Krahas bukurive natyrore Shqipëria është një vend plot me asete kulturore, të cilat janë burim i madh për kërkesën turistike. Vitet e fundit vizitoret në muze e kala dhe parqe arkeologjike janë rritur me ritme të shpejta se pushuesit tradicionale të plazheve.
Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve në muze në tremujorin e dytë 2017 është 56.375, duke shënuar rritje me 36,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2016.
Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 24,3 %, midis tremujorit të dytë 2017 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2016. Në tremujorin e dytë 2017 vizitorëve në parqe arkeologjike është 71.773, me një rritje prej 9,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Qeveria, së fundmi, nëpërmjet Ministrisë së Turizmit, ka bërë një inventar të objekteve kulturore në të gjithë vendin që paraqesin interes për t’u vizituar.
Database është me rreth 1391 objekte të shpërndara në 12 prefektura të vendit. Qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës kanë edhe numrin më të madh të objekteve kulturore të vizitueshme përkatësisht me nga 210 dhe 206 secila.
Më pas, për nga numri i madh i objekteve kulturore janë qytetet e Elbasanit, Tiranës, Beratit dhe Shkodrës.
Numrin më të ulët të objekteve e kanë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.
Nga viti 2015 në vitin 2016, vizitorët në muze, parqe dhe monumente kulturore janë rritur me 17,5%, ndërkohë që të ardhurat e arkëtuara nga këto institucione janë rritur me 18,9%.
Vërehet që numri më i lartë i vizitorëve për vitin 2016 është i përqendruar në Parqet Arkeologjike, ndjekur më pas nga Monumentet e Kulturës dhe në fund nga Muzetë Kombëtare.