Pse, budalla ishte Enveri që e mbajti larg Perëndimin? Tani do t’i ktheni një më një ato që iu keni vjedhur shqiptarëve

21 Gusht 2017, 10:26Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Që nga shtatori e mbrapa shqiptarët do të shohin se në çfarë vobektësi intelektuale janë gjyqtarët e tyre, dhe sa të paskrupullt kanë qenë në shitjen e drejtësisë.

Më pas do të shohin dhe qorrollepsjen e korrupsionit të lartë politik.

Po, si paraqitet tani ky korrupsion në të dyja krahët- në drejtësi dhe në qeverisje?

Do të shihni:

Gjyshe pensioniste që dhurojnë mijra Euro gjyqtarëve.

Kunata dhe kunetër, tezë halla e xhaxhallarë që jetojnë me të keq, pa shtëpi për vetë, por që iu dhurojnë dhjetra mijë Euro gjyqtarëve që këta të paguajnë menjëherë kredinë e shtëpisë, ose të justifikojnë kostot.

Gjyqtarë që kanë tre dhe katër apartamente të lëshuar me qira, se kuptohet që janë paguar me apartamente nga kompanitë e ndërtimit që kanë blerë gjyqet.

Gjyqtarë, gjyqtare dhe gra gjyqtrësh e burra gjyqtaresh që qarkullojnë miliona lekë, sapo burri apo gruaja është emëruar gjyqtar apo gjyqtare.

Janë sot të gjithë të kapur, dhe e kanë shpresën te politika e lartë e korruptuar, se thonë me njëri – tjetrin: “asnjë nga liderët politikë nuk është i pakorruptuar: ata bëjnë sikur, prandaj rrini të qetë, se ne kemi apartamente dhe dhjetra mijra Euro, kurse ata kanë pallate, fabrika dhe miliona Euro”.

Por edhe gomari kështu thosh kur e hante ujku: “jam në ëndërr”.

Pse ju o të shitur, që as juristë s’keni qenë, vërtet mendoni ende se do t’iu shpëtojnë të ngjashmit tuaj të politikës së lartë?

Po këta kush do t’i shpëtojë?

Korrupsion i është sigurisht një fenomen i përgjithshëm sot ne Shqipëri. Por koha e solli që, ata që kanë dhënë paratë për të ndihmuar shqiptarët, duan të dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre.

Këta nuk janë shtete dosido, ata janë aleatët perëndimorë të Shqipërisë: këta e kanë provuar korrupsionin e politikës shqiptare, i kanë gjetur dhe i kanë kalkuluar sa para u janë grabitur shqiptarëve nga ata që duhej t’i qeverisnin, dhe tani do t’i detyrojnë t’i kthejnë.

Ky në fakt është një ekuacion shumë i thjeshtë për tu zgjidhur, se korrupsioni nuk ka më forcë, i ka bërë të gjitha llojet e përvetësimit, por, tani ka humbur luftën me ligjin, prandaj duhet të kthejë paratë.

Dhe mos t’ju duket kjo fare një gjë e vështirë, se kjo tani është kryer.

Do ta shihni…

Çfarë pritet të ndodhë me korrupsionin ë niveleve të larta të politikës?

Këto qarqe drejtuese u treguan jo vetëm të papërgjegjshme në qeverisjet e tyre, por dhe krejt naivë dhe me intelekt të ulët atëherë kur e panë se forca ndërkombëtare i kapi duke iu gjetur dhe kalkuluar paratë që kanë marrë në 25 vjet qeverisje.

Të gjithë bashkë kanë përvetësuar rreth 5 miliardë Euro.

Në fakt ky është sekreti: ata që i kanë dhënë gjithsej Shqipërisë 20 miliardë Euro ndihmë, shohin që pesë miliardë i kanë marrë qeverisësit e shqiptarëve.

Sigurisht që ky është një turp historik.

Kjo klasë politike kurrë nuk e kuptoi në 25 vjet që personaliteti i një shteti modern demokratik është drejtësia.

Makutëria e njeriut të varfër që vinte nga tirania dhe vobegtësia shoqërore, të imponuara nga patologjia Hoxha, por që doli në qeverisje, kurrë nuk e la gjëndjen që të vendoste drejtësinë në Shqipëri.

Por ka dhe diçka: këta njërëz pa personalitet, jo vetëm nuk kanë ditur të qeverisin, por nuk kanë njohur as politikën e Perëndimit dhe as se çdo të thotë të angazhohesh politikisht me Perëndimin. Se ndryshe nuk mund të lëshoheshin si të babëzitur për të dhunuar materialisht popullin e tyre, në një kohë kur aderonin në organizmat kryesorë të botës perëndimore.

Ej, zotërinj! Perëndim do të thotë ligj; dhe ju keni përvetësuar paratë e taksapaguesve amerikanë, gjermanë, francezë, anglezë dhe italianë.

Duhet t’i ktheni tani, se vetë këta jua kanë gjetur.

Enver Hoxha nuk hynte politikisht kurrë në strukturat perëndimore, sepse e dinte që ato struktura nuk do t’ia pranonin kurrë atë shtypje antinjerëzore kundrejt shqiptarëve. Prandaj u vetëizolua, dhe tha: “Shqipëria është në bllokadë”.

Kurse këta të sotmit, nuk e dinin fare këtë, dhe i ranë me top parasë së Shqiptarëve, por duke qenë politikisht në strukturat më të larta perëndimore, deri dhe anëtarë të NATOS.

Kjo, në fakt, është pika që krijon rënien e tyre drejt penalitetit, sepse aleanca politike me dhuruesit e fuqishëm, e ka tani aleancën me Shqipërinë domosdoshmëri të interesit të tyre politik, në rrafsh zonal dhe global.

Ata duan paratë, por Shqipëria kërkon drejtësi. Dhe kjo do të vendoset.

Ky interes i madh politik amerikano-europian për Shqipërinë nuk mund ta pranojë korrupsionin politik të injorancës shqiptare. Dhe këtu fillon historia e re e Shqipërisë dhe e të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por kur? Pyesin me të drejtë shqiptarët që presin prosperitetin e vendit të tyre.

Procesi ka filluar, paratë dhe pronat janë gjetur, organet e reja të Reformës kanë filluar funksionimin e tyre; kurse vjeshta jep rezultatet e para të goditjes.

43 komente në “Pse, budalla ishte Enveri që e mbajti larg Perëndimin? Tani do t’i ktheni një më një ato që iu keni vjedhur shqiptarëve”

  1. Ana says:

    Ishallah behet keshtu…Amen.

    1. eeeeej says:

      O avokat, o KOQE kanari! Pse e ngaterron Enverin ne kete mes o koke patate. Enveri nuk kishte nevoje per “perendimin” qe te vendoste drejtesine ndaj korrupsionit ne kohen e tij. A kupton o buf!? S’kishte nevoje shteti me i mire-organizuar shqiptar gjate gjithe historise, ne kohen e Enverit, qe te merrte ligjet e perendimit per te luftuar korrupionin,mashtrimin dhe vjedhjen. Pasi atehere dhe tani problemi nuk ka qene dhe nuk eshte ligji, por ZBATIMI I LIGJIT or ti avokat i bythes! Ne kohen e pushtetit te popullit ligji vepronte per kedo, nga me i thjeshti e deri te ministri. Kush vidhte e mashtronte s’kishte asnje shanc te shpetonte nga burgu, e kush demtonte pasurine e popullit me vlere mbi 1 milion leke (te atehershme) denohej me vdekje. Atehere kishte shtet or avokat debili, ndersa sot ka banda “politike” antipopullore e antishqiptare qe drejtojne te ashtuquajturin shtet!
      A kupton o avokat burgaxhiu ?

      1. timo says:

        Eeeeej e ke thënë saktë. Me shumë prishet. Edhe Takja e di këtë gjë se nuk është budallë po nuk i vjen mbarë ta thotë.

      2. Bekimi says:

        Më paske zhbiruar në tru e më ke vjedh mendimin tekstualisht, dhe e ke sjellë këtu.
        Po të kishe shkuar ca më thellë, do të gjeje këtë:
        Perëndimin Enveri e njihte mirë, dhe e dinte se synimi i perëndimorëve ishte të zhvaste sa të mundë, dhe këtë ua pamundësoi Enveri…Meqë u hallakat kot Taku me Enverin në këtë mesele.
        Por të shohësh pak më thellë, perëndimit sot nuk i preu barku për shqiptarët e nëpërkëmbur me padrejtësi, dhe as i ka prerë ndonjëherë. Në fakt, perëndimi është nëna e e padrejtësisë vetë.
        Shqipërisë as i ka mbetur gjë më për të zhvatur, dhe Perëndimi tani mbledh thërrimet që u kanë mbetur nëpër duar këtyre legenave tanë, me të cilët bëri ndyrësirat 27 vjeçare mbi këtë popull legen.

      3. endri says:

        Taku ne nxitim e siper ke harruar 400 agjentet rus ….

      4. Edkari says:

        Enveri nuk ishte budalla aspak po ishte nje njeri
        shume i sakte,ja nje rast per shembell ku ai
        ka vepruar ashtu si duhej:-ty te tregoj vendin.

        1. u dhim tu qesh says:

          Kur eshte bere edhe KariEdit enverist mooo, mos ngelte djale me kembe mos ngelte ? ? ? ? ?

      5. like says:

        eeeej, ia ke fut si kau peles me duket. Taku thote qe Dulla me ate lloj shteti e ligji qe kish krijuar nuk krahasoej dot me perendimin. ktej deklaronte liri fjale, e nga ana tjeter te fuste 25 vjet burg per nje fjale goje.
        kshu eshte kur e le shkollen qe 16 vjeç e shkon me punu ke qoftet po ska gale se ka shume si ty.

        1. eeeeej says:

          Like me lesh fabrike, qe nga menyra si shkruan, kuptohesh qe me zor ke mbaruar filloren ? Budallenj si puna jote kujtojne ende dhe sot, se cdo gje qe fluturon hahet! Fluturo fluturo : GOMARIIII ? ? :LD

        2. uhahahaaa says:

          O like sa i trashe je mor ti uhahahahaaaaaaaaaaaaaaa

    2. Che Guevara says:

      Ky Taku hiqet si jurist,por ne fakt luan rolin e nje tellalli te kohes se Zogut!
      Ky nuk flet se cfare do behet juridikisht,por kercenon kriminelet dhe hajdutet se -“Do ta shikoni ju kur t’u rrahe vellai im me i madh”!
      Ne se qenka e vertete se perendimi ua ka kuptuar se ku i kane miliardat e fshehura gjyqtaret etj,atrehere shtrohet nje pyetje e thjeshte:
      -Ku ishte ky perendimi qe i la Berishen te bente cfare te donte me ligjet dhe drejtesine deri me sot?
      Taku kercenon gjyqtaret se do t’u vije fundi,por si jurist nuk thote se me cfare mjetesh e rrugesh ligjore do te realizohet kjo?!
      Taku dhe ata qe bertasin me te madhe sot se ne drejtesi do behet reforme me fshese te hekurt,mashtrojne!
      Fakti:
      -Ku ishin keta kur Berisha po e degjeneronte drejtresine?
      Pse lejuan keta perendimoret qe te shkelej Kushtetuta dhe ligjet te beheshin rrumpalle per interesa klanesh dhe kunder apo pro shtresave te ndryshme kundershtare politike?
      Ku ishte Komisioni i Venecies kur ligjet hartoheshin ne kundershtim me Kushtetuten dhe per me teper duke shkelur kriminalisht parimnin e SIGURISE JURIDIKE?
      Nuk calon gomari nga veshtet,o Taku,por nga trute e kokes!
      Drejtesia ka deshtuar se qeni drejtesi sepse legjislacioni shqiptar eshte formuluar i tille qe u lejon gjyqtareve,prokuroreve,politikaneve etj t’i perdorin e interpretojne ato sipas deshires!
      Zhurme e madhe mashtruese po behet gjoja sikur verifikimi i pasurive te gjyqtareve eshte mjeti kryesor i pastrimit te drejtesise!
      Mortja qe s’u ha o te mjere!
      Ne se nuk verifikohen te gjitha vendimet gjyqesore te marra nga keta gjyqtaret qe nga viti 1990 e deri sot,ku te kapen shkeljet ligjore,kurre nuk do kete drejtesi!
      Korrupsioni nuk behet vete,por realizohet vetem nga shkeljet e ligjit ne dem te nje pale,pra viktimes dhe ne favor te pales fajtore e cila eshte gjithmone gati ta bleje pafajesine me miliona euro !
      Por kete gje Taku as e permend fare se dihet qe edhe ata qe do vihen prap gjyqtare ne vend te ketyre qe do hiqen,po me keto ligje te njejten gje do bejne:KORRUPSION!

  2. analisti says:

    une jam nje qyetar viktime e korrupsionit. edhe pse e drejta ishte ne krahun tim jam detyruar te jape para qe ta mbroj te drejten. do doja shume te ble nje nga shtepite e ketyre gjyqtareve kur shteti ti kete sekustruar dhe nxjerre ne shitje. ju lutem na thoni kur te zhvillohet ankandi se jam gati ta blej dhe me shtrenje se ceshte cmimi i tregut.

  3. Strong says:

    Ti z. Ngjela rrofsh qe na mban me shprese, por qe te ta them troc, as amerikaneve, as gjermaneve e askujt ne perendim nuk u intereson populli shqiptar, dhe as se eshte vjedhur e as se eshte vrare. “Peshqit” e medhenj nuk do te penalizohen kuuuuuurre sepse kane punuar per perendimoret dhe kane mesuar prej tyre. Shih, hidh syte ne Ameriken e Jugut ku SHBA nderron qeverite kukull sipas oreksit. A jane keto vende, shtete ku drejtesia vepron dhe popujt kane prosperitet?

    1. pjeter says:

      Ndoshta mund te jete edhe ashtu si thekson ti ne ameriken e jugut, por sjellja e shqiptareve ne 25 vjet ka dale nga llogaritja , nuk e kishin parashikuar amercanet kete babezitje te shqiptareve kunder shqiptareve, nuk mund ti lejojne vendin ne nje zone gjeostrategjike qe eshte shqiperia ne duart e te babeziturve shqiptare qe mund ta cojne vendin ne nje kaos nga momenti ne moment, kur nje gje eshte e egzagjeruar eshte e egzagjeruar, nuk shpenzojne gjithe ate para amerikanet dhe nje vend si shqiperia qe ka nje rol te nedesishme gjeografike per 20-30 vjetet e ardheshem, te kthehet ne nje 97 tjeter, dhe me nje korrupsion te tille eshte me nje garanci apsolute qe do te perseriteshe kaosi i 97, prandaj si gjithnje ne shqiptaret nuk bejme asnje gje te mire ne menyre autonome, nje pjese e konsiderushme e jona jane shkaterrimtare per natyre, per fat te mire per pjesen tjeter te shqiptareve, ajo pjese bie ndesh me interesat e amerikaneve, se per ndryshe,,, nuk eshte aspk dyshim qe vetshkaterrimi yne mund te na coje edhe ne zhdukje te egzistences si komb.

      1. ec aty says:

        Nuk duhen amerikanet, por nje Enver dhe nje Parti Komuniste! A kuptuat!!!

  4. LORA says:

    Vetem kur te shoh rezultatin do t’a besoj.
    Nuk dua te burgosen,,,dua te konfiskohen deri ne kanatjere,per gjemen qe i kane bere shqiptareve,dhe te flaken ne rruge te madhe;sepse burgu i ture eshte kosto per taksapaguesit e ndershem.

  5. Elbasanlliu says:

    Mire e ke o Ngjele po mos I quaj Zoterinj keta Hajdute te popullit te vet se ata sjane gje tjeter v etem ca barkthare injorante te pacivilizuar te ardhur nga xhungla.

  6. BB says:

    Nexhmia qe u denua per kafet paska qene Shen Mëria , keshtu qe i bie qe secili nga garda e hajduteve te drejtesise dhe politikes te rrije ne burg miliona vjet.

    1. i cudituri says:

      Pse ke patur ndonjehere dyshim per kete!? Vetem idiotet mund te kene patur dyshim ?

  7. Koba says:

    Dita po afron.Besimin e kemi te Madh ne Ato qe ka shprehur Z.Ngjela.uroj qe Z.Ngjela te promovohet si KryeProkuror i Shqiperise.Deri tashti cfare ka thene Avokati ka dale.Shpresojme qe Daj Sami do te dije ta Kollandrise Sheriatin.

  8. Fredi says:

    Tu merren leket dhe pronat te gjithve atyre qe ua vodhen shqiptarve te thjeshte, pastaj ti fusin ne burg sepse e meritojne. Poshte Sali Berisha, tradhtari i kombit shqiptare.

  9. taraboshi says:

    O Taku po me paret e fabrikave uzinave kooperativave bujqesore ushtrise popollore etj cfare do behet do ju falen qe jane jo miljona Euro por miljarda.

  10. fieraku NGA ferrasi says:

    Pirdh a taku pirdh.
    Po’ mire ty saliu te ngriu komplet
    Apo vetem Trurin dhe d’ora shkruan kuturu.
    Ne vend te pallatit te Duces
    Aleatet bombarduan shtepite e italianeve te varfer
    Tani e kupto vet ti tako.
    Kjo e fundit ishte ne vazhdim te
    Strong.

  11. Zzzzzz says:

    DO TA SHIHNI THUA PO sikur MOS TI SHOHIM….???????????????????????

  12. Shkupi says:

    Te lumte dora zoti Ngjela , na kenaqe me teori !!! te presim praktiken ….

  13. Nordi says:

    Z. Ngjela, populli thotë së dielli mirë duket më mëngjes.
    Nëse Rama mban qoftë edhe një ministër nga mandati mëparshëm të cilët janë përfolur dhe kanë rezultuar të dështuar si, Beqaj, Tahiri, Gjiknuri, Kodheli, Ahmetaj, Nikolla apo kultura etj… lufta mbaroj.
    Të fala Robert Camcakizit.

  14. kleptofagos says:

    Muaji Shtator, qe shkruante para pak ditesh Avokati, eshte shtyre tani deri ne vjeshte (Nentor)…
    Ka dy vjet qe degjojme perralla me avokat. Lum kush te rroje…
    Po Llalla deri kur i ka afatet e tij?

  15. Bogonica says:

    Ekuacion me shume te panjohura ky qe thot avokati.Pse?Kemi tre pale ne Shqiperi 1.Pala e pare ,pala puntoret qe punojne per vete ose me meditje.2.Pala e dyte pala qe ka punesuar te tjeret,ose bisnesi dhe 3.Pala e trete drejtesia dhe administrata.Ne eksperiencen time nuk kam degjuar qe per te marre rrogen nje i punesuar te beje korrupsion,pra pala e pare eshte e perjashtuar nga korrupsioni.Korrupsionin e bejne pala e dyte dhe e trete.Shtrati i korrupsionit (jo te gjithe) eshte pala e dyte qe kerkon te perfitoje.Pra,pala e trete ngrihet mbi kete palen e dyte.E dini se sa rezistence do beje pala e dyte, ne rast se kapet nga vetingu pala e trete,Drejtesia dhe Administrata?Sepse Eshte e veshtire qe bisturia te heq pjesen “malinje”,te gjyqsorit pa mos prekur dhe palen e dyte me te cilat jane bere pazaret.Si thoni ju?Kur gjyqtari do te thote se parate i ka marre si ryshfet p.sh nga nje perfitues trualli(i pa merituar) ne Bregdet etj.etj,i cili ka ndertuar me pas atje resorte,ky perfituesi ne Bregdet a do preket apo nuk do preket ?Moralisht ai preket automatikisht-por a mjafton kjo?E kuptoni c’efekte do te kete tek Bisnesi,kjo qe thot avokati?A e dini se c’mund te ndodhe?Po taksat qe ka paguar ky bisnesmen ne shtet?Shikoni se si ngaterrohen punet?Korcaret kane nje shprehje te bukur:”U ashtu… nusja ne Kal “.Avokati ben mire qe e mban shpresen e te vujaturve nga drejtesia lart,por problemi shkon pertej tyre.

  16. Kellira says:

    Me fal Taku por ket rradhe ia ke fut pordhes.
    Enverin nuk e pyeste njeri se ku kishte deshire te hynte.
    Ai nuk hynte dot ne strukturat perendimore se ne pazarin mes ruseve dhe amerikaneve pas luftes se dyte boterore Shqiperia u vendos qe te kulloste tek oborri sovjetik.
    Kushti ishte qe sinoret nuk prekeshin. Simbolikisht u vendos ne vitin ’60 me “Murin e Berlinit”. Prandaj ndodhi Hungaria dhe me pas Cekia.

  17. komenti i lexuesit says:

    Sistemi i drejtesise,thuhet se eshte i korruptuar.Por shtrohet pyetja,kush do te denoje te korruptuarit,kur ky sistem eshte i korruptuar.Kur Jezu Kristi filloj te fliste,kumder korrupsionit,dhe kunder klases sunduese,hajgara me te nuk kishte fund!Filloj te tallej,dhe te perqeshej,duke e cilesuar te marre(te prishem menqsh).Por jo vetem kaq,por u leqit,dhe i ngeli vetem,o te vriste veten,o te luftonte,per mbijetese,dhe per rrugen qe kishte zgjedhur,qe pas vdekjes se Tije,(si dhe pas ringjalljes,kush beson eshte e drejt e Tyre),kjo rruge u quajt Krishterimi(pra mori emrin e Krishtit).Perqeshja,tallja,hajgara,kishin kaluar qdo kufi.Klasa sunduese,kur pa qe simpatizantet e Krishtit po shtoheshin,veproj menjehere dhe e burgosi.Historija dihet por sot ne ditet tona,kur egoistet,te pangopur,tallen me simpatizantet e Krishtit,te Cilet,hane pak,punojne pak,dhe bejne qejf pak!Pse ndodh kjo,pyesin,klasa sunduese dhe ushtaret e ksaj klase,te cilet nuk e kuptojne kete pune?Simpatizantet e Krishtit,hane pak,sepse gjysmen e rracionit,e ndajne me Njerez,qe nuk mbushin dot barkun,punojne pak,sepse,mund te punojne shume,por ndajne punen,me te papunet,pra ju japin pune te papuneve,bejne qejf pak,pse,sepse,kur i varferi,nuk i gezohet qejfit,nuk e bejne gjumin rehat,pra Puna eshte keshtu,principi i Tyre eshte ndarje e te mirave materiale,dhe jo gllaberimi,ndarja e punes,dhe jo papunsija.Gallata ,perqeshja,tallja hajgarja,me keta Njerez eshte Qesharake,dhe cinike,eshte egoiste,dhe keshtu,eshte per ti thene jo!Kohe te turbullta,po vijne,dhe klasat,qe tashme po tallen me kete qeshtje,mjund te tentojne te mbrohen,dhe edhe do te mbrohen,por askush nuk mund te mbrohet,nga Zoti,po qe se nuk i frikesohesh dhe them,theksoj,se Krishti,ishte djali i Zotit,ishte i shejte(kjo don te thote,Njeri qe Perendija,ZOTI,e njeh,dhe e ka zgjedhur,edhe si dergimtare).Pra kur Klasa Sunduese,kerkon denimin e krimeve,siq i cileson vete,dhe krimet e Veta,i fsheh,i neglizhon,nuk i denon,atehere shtrohet pyetja,a mund te fshihen krimet?Kete,pergjigje them se pak e dine,e shum e neglizhojne,krimet nuk mund te fshihen!

  18. perkthyesi says:

    Fjala e juaj ne vesh te zotit, por nuk kam shume besim se do i paguajne ato qe kane bere! Qofsha i gabuar! Te presim!

  19. Thanasi qe t'a plasi says:

    Po Lali Erit qe beri dasmen me kursimet e mami pensionistes çfarë do t’i bejne, do t’a ndajnë nga gruaja?

  20. J says:

    Ka dy kategori njerëzish që vuajnë nga demenza-utopike. Të parët mendojnë se janë mishërimi aktual i Napoleonit,kurse të dytët shpresojnë se do të eliminohet korrupsioni dhe vjedhja në shqipëri. Nuk di për kë të kem më shumë mëshrë.

  21. Defrimi says:

    AMEN, AMEN, AMEN……………

  22. Kulaki says:

    Shkrimi eshte i bukur,ngjan nje peralle e tille.Por qe personazhet dhe vepra jane nje.,keshtu qe KOLA PIN KOLA PUGUAN KOLA DENON..

  23. Kulaki says:

    Shkrimi eshte i bukur,ngjan nje peralle e tille.Por qe personazhet dhe vepra jane nje.,keshtu qe KOLA PIN KOLA PUGUAN KOLA DENON..

  24. O Taku mos na ndodhi si barcaleta me ariun qe thoshte :do bejne goricat shume se me haen mua

  25. selim rroshi says:

    Pordhe syfyri u be ky Taku. Ben me spond poltiken e Rames shifni thote se skeni pare gje akoma. mender nje m i madh do behet spese dhe vete ata qe po bejne vettingun jane hajdute vete.

  26. Peço says:

    Enveri dhe perëndimi janë dy sisteme diamrtralisht të kundërt. Kur perëndimi të lë të lirë të nxjerrësh fytyrën tënde të vërtetë, Enveri e merrte me mënd këtë fytytë njerëzore dhe rrinte me brisk në dorë për të bërë synet këdo që shkelte ligjet. Natyrisht, cdo sistem shoqëror shpall si synim progresin shoqëror të komunitetit që drejton. Sistemi demokratik operon në mënyrë evolucionare, kurse sistemet diktatoriale operojnë në mënyrë revolucionare. Por fakt është se, ndonëse diktaturat i qëndrojnë me çekan më kokë të ligës, jo se kanë arritur ta zhdukin atë. Mjafton të shikosh se sot në liri, ata që realisht kanë qënë të ndershëm në kohën e diktaturës, po dhe sot vazhdojnë të jenë të tillë. Kjo tregon se nderi nuk është rrjedhojë e sistemit që drejton vëndin, është thjesht sistem vlerash morale, gjë që buron nga edukata dhe traditat shoqërore të një vëndi.

  27. Oda Dibrane says:

    Në Odën Dibrane ose siç thuhet për të Universiteti i Dibrës, kishte shpërthyer një debat për një problem historik. Disa mbështetnin njerën palë e disa tjetrën. Kush nuk po dilte ti vente “kunjin mullarit” dhe debati dukej se do të kapte mëngjesin…
    Njerit, që nuk kishte folë deri atëherë, i kruhej hunda. Në kluturën e Odës Dibrane të kruaje hundët përpara të gjithëve do të thoshte më mirë ngeu e ik se sa të të nxjerrin me forcë jashtë.
    E kërkoi fjalën dhe e mori.
    Unë them se të dy palët kanë të drejtë., tha
    Fjalën e shoqëroi duke i rënë hundës një herë nga e majta e herën tjetër nga e djathta.
    Kroi hundën dhe i vuri “kunjin mullarit”

  28. Jevi says:

    Shume na e rrite … shpresen o Z Sprtak.Ishallah ve dore zoti se robi,amerikan a gjerman a kushdo tjeter nuk ka per te bere gje.
    Kesaj i thone:Prit gamor se do te mbi bare:(jo ashash)

  29. Lenci says:

    Ky eshte idiot.
    E tmerron anonimati, eshte super i konsumuar deri ne bezdisje…
    I pamorakshem se mbeshtetet te nje ane e korruptuar(Rama) per te sulmiar anen tjeter po te korruptuar( Berishen) .
    Eshte pafutyre dhe pikerisht njerezit si ky me japin ndjesine se vetingu do deshtoje.
    Perseritrt e perseritet si nje mesues filloreje.
    Nga mbine ne shtyp njerez pa vlere si ky?! Pak njerez te edukuar ne perendim ka Shqiperis sa te bezdisemi me te njejtet palaco cdo dite.,. Ptu , toke qe s’lebar tenjome te rritet….

  30. Arber Iliri says:

    Sa e mbroni Enverin mor jahu sikur jua ka bo nonat.Ne nje fare menyre ai ua beri gjith shqiptareve se i coi aty ku s’bante mo, por ka ala idiote qe po u bone nonen te thone babe.PO Enveri care s’u bon i shqiptareve, i vrua i burgosi e nuk i linte me u anku e ju prape me Enver mavrine, hej pike e zeze, por besoj se ju qe mendoni keshtu jeni shume pak se ndryshe do ishte keq.Po edhe keta qe vodhen keto 25 vite ishin me mentalitetin e Enverit o tyca; Q… nonen te te thone babe”.Besoj se shumica e shqiptare nuk e don Enverin dhe as politikanet e gjyqtaret hajdute te ketyre 25 viteve.Uroj ta kuptoni edhe ju se kush jane Enveri dhe keta tycat e tjere pas tij ne ditet e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje