Votimi me detyrim, aleatet kundërshtojnë ashpër PD-në: Propozimi, rikthim tek “shteti i të fortëve”

21 Gusht 2017, 19:11Politika TEMA

Votimi i detyrueshëm kundërshtohet edhe nga aleatët e Partisë Demokratike. Artur Roshi, kryetar i Partisë Balli Kombëtar deklaron se ky propozim do të dëmtonte edhe vetë PD-në.

Aleatët e Partisë Demokratike kundërshtojnë propozimin për voptimin e detyrueshëm.

Në një intervistë për “Channel One”, kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Artur Roshi, tha se një ide e tillë është rikthim drejt shtetit të të fortëve.

Unë nuk e vlerësoj si një propozim pozitiv dhe besoj se nuk do të gjejë terren për t’u zbatuar e përkrahur nga qytetarët. Bërja e një ligji të tillë besoj se ka të bëjë me zëvendësimin e lirisë me forcën. Është forca e shtetit që detyron qytetarët që të shkojnë të votojnë. Më pas deklarohen njerëzit që nuk kanë votuar.

Roshi shkon edhe më tej, ku thotë se llogari të tilla politike mund të jenë edhe shkak për një humbje më të thellë të Partisë Demokratike, pasi nëse një propozim i tillë vendoset në Kushtetutë, ai shkel të Drejtat e Njeriut.

Roshi: Është liria ajo që mund të çojë qytetarët të votojnë. Politika shqiptare është duke lënguar, pasi nuk po i përmbahet parimeve, por interesave të momentit. Unë them se Partia Demorkatike duhet të dalë nga kjo lëngatë. Këto eksperimente negative që kanë mohuar lirinë dhe të drejtat e njeriut nuk duhet të funksionojnë dhe nuk duhet të bëhen promotorë.

Ky propozim nuk qëndron, as mbi filozofi politike as mbi të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. Do të japë një efekt negativ dhe thems e do ta fusë në një rreth vicioz dhe do garantojë një humbje më të madhe dhe të sigurtë të së djathtës”, shprehet aleati i PD.

Pak ditë më parë nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho propozoi që pjesë e aksionit opozitar për reformën zgjedhore të jetë dhe detyrimi me ligj për të votuar.

Por Kushtetua e Shqipërisë e përcakton vetëm si të drejtë dhe jo detyrim pjesëmarrjen në zgjedhje.

3 komente në “Votimi me detyrim, aleatet kundërshtojnë ashpër PD-në: Propozimi, rikthim tek “shteti i të fortëve””

  1. Lelo says:

    Te me rruani bithen jo te me coni ne votim me ligj se u kthyet ne vitet e ppsh qe ta binin kutine e votimt ne shtepi. Nejse dhe ju kelysh te kuq jeni.

  2. neda says:

    E si mund te quhet diktature nje ligj per te votuar duke bere qytetarin te ndjeje pergjegjesine qytetare per vendin e tij per ta deryruar me ligj qe te votoje? Po ne me ligjin qe kemi sot edhe sikur 10% e votueseve te shkojne ne zgjedhje ato konsiderohen te rregullta, pra praktikisht pakica i imponohet shumices, ndersa detyrimi ligjor per te votuar eshte shume i drejte .

  3. Mentari says:

    Suedia e ka bere kete ligj dhe ka sukses.Po pse cfar po e gjen Suedine qe zbaton ligjin e votimeve te detyrueshme? Apo nuk ka ekonomi,sigurim dhe pune? votimi I detyrueshem dhe I lire eshte I domosdoshem tek nje shoqeri e prapambetur,e varfer dhe e pashkolluar sic eshte aktualisht shqiperia.Po te behet votimi I detyrueshem nuk ka spekullime ne ardhjen e qeverise,nuk zgjidhet kryeministri per tedyten here pa plane te detajuara pune,investimesh etj dhe duke treguar Barsaleta dhe aq me keq duke mos realizuar asnje premtim nga zgjedhjet e meparshme sepse pjesemarrja e votimeve per fituesin 25% ? kush eshte numri 25%? Po 75% e popullsise qe nuk I degjohet zeri? A eshte dakort 75% qe ne krye te qeverise te na vij nje mashtrues? Shoqeria shqiptare e ka shum te nevojshme votimin e detyruar por jo votimin se per te cilin duhet te votoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje