VIDEO/ Media serbe: Plazhet që ka Shqipëria, nuk mund t’i gjeni askund në Europë

19 Gusht 2017, 09:42Turizëm TEMA

Në bazë të vlerësimeve të agjencive turistike, në qytetet shqiptare të detit Jon kanë qëndruar më shumë se 10.000 banorë të Bujanovcit, Preshevës dhe Gjilanit, shkruan B-92.

Familja Fejzullahu nga Bujanoci ka vite që kalon pushimet e verës në Vlorë dhe Sarandë në detin Jon.

Më parë, ata kanë kaluar pushimet verore në Greqi, Mal të Zi dhe Turqi.

Plazhet që ka Shqipëria nuk i gjen askund në Europë.

Çmimet nuk janë të larta, dy ose tre persona mund të hanë për 10 deri në 15 euro”, thonë këta turistë.

Sipas vlerësimit të agjencive turistike, në këtë sezon numri i turistëve nga jugu i Serbisë që kanë qëndruar në qytetin shqiptar në detin Jon është rritur afër 35 për qind në krahasim me vitin e kaluar, vijon portali serb B92.

Durrësi është larg nga Bujanoci afër 370 kilometra, ndërkaq Saranda 580 kilometra.

Qytetarët e Bujanocit dhe Preshevës kryesisht kalojnë pushimet e verës në Durrës, Velipojë dhe Himarë.

Nga Gjilani ka linja të rregullta me autobus për Durrës dhe Sarandë, ku një biletë kthyese kushton 25 euro.

4 komente në “VIDEO/ Media serbe: Plazhet që ka Shqipëria, nuk mund t’i gjeni askund në Europë”

  1. ULLI MAGNA says:

    MOS ‘GDP-ne’ …
    SI DHE SHUME GJERA TE TJERA DO ‘PRESIM’ PERSERI TE NA ‘I NGREJNE’ SERBET ?! ?! ?! …
    MOS VALLE ‘RRUGA’ PER NE PERENDIM DO TA LEJOJME TE NA ‘KALOJE’ NGA SERBIA ?! ?! …
    A NUK KANE SERBET ME SHUME ‘MREKULLIRA’ DETARE-PLAZHORE, …
    E FACILITETE TE NATYRSHME E TE KONSOLIDUARA GJUHESORE, KULTURORE E LOGJISTIKE, RACIONALISHT EKONOMIKE
    NE BREGDETIN ADRIATIKO-DALMAT, NGA SLOVENIA E DRI NE MAL TE ZI ?! ?! ?! …
    NGA PO ‘U SHPERTHEN’ GJITHE KJO DASHURI PER BREGDETIN SHQIPTAR SI …’… I PAGJENDSHEM ASKUND NE EVROPE …’ ?! ?! ?!
    KUSH E KA KRIJUAR DHE PO E AMPLIFIKON KETE PROJEKT SI NJE ‘DYNDJE MASIVE’ ?! ?! ?! … PUTRA E ARIUT ? ? ? ? ? …

  2. ULLI MAGNA says:

    MOS ‘GDP-ne’ …
    SI DHE SHUME GJERA TE TJERA DO ‘PRESIM’ PERSERI TE NA ‘I NGREJNE’ SERBET ?! ?! ?! …
    MOS VALLE ‘RRUGA’ PER NE PERENDIM DO TA LEJOJME TE NA ‘KALOJE’ NGA SERBIA ?! ?! …
    A NUK KANE SERBET ME SHUME ‘MREKULLIRA’ DETARE-PLAZHORE, …
    E FACILITETE TE NATYRSHME E TE KONSOLIDUARA GJUHESORE, KULTURORE E LOGJISTIKE,
    RACIONALISHT EKONOMIKE NE BREGDETIN ADRIATIKO-DALMAT, NGA SLOVENIA E DRI NE MAL TE ZI ?! ?! ?! …
    NGA PO ‘U SHPERTHEN’ GJITHE KJO DASHURI PER BREGDETIN SHQIPTAR SI …’… I PAGJENDSHEM
    ASKUND NE EVROPE …’ ?! ?! ?!
    KUSH E KA KRIJUAR DHE PO E AMPLIFIKON KETE PROJEKT SI NJE ‘DYNDJE MASIVE’ ?! ?! ?! … PUTRA E ARIUT ? ? ? ? ? …

  3. Skënder says:

    Serbët thonë që shqiptarët nga jugu i Serbisë shkojnë për pushime në Shqipëri. Ky është një lajm fenomenal…si nuk e ka përmendur kryeministri në facebook?

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po, pa tjeter, atje ku nuk shperthen mjuti nuk duhet te jete keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje