Shpërndarësi i ushqimit të një restoranti në Kinë, është filmuar teksa ha për vete ushqimin e porositur nga klientët.
Në videon e filmuar nga një kamera sigurie, ai shihet ndërsa zbret nga motoçikleta dhe nxjerr ushqimin nga kutia në pjesën e pasme të saj.
Nuk dihet se në çfarë qyteti janë filmuar pamjet, por pasi ka konsumuar ushqimin, shpërndarësi i kthehet i qetë punës.