VETTINGU/ 27 emrat që do të kalojnë në 'sitë' gjyqtarët dhe prokurorët

24 Gusht 2017, 08:46Politika TEMA

Verifikimi i ligjshmërisë së pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve është kryefjala, deviza dhe objekti kryesor i ligjit të Vetingut.

Ligji përmban parashikime të qarta dhe shteruese sa i përket fatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk justifikojnë pasuritë e deklaruara me dokumentacion ligjor, kanë fshehur pasuri, kanë bërë deklarata të rreme, kanë pastruar para apo kanë falsifikuar dokumente.

Neni 61 i ligjit të Vetingut parashikon që Komisioni i Rivlerësimit (organ i Vetingut) vendos të shkarkojë nga detyra gjyqtarin apo prokurorin, kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.

Vendimin e Komisionit të Vlerësimit, gjyqtari apo prokurori ka të drejtë që ta ankimojë në Kolegjin e Apelimit, organit më të lartë të Vetingut, i cili do të thotë fjalën e fundit për dosjen e subjektit të rivlerësimit. Në këtë rast, subjekti i rivlerësimit nuk ka të drejtë të shqyrtojë dhe të gjykojë çështje.

Ai është i detyruar të ofrojë një adresë elektronike alternative për vazhdimin e komunikimit me institucionet e rivlerësimit, gjatë gjithë procesit.

 

27 emrat që do kontrollojnë gjyqtarët dhe prokurorët

Etleda Çiftja, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Firdes Shuli, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Genta Bungo, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Xhensila Pine, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Roland Ilia, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Alma Vokopola, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Pamela Qirko, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Valbona Sanxhaktari, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Brunilda Vasha, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Lulzim Hamitaj, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Olsi Komici, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Suela Zhegu, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Vojo Malo, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit të Komisionit

Pal Shkambi, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit të Komisionit

Herald Saraçi, Komisioner Publik

Florian Ballhysa, Komisioner Publik

Dariel Sina, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit Publik

Aldona Hysa, zëvendësuese për pozicionin e Komisionerit Publik

Ardian Hajdari Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Natasha Mulaj Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Sokol Çomo Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Ina Rama Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Luan Daci Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Albana Shtylla Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Rezarta Schuetz Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Mimoza Tasi Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Etleva Paplekaj Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

4 komente në “VETTINGU/ 27 emrat që do të kalojnë në ‘sitë’ gjyqtarët dhe prokurorët”

  1. Vari lesht says:

    Me 2-3 perjashtime me keto emra e keni ndritur fare. Te jete per keto nuk behet vetting ndonjehere por shyqyr qe jane nderkombetaret. Kujtuan fillimisht se ne keto komisionendo vershonin juriste me emer pedagode etj por asnje nuk shkoi a sa u shty dy here afati. Shkak ishte se dhe anetaret e komisionit do kalonin vete vetting. Keshtu qe secili mendoi nga keto justistet e famshem te gezonte leket ne qetesi dhe shkuan e perfunduan tek keto emra. Te pakten dy kane qene ne ndjekje penale ndersa njeri kryetar partie.

  2. Ani says:

    Ahahaa veting me Genta bungo dhe Valbona sanxhaktari???????
    Keto Jane the kadegorise we mostrave. The tjeret Jane mere me leng
    Perjashto 3 emra the apelimi, the tjeret he rastin me he more Jane injorante she anonim.

  3. Labi says:

    Nuk kane ren desi emrat.
    Duhen anonime sepse vetem emrin dhe firmen do te kene.
    Punen e ben Qeverria!

  4. Albi says:

    Paaaal Shkambi!!!!! U pu pu pu pu… Ai eshte falsifikatori me i madh i zhvatjes se pronave ne Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje