Maarif, dega ideologjike e pushtetit të Erdogan, hap universitetin e parë në Shqipëri

6 Shtator 2017, 18:05Sociale TEMA

Stokholm Center for Freedom(SCF) publikonte dje një opinion të autorit Abdullah Bozkurt, që i dedikohej Fondacionit Maarif.

Sipas këtij autori, fondacioni në fjalë është një strukturë gjigande me synime edukative dhe fetare pas të cilit qëndrojnë ambiciet e presidentit turk, Erdogan, për përhapjen e islamit politik dhe ndikimit turk.

Fondacioni është mbështetur me një ligj të veçantë dhe gjatë diskutimeve në Parlament ai është mbrojtur nga ministri i Arsimit, İsmet Yılmaz, sipas të cilit zinxhiri i qendrave kulturore dhe arsimore që do të ngrihen në këtë kuadër, synojnë “projektimin e fuqisë turke në botë” duke shtuar se modeli që do të ndiqet në këtë drejtim është ai i Britanisë së Madhe dhe i SHBA-së. Fondacioni do të operojë nga “Ballkani në Turkistanin Lindor dhe nga Somalia në Kanada”, shprehej ministri në qershor 2016.

COMMENTARY — Turkey’s Maarif Foundation: Erdoğan’s Trojan horse

Ai ka tërhequr vëmendjen edhe të kundërshtarit kryesor të Erdogan, Fetullah Gulen, që përmes një faqeje të vet online, “Hizmet Neës”, shkruante në janar të këtij viti se Shteti Islamik ka penetruar Fondacionin Maarif.

Si provë të kësaj portali në fjalë sillte një rast të një mësuesi në Shqipëri që u pyet nga nxënësit për ISIS duke bërë lidhjen mes financimeve të Agjencisë Turke për Bashkëpunimin dhe Koordinimin, institucioneve arsimore që ajo mbështet dhe fondacionit që promovohet nga kjo agjenci.

Eshtë fjala për rastin e Emine Alushit në Shkodër, mendimet e së cilës zunë vend në disa nga mediat kryesore të botës.

“Mësuesja kontroversale punon në një shkollë të Imam Hatipit dhe ngritur dhe drejtuar nga ATKK-ja…”, thuhet në këtë shkrim, që dëshmon se përballja mes dy kundërshtarëve turq po zhvendoset në çdo filial ku prezenca e enteve të tyre është aktive.

http://hizmetnews.com/21150/isis-infiltrates-erdogans-maarif-foundation/#.wa_h8MhJbIV

Kjo hollësi ka rëndësi pasi në Turqi është propozuar që institucionet e lëvizjes Hizmet, kudo ku ndodhen, të kalojnë nën varësi të Fondacionit Maarif dhe mee këtë rast Ankaraja zyrtare zgjidh edhe problemin e sikletshëm të një kërkese drejtuar shteteve të ndryshme për mbylljen e shkollave të Gulen.

Për tu kthyer te shkrimi kryesor, autori shton se ligji që mbështet krijimin e fondacionit nuk parashikon buxhet më vete.

Paratë për të do të vijnë nga buxheti i përgjithshëm ndërkohë që asete të ndryshme të zotëruara nga shtetit mund të përdoren nga Fondacioni.

Kjo është mbështetje e madhe dhe e posaçme për një institucion që është nën varësi direkte të presidentit Erdogan, i cili ka kompetencën që të caktojë anëtarët e bordit dhe 3 anëtarë përmes qeverisë.

“Më 1 shtator siç pritej Erdogan caktoi besnikët e vet në fondacion. Ayşen Gürcan, Birol Akgün, Cahit Bağcı, Selim CerrahAyşen Gürcan, Birol Akgün, Cahit Bağcı dhe Selim Cerrah u zgjodhën diekt, ndërkohë që kabineti qeveritar zgjodhi Aşkın Asan, Ahmet Emre Bilgili dhe Osman Nuri Kabaktepe”, shkruan Bozkurt.

Ai merr në analizë dhe ofron të dhëna për disa nga anëtarët e mësipërm që figurojnë mes njerëzve që janë akuzuar se përmes enteve që drejtojnë janë përfshirë në afera të dyshimta në Siri.

Siç mund të merret me mend pas Fondacionit ka një luftë propagandistike shumë të madhe, ndoshta sepse ai përfaqëson ambicien e vërtetë të Erdogan që ka kuptuar se arsimi është çelës për ndikim afatgjatë.

Në një botë të ndërlidhur ndikimi nuk ka pse të paragjykohet si armë domosdoshmërisht e dëmshme, por po të mbahet parasysh se Turqia së fundmi po ndryshon në mënyrë radikale kurikulat duke goditur shekullarizmin disa gjëra duhen mbajtur mirë parasysh.

Shqipëria është vend i vogël dhe nëse ka një vend që vërtet mund ta ketë në fokus atë, kjo është Turqia. Jo për shkak të pozitës gjeografike, që edhe ajo ka rëndësi, por sidomos për shkak të përqindjes së popullsisë myslimane.

Shqipëria, por edhe Kosova nuk ofrojnë ndonjë sistem arsimor të lavdërueshëm dhe boshllëku që krijohet në këtë rast nuk duhet neglizhuar.

Shqipëria ka një orientim të shpallur drejt perëndimit dhe që kjo aspiratë të përmbushet pas kontraktike, edukimi, arsimimi është shumë i rëndësishëm.

Edhe nëse shqetësimet e kundërshtarëve të Erdogan janë qëllimisht të ekzagjeruara, sërish vija zyrtare e Turqisë është për tu konsideruar.

Nuk është pa rëndësi në këtë kuadër, lajmi se universiteti i parë i Fondacionit Maarif do të hapet në vendin tonë.

Ai do të marrë në kontroll Institutin Kanadez Teknologjik me dy fakultete dhe 420 studentë dhe 50 akademikë.

Eshtë nënshkruar tanimë protokolli i transferimit që rregullon hapjen e universitetit që synon të çojë numrin e studentëve në 600.

http://www.worldbulletin.net/africa/189391/maarif-foundation-will-launch-its-first-university-in-albania

28 komente në “Maarif, dega ideologjike e pushtetit të Erdogan, hap universitetin e parë në Shqipëri”

  1. tfgs1 says:

    gjithe kandidatet duhet me patjetr te kene sumen te rrujt………..allah uakbar!

    1. .. says:

      E kuptuat perse Arnauto-“patriotet” cireshin kaq vite me radhe kundra Greqis dhe Ortodokise …. gjithe kjo per ti hapur rrugen Turqizimit te me vonshem te Shqiperise.
      Harruat Arnauto-“patriotet” si Xhufi, Spahiu, Klosi, Ngjela, Myslim Pasha, Lisen Bashkurti …. cirrshin duke thurrur Intiga per “agjent Grek”, pushtim Grek (ne 1997-en), “V.Epir”, asimilim nga Greket, gllaberim ekonomik dhe teritorial nga Greket ….. kurse tani Turko-kopilat “patriot” nuk ju pipetin zeri.

    2. .. says:

      Lexoni ne Internet ” Ismail Qemali… the morning post” dhe “Ismail Qemali besnik i perandoris Osmane perplaset me Italin”
      Do te kuptoni, qe te gjithe pushtetaret dhe pseudo-patriotet jane vegla Otomane.
      Do te kuptoni qe “Pamvarsia” eshte nje Teater, nje sajes e Turqeve qe Pushteti dhe Fuqia Otomane te ngalej perseri ne duart e Kopilave Turk-Arnaut, te cilet vazhdojne te punojne per Neo-otomanistet duke na armiqesuar me Greqine, duke luftuar Ortodoksin dhe duke perhapur Turqizimin dhe Islamin.
      Hapni syte boll u treguat Budallenj, jo akoma dhe sote ne epoken e Internetit dhe te liris se dijes.

  2. vezhgim says:

    forca edi per hir te aeroportit futi nje te shplare trurit te shqiptareve
    qe nuk u ndahet xhani nga baba erdogani. pak medresera ka tani duhen
    dhe universitete redoganiste islamiste.jepi kalit Gjergj se te zuri ndyshk shpta

    1. .. says:

      Eshte TRADHETI KOMBETARE hapia e ketyre Institucioneve Asimiluese ne Shqiperi.
      Boll 500 vite rresht u asimiluam me dhune dhe presione Tatimore nga Otomanet.
      Nga momenti qe keto shkolla vet-reklamohen si qendra “arsimore” per perhapjen e Turqizmit dhe Islamit politik …. ne c’fare presim ?

  3. Fiamuri Arberit says:

    E shkreta Shqiperi, cdo dite e me teper po bie ne duar te turqve.

  4. Gjoni.Shkoder says:

    O Ed Palla.
    Sinqerisht te kam votuar duke menduar se je me orientim oxidental por ti na dole ma osmanlli se anadollaket.
    Duhet te kishe emruar minister kulture Sandrin e Klanit per merita te veçanta te perhapjes se kultures turke nepemjet tv.tije.

    1. .. says:

      Kuptojeni o popull …. qe Ed Ebu Ramy eshte i “kapur” nga Turqia.
      Turqit i kishin bere kurth qe me historine e Paktit Detar me Greqine. Nje vendim dhe ndarje racionale e detit nga PD-ja, ju servir popullit Shqipetar (me presionin Turk) si “tradheti Kombetare”, duke ju ofruar Pushtet Ramyt me mbeshtetjen e Turqeve.
      Tjeter histori mekati eshte dhe me trasankisionet Bankare te pushtetareve qe fshihin ne Bankat Turke.
      Presioni i Neo-Otomanisteve eshte … o beni si ju them o ju nxora te pa larat financiare.

    2. mirel says:

      Eshte qelbesire. Po e kuptuat vone.
      Dhe mbulimin e Skenderbeut e justigikoi si Radiken. Nuk u be qameti pse u mbulua nje ore tha. Ashtu dhe Radika. Nuk prishin pune disa meyra kub uje.
      Filloi me Liqenezen kur e beri Pustec.
      Ky njeri eshte tradhetar Zogist i fshehur me petkun e Rilindasve, por eshte armiku me i madh i tyre.
      Skenderbeun e shet, lumin e shet, Liqenezen e shet, plerat i bue, dge turqit po na i sjell..Skenderbeun na e zhduku nga syte per “nje ore” dhe me vone per fare
      Poshtersite e ketij karagjizi qe populki i blen per Rilindje jane dhe me te thella se kaq.
      Pazaret nuk dalin ne treg. Ne treg del malli. Produkti i shitur eshte Skenderbeu, shteti dhe shqiptaret.
      Produkti i blere, turkomuslot e radikalizuar.
      Pune koncesionesh..

  5. Turku i ri says:

    Bravo! Ta bejme Shqiperine si Turqija.

  6. Andrea says:

    Duhen bere synet qe te hysh ne ate shkoll Erdogan sulltan ,shejtan .

  7. luli i vocer says:

    Do mbushet gjithe Shqiperia me erdoganer , jenicer dhe sunit sumqira , yxhym milet ……

  8. Abc says:

    ?????????
    I hongert mortja, i hongert, kush e lejon nje perbindshmeri te tille!

  9. Pellazgos says:

    Ta gezojme Pashallekun qe quhet Albanistane.
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere turkoallvanine.
    D.m.th ju pelqen te jini ose derra,ose me Kastriotis.
    Perrallat mbaruan,u desh te dalin hapur gjaku 500 vjecar i Sulltanit.
    E kam thene shume here,”heronjte” e Albanistanit qe nga Samiu,Naimi AbdullahuIsmail Qemali me shoke shkuan ne Turqi pasi mbaruan shkollen e mesme ne Janena!
    Pse?Se ishin turq e thjeshte,kurse te tjeret luftuan per Greqine.

  10. Quo Vadis! says:

    “Shqiperine e mori Turku, i vu zjarr”

    Edi, mos rri po duku Edi.

    Te bezdisin qarravitjet e Athines. Por Erdogani po te ben zbor ne mes te Tiranes dhe ti nuk nxjerr do ze.

  11. Projekti says:

    Albania Vision 2017——Janullatos, Gulen, Maarif, anti-myslimane, spiune ruse, terroriste iraniane, bamires saudite, Hola Demokracia me Edin ne krye.

  12. Ledio says:

    Me zjarr edhe hekur duhen larguar te gjitha keto institucione nga Shqiperia , qofshin Turke, Greke apo Serbe. Populli shqiptar ka mbi 25 vite qe eshte pa tru e pa shtylle kurrizore. Poshte i droguari Edi Rama.

  13. Loran shehu says:

    Epo tani po e kuptoni cdo me then rilindje kthim ne anadoll asgje me shum tani kta do na nxjerin dhe Skenderbeun ndertim pa leje qe te cuditeni fare pastaj

  14. mirel says:

    Mbyll Akademine e Shkencave, dhe hap shkollen e pushtimit turk.
    Ironike apo jo?
    Ketu katandisi shteti shqiptar. Nje prone dhe produkt kriminelesh.
    Hajt, shkoni ne sheshin Skend-Erdogan tani dhe brohorisni per Ramutin dhe Ahmeten.
    Ve bast qe eshte ai mblesi i ketyre felliqesive.
    Rrofte partia e PiSave me Ed Ramutovic Erdoganin ne krye.

  15. Dea says:

    Mos i lejo keto o ed rama se europa do na zbyth si zbythi turqine e do ikim per lesh

  16. Wendy B says:

    Cfare behet keshtu, ngelem 500 vjet mbrapa nga turku, dhe po ate dashurojme prape.

  17. maximus says:

    ç’behet keshtu ne ate vend te mallkuar, me s’ngeli turk dhe arab pa ardhur, ptuuuuuu race e ndyre, nuk u ndahet shpirti nga gjaku i te pareve tuaj qe erdhen shekuj me pare si pushtues dhe tani kane hedhur rrenje si ajo ferra e lige qe po mbush gjithe vendin.

  18. Shoqeria civile bythshitur. says:

    Je me vonese e erdogan
    Tani mbas 27 vjetesh shqiperia eshte mbushur me shkollat e gylenit.
    Po’ universitet YT nuk do ti beje me shume dem se universitet private qe Jane ne shqiperi shqiptareve
    Jeni te gjithe shushunja
    Fillo nga Uet ,komshiu me vela e deri tek ti.

  19. SynetlliuSumëpërpjetë says:

    Duajeni Shqipërinë si Edvini Turqinë. E gjithë kjo farse mediatike me sulltane që zvendesojne Skenderbeun, me Muqra historianë, me imamë e eunukë, dallkaukë dhe Erdoganë eshtë për të mbuluar privatizimin perfundimisht te cdo gjëje me vlere që ka mbetur, nga haremi narko-kriptokomunist i Edvinit – kopilit te Sorros. Cdo dite nje histori e re. Fuga dhe Academia, radari i Cakos, atletet, dhe all fucking stories. Dhe delet e papuna,
    me barkun bosh kënaqen, vrasin grate, presin thonjte, hidhen nga ballkoni, mbyten ne det, paguajne gjobat, humbin pronat, ama mjafton ” të qeverisë” bashkë me kryemashtruesin historik Edvin Tapia. Sa për këta sumeperpjetet… na rruajnë bolet po çti bëjmë ketij hajdutit narcist..

  20. Atdheumbitëgjitha says:

    Këto modele institucionesh janë të profilizuara
    në formimin e brezit të ri të Kamikazve.

  21. fantoma says:

    Shteti Turk, që në kohën e Sulltanëve, ka krijuar një dipllomaci dhe politikë të jashtme, me vazhdimësi dhe plane afatgjata (pavarësisht qeverive), që është për t’u admiruar… Jo më kot thuhet nëpër analet historike e dipllomatike Evropiane, se shteti shqiptar (përfshi Kosovën), u krijua nga kjo Dipllomaci Turke në bashkëpunim me Austro-Hungarinë (?!), bashkë me Bosnjë-Hertzegovinën, si qëndra afatgjata të Otomanizmit në Evropë, për t’u përdorur nga Neootamanët për expansion, në kohë të mëvonëshme… Dhe pikërisht sot, shohim, që këto të dhëna, po vërtetohen plotësisht… “I krishteri” Ed gjatoshi, është futur plotësisht në këtë lojë, por … do të digjet…!

  22. SUZANA LILE says:

    MBAS KETIJ INFORMACINI ME ZURI NJE DHIMBJE KOKETENSIONI 19 . . . A ESHTE E MUNDUR KJO KATANDI , SI E LAME ATE VEND TE SHKOJE 500 VJET TE TJERA MBAS ! A NUK PO I SHOHIM FRUTAT E ISLAMIT NE LINDJE ? C PUNE KEMI NE SI SHQIPTARE ME MYSLIMANIZMIN DHE SHKOLLAT E TYRE? CMUND TE MESOJNE STUDENTET TANE NGA POLITIKA DHE IDEOLOGJIA TURKE , MYSLIMEMNE . . .PERSE E POPULL RRINI NE KAFENERA E NUK DILNI NE RRUGE TE PROTESTONI KUNDER KETYRE BASTARDIMEVE/.? CNEVOJA KEMI NE PER UNIVERSITETE KSILLOI ? NE JEMI POPULL I VOGEL NA DALIN SHKOLLAT QE KEMI !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje