje?. Hajdute dhe kriminelet nuk ndryshojne azgje per ato qe shkruan kjo zonja. 25 vjete mbushen xhepat dhe e lane vendin ne ato vrejtje qe bene kjo zonje. Tani qe dicka ka levizur do nxjerim bishta se nuk jane si ne greqi.
Jetoj ne italy viti pare qe vij ne greqi .shqiperia per mua eshte nje kazan plerash .Me njerze ajduta e injorant Para 3vietesh isha nj dite ne plazh ke pema thate ne Sarande me kane pare syte lemer .Ata te fortit qe kishin zaptuar bregun e detit nuk te lininin te rrije as ne maje te gurit .duehej te pagueje edhe ne ferra Tani ne keto momente jam ne Greqi plazhi eshte i lire dhe nuk kam shqiptare injorat qe bertasin si gomare
Shkrim I bukur ,real ,tregon mjerimin e asaj qe ne Shqiperi quhet “turizem” ,por qe ne realitet nuk ka asgje te perbashket me turizmin . Edhe ne Shqiperi natyra I ka falur te mirat me ty dy duart .Por edhe sikur natyra ti kish falur te mirat me 200 duar ,prape turizmi nuk do te zhvillohej ne Shqiperi .Dhe e dini pse ? Sepse kryesorja -NJERIU – ne Shqiperi ka mungesa ne tre drejtimet kryesore te formimit te njeriut :ne ate familjar ,shoqeror dhe shteteror .Dhe me nje njeri te tille te tipit “dhi e zgjebosur e bishtin perpjete nuk behet ,jo vetem turizmi ,por as edhe nje shtet fillestar demokratik .Shembuj te ketij njeriu jane edhe komentuesit e mesiperm ,qe vetem shajne e shajne. Ju lutem botoni komentin tim!
Beme 4 dite pushime ne Dhermi , pagesa per dhomen me euro po dushit i mungonte koka kish vetem zore! Me bente pershtypje se nuk kish asgje nga prodhimi vendas, as fruta! Ishte java e fundit e korrikut dhe skishe cte beje vetem te laheshe ne det!
Paguam 1000 lek te reja cdo dite per cadren dhe kur i kerkova kafe me pagese me tha spunon ekspresi! Duhej te pije vetem kokteile alkolike si duket!
ikem nga dhermiu pas 4 ditesh!
Si per koincidence me autoren e shkrimit u nisem 1 jave ne greqi!
Ate qe te ofrojne eshte standart dhe shume opsione
Eskursionet me anije, muzeume, rafting, etj..gjeje prodhime artizanale dhe mbi te gjitha qetesi e siguri , nuk na ndaloi nje here nje polic gjjate gjithe rruges (ishim me makinen tone)
Dua te vecoj eksperiencen ne Gjirokaster shume pozitive dukej qe ishte punuar dhe restaurimet ishim vlere e shtuar, cmime shume te mira , ushqim shume cilesor qe te benin te ndiheshe mire e te rrije me deshire!
Mendoj se mund te mesojme dhe nga shembujt e botes dhe tonet po per ate cfare nuk shkon nuk duhet te genjejme veten
krahasimi me greket eshte pak i ngushte. edhe po te krahasosh me kroacine apo malin e zi prape shqiptaret jane nje pale katundare qe nuk ndertojne asgje te hajrit.
jemi popull me prapambetje te theksuar mendore dhe ne turizem thjesht manifestojme prapambetjen dhe gjejme ngushellim qe grekeve ua paskan bere te tjeret qe te ndertojne sherbimin e kulturuar!!!