Sa duhet “ta lëshoni” dorën në disa prej destinacioneve kryesore për pushime të shqiptarëve

17 Gusht 2017, 09:17Turizëm TEMA

Jeni me pushime në Greqi, Itali, Turqi, Francë, Spanjë, Kroaci? Kujdes nëpër hotele, apo kur të shkoni në restorante. Nëse nuk jeni të familjarizuar me praktikat e bakshishit që ndjekin këto vende mund të bëni figurë të keqe dhe të rrezikoni të mos merrni shërbim cilësor nëse do të riktheheni.

GoCompare.com, portal i cili në fokus ka krahasimin e çmimeve për shërbime të ndryshme në mbarë botën, ka publikuar guidën se sa bujarë duhet të jemi në disa prej destinacioneve kryesore turistike. Që të dini sa duhet “të lëshoni” dorën në restorante, hotele dhe baret jashtë po iu sjellim disa prej destinacioneve kryesore më të frekuentuara nga shqiptarët. Mbi të gjitha duhet të mësoni si të thoni faleminderit.

Në Greqi:

Në restorante bakshishi nuk është i detyrueshëm, por zakonisht njerëzit rrumbullakojnë shumën e tarifës së tyre, veçanërisht kur paguajnë me para në dorë.

Në hotele duhet të lini 1 euro për portierin që do t’ju ndihmojë me valixhet. Ndërsa për sa i përket pastrueseve bakshishet nuk janë të nevojshme.

Faleminderit!

‘Efharisto’

Shqiptohet – Eff-cah-ree-Stoh

Në Turqi

Në restorant është zakon që në restorant të lësh bakshish 10 deri në 15 për qind të shumës së faturës.

Gjithashtu duhet të lini bakshish edhe për mirëmbajtëset e dhomave të hotelit.

Faleminderit!

‘Tesekkür ederim’

Shqiptohet– Teh-sheh-kull-erh Ed-erh-im

Në Francë

Në restorantet e thjeshta, përfshirë dhe kafenetë, mund të japësh 1 euro bakshish për çdo 20 euro që konsumon, ose 5% të faturës në restorantet më të njohur.

Në bare, kamerierët duhet të marrin 1 deri në katër euro bakshish për shërbimin.

Në hotel për portierin duhet të lini 1 deri në 2 euro për secilën çantë.

Mirëmbajtja e dhomave: 1 deri në 2 euro çdo mëngjes.

Shërbimi në dhomë: 1 deri në 3 euro, pavarësisht faturës së shërbimit që keni marrë.

Mos harroni të thoni Faleminderit!

‘Merci’, shqiptohet – Mehr-see.

Në Spanjë

Në restorante: Bakshishi i zakonshëm është 5-10%, ndërsa në bare rrumbullakoseni me 1 euro.

Bakshishet për portierët e hotele janë 0.5 euro për çantë, kurse shërbimi në dhomë 0.5 euro.

Mirëmbajtëseve  mund t’i lini bakshish 0.5 euro çdo mbrëmje.

Faleminderit!

‘Gracias’ (faleminderit) ose ‘Muchas gracias’ (shumë faleminderit)

Shqiptohet – Grath-ee-ass

 Në Kroaci

Në shumicën e rasteve, bakshishet dhe taksat janë të përfshira në faturë, kështu që nuk do të jetë e nevojshme që të lini diçka ekstra.

Restorante: Në rast se mendoni se shërbimi meriton një bakshish ju mund të lini 10% të faturës.

Bare: Mund të lini bakshish kusurin ose mund të rrumbullakosni faturën.

Në hotel portierit mund t’i lini një bakshish 0.5-1 euro.

Faleminderit!

‘Hvala’ shqiptohet – Hva-lah.

Në Itali

Restorantet: Shërbimi është automatikisht i përfshirë në faturë dhe është i përcaktuar edhe në menu. Rrumbullakoseni faturën në rast se shërbimi që keni marrë është i mirë.

Bare: Në lokale lini bakshish mbi 1 euro.

Ndërsa bakshishet për shoferët e taksive nuk janë të  zakontë.

Në hotel portierit  për çdo çantë mund t’i lini bakshish 1-3 euro. Mirëmbajtëseve mund t’i jepni 1 euro çdo ditë, apo 4-6 euro në një javë.

Faleminderit!

Nuk ka nevojë t’jua themi, se besoj e dini të gjithë: ‘Grazie’ (Monitor)

2 komente në “Sa duhet “ta lëshoni” dorën në disa prej destinacioneve kryesore për pushime të shqiptarëve”

  1. Maloku shkruan ne gazete says:

    Ne vend qe te informoni ju beni te kunderten, sepse jeni vete analfabete funksionale, ore gazetare-tunxh!
    Ne rradhe te pare, ku e keni pare kete menyre te shqiptuari te fjaleve? Lexoni idiotesite qe keni shkruajtur. P.sh ju shkruani “Mehr-see” per fjalene merci. E dalloni dot gabimin qe keni bere?????????? Po ne Itali, perse genjeni qe sherbimi eshte i futur ne fature si edhe ne meny? Ku keni pare ju ne Itali qe ne shumicen e rasteve te keni çmime te afishuara ne meny? Ne Itali te vjedhin sy per sy dhe gjoja e fusin sherbimin ne fature.
    E gjithe kjo qe keni shkruajtur eshte gabim.
    Gazetare leshi!

  2. emigranti says:

    keni harruar USA , ketu ne resorante bakshishi eshte 20% e fatures , kurse te gjitha punet e tjera si ata qe marin valixhet , ato qe pastrojne dhomat ne hotel , ato qe parkojne makinat bakshishi eshte sipas deshires varion nga 1 dollar e me shume varet nga xhepi , sepse keto jane punet qe paguhen me pak dhe prandaj kompesohen me bakshishin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje