Nga Ediola Terziu
Sopoti mbretëria e bukurisë. Atje ka ja vlen ta vizitosh, jetosh, atje ku shërohesh,me pyje,burime ujore,atje ku bota shikohet ndryshe.
Aty ku harron hallet dhe kërkon të jetosh përgjithmonë. Me ujrat termale të Llixhës së Sherbenicës ku gjen shërim.
Sopoti Fshati më i bukur turistik pak kush e ka ndëgjuar,por që fsheh bukuri ta pafundme.Fshat që riaktivizohet dhe prioritet turizmi.
Sopoti bën pjesë në Qarkun e Elbasanit Bashkia Përrenjas, Njësia Administrative Stravaj. Hapja e rrugës së re nga Polisi, rrugë e kërkuar prej 27 vitesh sot ka bërë të mundur që të prekësh bukurutë e tij.
Nën cicërimat e zogjëve dhe bukurive natyrore sapo del përkashi lagjes së ‘Gurrës’, ndeshesh me bukuritë natyrore me “Shkallë Kurorën”,me “Ujvarën e Gostimës”, më të bukur të zonës,me shpellat karsike,me pyjet shekullorë dhe me një florë e faunë shumë të bukur,nga larg shikon livadhe pa fund,pyje të bukura të cilat kanë dhënë larminë e ngjyravë të luleve e drurëve të ndyshëm,bukuri që ndeshën dhe e prek në të katës stinët e vitit.
Sopoti shtrihet në lartësinë 800-1970 metra mibi nivelin e detit,ku lartësia më e madhe është maja e Gaferrit 1972 metra.
Sipas rregjistrave turq të viteve 1467,Sopoti figuron midis 34 fshatrave të trevës së Librazhdit ku për atë kohë sipas memories së Gjon Muzakës ndahet në:-Sopot-Polis dhe Bërzeshtë.
Treva e cila ndodhjen nën zotërimet e familjes së madhe të Aranitëve(Gjorgj Golemit).
Fillimet e tij Sopoti I ka rreth viteve 1001 me David Aranitin I cili ishte ushtaraku më i lartë në Shkup. Studiuesi gjerman Bahinger thotë se:Po të mos ishte Skënderbeu,heroi kombëtar i shqiptarëve do të ishte Gjergj Araniti (Golemi)që në kujtesën e popullit njihet si Gjergj Golemi.Kjo e nxjerrë nga shumë studiues të huaj të cilët kanë shkruar se qendra e Principatës së Aranitëve ka qënë Librazhdi(Sopoti).
Nga dokumentet historike të vitit 1432-1436 Gjorg Golemi paraqitet si fuqia më e madhe ushtarake e cila shkatërroi turqit në shumë beteja.
Gjergj Araniti ishte prince që hapi Kuvendin e Lezhës në 2 Mars 1444 dhe shërbeu si lidhje e fuqishme e Skënderbeut me Gjorg Golemin dhe për ketë u bë martesa e Donikës,vajzës së Gjorgut me Skënderbeun më 26 prill 1451,lidhje e cila I mbajti shqiptarët të bashkuar në luftë kundër turqeve.
Me vdekjen e Skënderbeut më 1460,filloi rënia e qëndresës së shqiptarëve,ku Kalaja e Sopotit ra në vitin 1470,vit kur mori fund qëndresa e shqiptarëve ndaj turqëve,por shitja e një prej rojeve të Sopotit I quajtur Bosi, lej shtegun për hyrjen e turqëve nga “ Shkallë Kurora” .
Natyra dhe turizmi
Mbas viteve 1990 Sopoti është lënë mbas dore por së fundmi Kryebashkiaja Miranda Rira pas, 27 vjetësh bëri të mundur hapjen e rrugës për në këtë këtë fshat.
Sopoti ka resurset më të vecnata dhe të bukura, aty ku ringjallesh bukuri që ja ka falur natyra e bukur dhe e mrekullueshme.
Sipërfaqja pyjore turistikë është 5490 hektarë Nga të gjitha anët ka pyje dhe kullota alpine në Malin Plak, Malin e Polisit, Gurin e Pëllumbit,Malin e Gaferrit, Faqene Madhe,Lukovën kudo shikon fusha pa mbarim.
Sopoti ka një florë dhe një faunë shumë e cmuar dhe jo pa qëllim është shpallur Zonë e Mbrojtur,Rezervë Natyrore e Menaxhuar sipas I.U.C.N,në 16 shkurt 1996,ja cfarë thotë Ing.mjedisit Barjam Kullolli.
Për vetë natyrën dhe pozicionin gjeografik ka peisazhe te bukuri në pyje,kullota, trofta e malit, dhe shumë pika të vecnata turistike. Për në Sopot mundet të udhëtosh në trë drejtime Qukës-Stravaj Sopot; Polis-Sopot dhe Gjinar-Sopot.
Sopoti shtrihet në zonën klimaterike mesdhetare,nënzona mesdhetare juglindore. Temperaturat mesatare vjetore arrin 6 -20 gradë celsius.
Sasia e reshjeve arrin 2260 mm shi në vit dhe peiudha e reshjeve të dëborës zgjat 155 ditë më një trashësi deri në 2.5 metra.
Më tej Kullolli ,thotë se : Sopoti është një zonë me biodiversitet të lartë dhe ka mbi 110 lloje të bimeve medicinale.mundet të përmendim ‘Yllin e Alpeve” që rritet vetëm në Sopot dhe ështrë I vetmi në Ballkan që rritet në Malin e Sopotit.po kështu “Zambakun Shqiptar” që rritet në këtë zonë.
Gjithashtu janë mbi 40 bime dhe specie(popullata) që paraqesin rrezik të zhduken dhe propozohen të futen në librin e kuq.në këtë zonë rriten kaprolli,dhia e egër,gjeli I egër, thëllënza, zardafi, trofta, ketri, macja e egër ,nusja e lalës, artini,blini, mështenka, dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, pisha, bredhi, paja,tisi, rrobulli, gështeja e egër etj.
Një pasuri e cmueshme është edhe uji I Gostimës ku rritet trofa,ujë që rrjedh nga burimet e malit të Gurit të Pëllumbit dhe Malësisë së Nenzës,si dhe Lumit të Shrebenicës mund të përmendim ujrat termale me veti kuruese për mjaft të sëmurë,që vizitohet nga mjaft njerëz,por kjo vetëm në verë dhe në mënyrë primitive,sistemimi I tyre do të bënte edhe frekuntimin për turizëm dhe shërim.
Natyra në verë është shumë e mrekullueshme, fushat e Malit Plak janë pa mbarim ku gjatë muajëve të verës larmia e luleve shumengjyrëshe e cila ndërrohet cdo javë lule të rralla e pyje të larta shijohet nga turistët,por edhe dimri megjithëse është I ashpër është një vend shumë I bukur për skiatorët. Janë 400 hektarë pyje dhe kullota që janë shpallur Zonë e Mbrojtur, të cilat e kanë ruajtur këtë status, për vetë për vetë pozicionin gjeografik që ka Sopoti përbën një atraksion turistik.Është një fshat malor dhe ka një larmi të madhe të biodiversitetit.
I rëndësishëm është edhe mbarështrimi I blegtorisë , bletarisë dhe shumë drurëve frutorë tradicionale sic janë disa lloje mollës kumbullash, arra,lajthia, thana etj.
Janë livadhe të mëdha e pafund,ku fillojnë ngado që të hysh ne fshat,si nga Qafa e Malit,Liqeri I Cakës,Lukova,Breg Plepi,Mali Plak, Mali I Polisit,Gaferri e Sopoti kudo pafundësi lulesh dhe ngjyrash.kudo në pranvera dhe verë dominon gjelbërimi I barit natyral,ku sheh pa fund larmi ngjyrash dhe shumëllojshmëri lulesh. Të gjitha fushat ngjanë si nje stadium natyral që I qëndrojnë mbi kokë fshatit Sopot e Gaferr.
Përgjatë rrugës që shkon në Sopot shpaloset bukuria e maleve të mbuluara me drure celtirat e luleve shumëngjyrëshe,cicërimat e zogjëve dhe gjelit të egër,kaprolli duke pira ujë në ndojë përrua,ku janë një ndër pasuritë e rralla të kësajë treve.
Bukurite dhe vendet se ku mundet të kënaqesh në Sopot
*Shpella e Malit të Gaferrit.
*Shkëmbi ku u hodhën gartë sopotare, për të mos rënë në dorën e pushtuesëve Otomanë-Mali Gaferrit.
*Kroi I Priftit në Malin Plak.
*Gropa e Kuqe Malin Plak
*Liqeri Kuq Malin Plak.
*Shpella e Stërqokave Malin Plak.
*Shpekka e Bigorrit.
*Faqja e Madhe Guri Pëllumbit 1950 metra.
*Shpella e Breshkës së Vogël.
*Shkëmbi Lekës.
*Qafa e Malit
*Liqeri i Cakës.
*Mali i Nenzës.
*Ujëvara e Gostimës.
*Burimet e Gurrës.
*Ujëvara e Gurrës.
*Ujërat termale të Nenzës-lumi i Shrebenicës.
*Lumi i Gostimës bashkë me troftën e tij.
*Fushat pa fund të Malit Plak.
*Maja e Gaferrit 1897 metra, nga ku mundet të shikosh pafundësisht Ohrin,Strugën dhe gjysmën e Shqipërisë..
*Kanionet pa fund të Qafës së Malit.
*Kanionet e Gurit të Pellumbit.
*Malin e Gurit të Pëllumbit.
*Yllin e Aplepve.
*Shkallë Kurora.
*Gropa e Kuqe.
*Gropa e Lakrës.
*Guri Pëllumbit.
*Kalaja ne Gurit të Pëllumbit.
Sopoti është një nga zonat më të bukura të Librazhdit,një nga zonat me mikpritjen dhe turizmin malor më të mirë. Mungesa e infrastrukturës ka bërë që të braktisej nga banorët,mungesa e një rruge prej 2.7 kilometrash detyroj banorët të migronin në Elbasan,Librazhd, Durrës Tiranë madje dhe në fshatrat ngjitur me sopotin. Sopoti përbëhet nga dy fshatra Gaferrin dhe Sopotin me të njëjtin emër.
Me ardhjen e demokracisë banorëve ju premtua rrugë dhe për 27 vjet vetëm premtime elektorale dhe asgjë, banorët e panë të udhër që të braktisnin fshatin.
Cdo lloj furnizimi, banorët e bënin vetëm më krah,po kështu mungesa e një mjeku, problemet me shkollimin e fëminjëve, spitalet bënin që banorët të mbeteshin pa përkrkahje.
Politikanet e ndryshëm majtas dhe djathats ju premtonin rrugë dhe shërbime,por më pas harronin.
Miranda Rira Kryetare Bashkisë Prrenjas thotë se: Ne si pushtet local po bëjmë gjithcka për të rikthyer jetën në Sopot.Hapja e rrugës automobilistike shpresojmë ta rigjallëronjë zonën pasi banorët kishin
Sopoti më gurrat,bukuritë dhe resurset që ka është I bekuar nga zoti. Ofron një mundësi relaksi dhe kalimin e një fund jave të pahahrrushme,natyrtën e mrekullueshmë që mund ta shijojnë jo vetëm ata nga Sopoti,por edhe turistët vendas dhe të huaj. Më mjetët e bashkisë dhe me ndihmën e vendasve arriti që të dërgonte rrugën në Sopot. Më një shumë simbolike prej dy million lekësh të vjetra përfundoj fazen e parë shtrimin me cakëll, duke sfiduar projektet e mëdha të hartuara nga titullarët e parë për 27 vite. Me ndihmën e banorëve të fshatit, mjetet e bashkisë dhe punonjësit e saj bëri të mundur hapjen e rrugës.
Dashnor Blloshmi Kryetar I fshatit Sopot thotë se:Kishin vite që kërkonin mundësimin e hapjses së një rrugë dhe askush nuk na e dha këtë mundësi, falenderojmë kryebashkiaken e Përrenjasit që bëri të mundur që produktet bujqësore dhe blegtorale si dhe gjithe hallet që kishim të mos I bëjmë si dukur me krah,por me makinë.
Edhe 10% të jetë e vërteta, përsëri dua të shkoj. Është kaq bukur..
Po mi po, mbreteria e bukurise! E ç jane fshatrat turistike ne Zvicer, Spanje, Itali, France, Austri, Perù perpara Sopotit qe na e mbajne sekret meqe qenka me i bukuri ne bote! U pika!!!