Studentët më të sukesshëm të diplomuar në UET do të bëhen pjesë e një libri që do të botohet në vitin 2019 me rastin e 10 vjetorit të ALUMNI-UET. Me anë të “pyetësorit të karrierës” ata do të tregojnë historinë e tyre të suksesit pas diplomimit
Ndërsa i afrohet brezit të dhjetë të të diplomuarve, Universiteti Europian i Tiranës ka ndërmarrë një fushatë për evidentimin e profileve të ish-studentëve dhe arritjet e tyre profesionale. Në fund të kësaj fushate, 100 historitë më të suksesshme do të botohen në një libër
Në korrik të vitit 2009, ata që tri vite më herët i kishin besuar studimet e tyre një universiteti të ri në tregun e arsimit të lartë privat, hodhën kapelat e diplomimit në festën e organizuar në Pallatin e Kongreseve.
Këtë vit, Universiteti Europian i Tiranës diplomoi brezin e tetë të studentëve që zgjodhën studimet e larta në këtë institucion, tashmë jo vetëm të konsoliduar në dhjetë vite jetë, por edhe me cilësi dhe standarde në ofrimin e larmisë së diplomave dhe niveleve të studimit si Bachelor, Master Profesional, i nivelit të dytë, Master Shkencor, Doktoraturë etj.
Duke ruajtur fort kriteret e pranimit e duke zgjedhur cilësinë në vend të sasisë, gjatë kësaj dekade të parë në Universitetin Europian të Tiranës janë diplomuar rreth 7600 studentë, që sipas themeluesve të institucionit ky komunitet i rrjetit të studentëve të UET rritet jo vetëm numerikisht por ecën edhe çdo ditë më shumë në karrierë.
Deputetë, zëvendësministra, drejtorë të rëndësishëm në administratën publike, drejtues biznesesh të mëdha, drejtues në organizata ndërkombëtare, deri në korporata të mëdha ndërkombëtare dhe universitetet më prestigjioze të botës janë pjesë e rrjetit të ish-studentëve të Universitetit Europian të Tiranës.
Një rrjet, i cili u struktura dhe u formalizua tetë vjet të shkuar me krijimin e shoqatës UET Alumni, me studentët e parë të diplomuar të vitit 2009. Atëkohë ky ishte një koncept krejt i ri në Shqipëri. “Si për shumë çështje, efekti pionier i UET edhe në krijimin e rrjetit të studentëve Alumni, tashmë rezultoi një përpjekje jo e kotë, jo e dështuar. Ky komunitet është rritur, zgjeruar, është bërë më pjesëmarrës në qeverisjen e universiteti dhe shumë më bashkëpunues në nivele të ndryshme me objektivat dhe proceset e UET”, shprehet presidenti i këtij universiteti, profesor Adrian Civici.
Ndërsa i afrohen brezit të dhjetë të të diplomuarve, Universiteti Europian i Tiranës po ndërmerr një fushatë për të evidentuar profilet dhe arritjet më të suksesshme të dekadës UET dhe të të diplomuarve
të tij. Një fushatë me shtrirje fizike në të gjithë Shqipërinë dhe pozicionet e punës, të gjitha arritjet profesionale, sepse për drejtuesit e universitetit çdo arritje e ish-studentëve është edhe e tyrja.
Fushata për evidentimin e historive dhe arritjeve profesionale të secilit prej atyre që i ka besuar UET studimet, në secilin prej tri cikleve, ka në qendër një pyetësor që do u shpërndahet të gjithë studentëve Alumni, për të treguar historinë e tyre; të studimeve, karrierës, projektin profesional në funksion të ideve dhe ambicieve në jetë dhe studimeve përkatëse. Pyetësori i karrierës, për studentët Alumni nuk është tjetër veçse një mini-intervistë me 10 pyetje që zbërthejnë fabulën apo historinë e secilit student.
Një komision me në krye profesor Adrian Civicin, do të përzgjedhë 100 historitë më të suksesshme, të cilat do të botohen në një libër në festën e 10-vjetorit të Alumni-t, në majin e vitit 2019. “Është Universiteti Europian i Tiranës në tërësi që ka nevojë për biografinë dhe përpjekjen e tyre personale dhe profesionale, në shoqëri, ekonomi, institucione dhe kudo”, thotë themeluesi i UET, Henri Çili.
Gjatë vitit akademik 2018-2019, stafi akademik i UET synon të rigjallërojë lidhjen e ish-studentëve me UET dhe inkurajimin e një kthimi të përhershëm në institucionin ku studiuan, u formuan dhe morën ambiciet kryesore.
Ndër vite në UET janë diplomuar 7604 strudentë, në tre ciklet e studimet, Bachelor: 3650, Master: 3689 dhe Doktoraturë: 265 studentë.
Në një letër drejtuar komunitetit të ish-studentëve të Universitetit Europian të Tiranës, presidenti Adrian Civici flet sesi ky institucion ka përfshirë në qeverisje të diplomuarit e vet dhe i fton të gjithë të rrëfejnë rrugëtimin e karrierës së tyre përmes një pyetësori, i cili do të shërbejë më pas për identifikimin e 100 profileve më të suksesshëm, që do të vijnë të botuar në diplomimin e brezit të dhjetë të studentëve të UET.
Bëhu pjesë e librit të suksesit UET, dërgo historinë tëndë duke plotësuar pyetësorin e mëposhtëm
PYETËSORI I KARRIERËS:
1-Kur nisët studimet, si e morët vendimin të zgjidhnit një universitet privat dhe veçanërisht Universitetin Europian të Tiranës ?
2-Çfarë gjetët diçka –të keqe apo të mirë –që nuk prisnit në UET?
3-Kur ndoqët programin mësimor të ciklit tuaj të studimeve, si ishte në raport me pritshmëritë tuaja në atë moment?
4-Pasi kryet studimet dhe nisët tentativat e para në botën e punës, çfarë instrumentesh ju dhanë studimet për të avancuar më shpejt në raport me punësimin apo zhvillimin e karrierës?
5-Çfarë do të donit sot të ndryshonit në raport me studimet që keni bërë në UET?
6-Çfarë sugjerimi do i jepnit si Alumni që keni provuar edhe studimet edhe karrierën, një studenti të UET?
7-Çfarë do i sugjeronit UET të përshtatë në lidhje me tregun e punës, diferenca mes programit që keni dashur të bënit me atë që keni ndeshur?
8-Çfarë do i thoshit sot një maturanti apo dikujt që do të ndjekë studimet në UET?
9-Mes tri alternativave të studimeve, studimeve në universitet shtetëror, privat apo jashtë vendit, cila është e dëshirueshmja apo e mesmja e artë, cila është zgjidhja më e mirë në raport me karrierën tuaj?
10-Cilën do të veçonit gjatë kësaj periudhe që nga diplomimi deri më sot, arritjen më të rëndësishme profesionale apo të karrierës?