Ish-zv.kryeministrja i përgjigjet Ramës: Raporti për zgjedhjet ishte profesional, i pëlqen ose jo...!

18 Gusht 2017, 19:08Politika TEMA

Ish zëvendëskryeministrja teknike, Ledina Mandija e propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin përfundimtar të ministrave teknikë për zgjedhjet e 18 qershorit.

Mandija thotë se mospëlqimi i raportit nga ana e kryeministrit duke e quajtur të njëanshëm nuk e bën atë jo profesional.

“Duke marrë shkas nga deklarata e kryeministrit për njëanshmëri të “raportit” dhe mosqënien e tij në nivelin tim profesional, dëshiroj të sqaroj se materiali përmbledhës është pasqyrim i plotë, i saktë dhe sistematik i materialit të dërguar në kohë pranë Task-Forcës nga të gjitha institucionet shtetërore.

Jo pa qëllim është quajtur material përmbledhës pasi nga ana e zyrës se Zëvendëskryeministrit nuk është ndryshuar apo shtuar asgjë që nuk është referuar apo raportuar.

Fakti që informacionet apo raportimet e vetë institucioneve shtetërore apo edhe zhvillimet e përditshme të situatave gjatë përmbushjes së misionit të Task-Forcës mund të mos i pëlqejnë forcave të caktuara politike nuk e bën raportin të njëanshëm apo jo profesional.

Jam udhëhequr vazhdimisht nga bërja e transparencës së plotë kundrejt opinionit publik dhe pasqyrimi me profesionalizëm i të dhënave dhe fakteve që më janë raportuar dhe konsideroj se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i një sistemi demokratik të një shteti që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian”, reagon Mandija.

3 komente në “Ish-zv.kryeministrja i përgjigjet Ramës: Raporti për zgjedhjet ishte profesional, i pëlqen ose jo…!”

  1. Aureli says:

    Prandaj ta dhjeu Europa ?

  2. Mihali says:

    Zgjedjet ju i ruajtet,ju I vleresuat, ju Po I akuzoni,Po qe ishin me te qetat,me te sakta pse nuk thua? Po qe I njohu edhe bota,pa ber anje vrejtje esencjale,pse nuk e thua? Poqe u njohen per her te par
    nga KQZ-ja 7:0 .Po qe nuk u be asnje ankes ne Kolegjin zgjedhor nga o pordh zita edhe kete se kuptoni ! Pse? Se nuk nuk kini asnje fakt.Beni nje pyetje se a kini ber ndonjher ju zgjedhje me te ndershme ? Ju quani zgjedhje te ndershme te’96-s ?Apo te …. e te…. Ju kini aritute ndroni kutit ruges!
    Konkluzjoni popllor eshte we keto ishin zgjedhjet me te mira qe nuk Jan ber ndonje her mbas ’92-it.
    Ju kini te drejt qe akuzoni E.Ramen seen nxori nga cadra.Ju e beni si a e Po mbytej
    por akuzon personin qe e shpetoi nga mbytja dhi thot :”Pse me shpetve do te vras se me le me roba te lagura”.
    Ju jini te gjithe Nastradinin.!

  3. Per nivel “Profesional” kjo zonjeza ben mire ta mbylli squpin se, eshte nje e paafte e fryre nga miqesia e piset qe ka me Grida Dumen (edhe kjo nje …), ndaj dhe arriti te ishte 90 dite fantazem ne zyren e zv.KM. Pervec telefonatave pafund me Bashen e Griden, gje tjeter ne zyren e zv.KM nuk beri, se ska se si te bente nje e paafte profesionale, por e afte per cka i thonte Grida te fliste apo shkruante ne Raportin idjot per zgjedhjet, me porosi te Kryetarit nga Hollanda. Kaq ke bere moj e paafte qe ne bangat e Fakultetit, por rrofte miqeaia e babait me Partine e Sigurimin… Me shume sja vlen per biba te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje