Sektori i turizmit ende i pamaturuar shihet si një burim potencial për rritjen ekonomike në të ardhmen, por modeli në të cilin po zhvillohet nuk po i jep vlerën e shtuar që i takon sektorit.
Vërshimi i fshatrave turistike i destinuar për shitje, në vend të resorteve me kapacitete të mëdha akomodimi, nuk i jep sektorit vlerë të shtuar të lartë dhe nuk i nxit dukshëm industritë mbështetëse.
Teksa, kompania Balfin Group është në përfundim të punimeve te fshatit turistik “Green Coast, kompania e ndërtimit Edilal, ka njoftuar projektet për ndërtimin e tre fshatrave të ri një turistik në jug të vendit.
Kompania Edilal ka publikuar në web faqen zyrtare se ka në plan të nisë vitin që vjen punimet për ndërtimin e një fshati turistik në zonën ndërmjet Palasës dhe Dhërmit të quajtur “Palasa Bay Resort”. Projekti do të shtrihet në rreth 14 hektarë tokë dhe sipërfaqja e ndërtimit do të jetë në 44.000 metër katror, ku në pjesën jugore të saj shtrihet deti. Janë projektuar 160 njësi vilash dhe një hotel.
Edilal ka ne plan të përfundojë brenda 2019-es një kompleks rezidencial me vila në Gjirin e Jalës, 55 kilometra nga Vlora. Fshati i Jalës u dizajnua nga studio italiane OIKOS Progetti dhe parashikon ndërtimin në një sipërfaqe toke prej 45 mijë metrash katror, ku 4100 metër janë për vila dhe hotelin në 2200 metër katror.
Edilal gjithashtu ka njoftuar se do të zhvillojë një projekt të ngjashëm në Ksamil. Ky projekt do të dizajnohet në bashkëpunim me studion arkitektonike greke ORIO & Partners. Arameras BEACH resort parashikohet të vendoset në një sipërfaqe 29 hektarë ku sipërfaqja e ndërtimit është 112.940 metër katror.
Më herët këtë vit kompania Edil Al prezantoi projektin për ndërtimin e një fshati turistik të kombinuar me hotel dhe resort në Gjirin e Lalëzit. i pagëzuar me emrin “San Pietro Resort”, projekti synon që në gjithë sipërfaqen e truallit prej 350.000 m², do të jenë të ndërtuara 140.000 m² sipërfaqe, nga të cilat 98.600 metër katror do të jetë fshati turistik, një rezidencë e ndërthurur me vila dhe apartamente dhe 41.400 m² do të jetë hoteleri dhe resort me 5 yje. Resorti është duke u zhvilluar në me partneritet me kompaninë spanjolle “Melia Group”, e njohur për menaxhimin e resorteve me shërbime luksi. investimi do të përfshijë 88 milionë euro, ndërsa pritet të jetë në operim brenda tre viteve bëjnë me dije burimet e kompanisë dhe do të ofrojë ofertat all inclusive.
Modeli i fshatrave
Bregu i Jugut te vendit po zhvillohet me modelin e Gjirit të Lalëzit. Në mes të një pylli të bukur, i pacenuar nga vala e ndërtimeve që zaptoi Durrësin fill pas viteve 1990, Gjiri i Lalëzit aktualisht është “zaptuar” nga fshatrat turistikë.
Banesat shfrytëzohen nga poseduesit maksimumi 10 ditë në vit, duke punësuar vetëm dy-tre punonjës sigurie për ruajtjen e tyre. Ndërtimet e fshatrave turistikë përgjatë gjithë bregut të Lalëzit, kanë dëmtuar kurorën e pishave të gjelbra. Banorët e Ishmit nuk po shohin përfitime nga popullimi i bregut. Zona është kthyer hermetike me vila luksoze, të cilave nuk u afrohesh dot. Të rrethuara me gardh mbrojtës dhe me roje të armatosura, përveçse kanë shtuar kuriozitetin për jetën matanë, nuk kanë sjellë asnjë përfitim për zonat përqark. Fshatrat turistikë të Lalëzit nuk i kanë rritur dukshëm kërkesën për prodhimet e tyre dhe as e ka nxitur bujqësinë në zonë. As kërkesë të dukshme për punësim nuk ka pasur.
“Lura 1”, “Lura 2”, “Peshkatari”, Val Mare, New Born, Perla, janë vetëm disa nga fshatrat turistikë në Gjirin e Lalëzit, teksa ky model (më i rafinuar) po përhapet me shpejtësi në Jug.(Monitor)
shqiptareve po nuk iu mbush mendja qe ndertimet e PATUNDSHME/TULLA ne zonat bregdetare ne rastin me te keq nuk mund te jene me afer se 1,5 km nga bregu i detit, dhe ne rastin me te mire 5 km nga plazhi, nuk kane per prentenduar per turizem me prosperitet. i ka ikur koha betonit mbi rere. konkurenca ben te veten.
Hahaha. Zhvillim turizmi. Nje tufe pasanikesh qe do blejne vila private dhe do krijojne oazin e tyre. Ca ka te beje kjo me turizmin.
Do ishte zhvillim po te kishte resorte, te vinin turiste aty, ti shfrytezonin gjate gjithe sezonit veror , te pakten, jo te kene shtepine e tyre private bosat e te vijne familja e tyre nje here ne muaj.
Resortet do te sillnin punesim te njerezve nga zonat ku jane ndertuar, taksa shtetit dhe rritje ekonomike te zones per shkak te konsumit.
Keto fshatrat e demtojne turizmin dhe me e turpshmja eshte se na i paraqesin si zhvillim.
O qeveria e edi rames
O mero baze
Ne shqiperi eshte vertetuar katerciperisht qe “turizmi ” me fshatra turistike NUK eshte TURIZEM.
Pervec nje golemizimi shkaterimi te prones natyres nuk sjell asnje te ardhur si per shtetin ashtu dhe per ata qe i blejne.
Investimet ne turizem behen ose me resorte ose hotele dhe ambiente qe akomodojne dhe ju sherbejne vertet turisteve.
Keto jane betonizime tip pallatesh te ulta buze detit.
Ne thelb jane shkaterim!!!!!
Ky eshte modeli alla Shqiptarçe, “zapto ku dhe sa te mundesh”.
Pas disa viteve, as mut per te ngrene nuk do gjendet …
Leke te shkuara dem dhe pa leverdi ekenomike afatgjate, do te sherbejne etem per pastrimin e lekeve te pista.
Vetem projektet e hoteleve si ne Turqi mund ti japin zhvillim te vertete zones.
Kush e ka shkruar këtë ja fut kot. Poseduesit i shfrytëzojnë maksimumi 10 ditë në vit thotë, e pamundur…kush ble vilë 165mijë euro e ta përdorë vetëm 10 ditë? Ose do qëndrojnë familjarët tërë verën ose do e lëshojnë me qera. Nëse në Gj e Laëzit bëjnë lidhje me autostradën Tr-Dr shumë do shkojnë atje të jetojnë siç bëjnë në vende të tjera njerëzit. Që tani ka disa që jetojnë atje …përfshi Presidentin e familjen e tij. Punësohen vetëm 2-3 roje, prap ja fut kot se fshatrat kanë nevojë për roje, pastrues, mirmbajtës kopshtesh e lulishtesh, shitës e kamarierë në dyqane e lokale…etj. Nuk blihen prodhimet e zonës, prap budallëk, sa shesin fshatarët rrugës për kë gj. e Lalzit …ku do i marrin frutat e perimet tregëtarët që shesin e do shesin më shumë.atje…në Tiranë?
Kush eshte firma Edilal eshte pyetja,edhe e kujt eshte toka aty.
Edi dhe lali. Shkurt Edilali.
Pse kush mund ta gllaberoje tjeter pervec pushtave te qeverise.
VETEM RESORTE TURISTIKE JANE ME KNTERES EKONOMIK .
SHEMBULL I MIRE ESHTE ANTALIA .
Me turizem do konkurojme ne tregun e Ballkanit dhe BE?Shembullin e kemi afer Greqine,s’po del dot nga borxhet.Une te shes ca qepe me shume mire do ishte.flm
per aq pak plazh sa ka jugu , do te ishte mire te mos ndertoheshin keto bajga vilash, po vjen koha qe pjesa me e madhe e popullsise ta shikoj bregdetin e jugut me dylbi nga llogaraja po nuk e zune edhe ate.
po e shisni Shqiperine mor pisa nuk mendoni per brezin e ardhshemapo do i leni refugjat ne tokat e tyre.
Ato qe quhen “Fshatra turistike” ju do ti kuptoni se cfare jane po te kishit mundesi te lexonit materialin prej 86 faqesh qe ndodhet ne sirtarin e Rames me titullin bombastic “Rregulloret dhe parametrat cilesore per investime strategjikene vendet e rendesise kombetare per zhvillimin e turizmit ne zonen bregdetare jugore te Shqiperise” .Ky project qe do te realizohet me ndihmen e boshtit Turqi-Arabia Saudite e me parate e islamikeve,droges,prostitucionit etj ka qellim te islamizoje zonen e mesiperme te banuar nga te krishtere orthodhokse shqiptare e greke .Aty do te ndertohen jo zona per turiste,por vila qe jane prenotuar per tu blere nga islamike nga Turqia,Kosova,Arabia etj.Prandaj edhe u rrembyen pronat e mesiperme ne nje kohe qe te gjithe e dijne se ne Himare te VETMIT PRONARE KANE QENE HIMARIOTET .Pasi te perfundoje kjo faze ,fillon faza e dyte me rrembime pronash e kolonizim islamik ne brendesi te ketij teritori .Pra nuk kemi zhvillim te turizmit,por kolonizim islamik duke larguar pronaret e ligjshem te krishtere shqiptare e greke te ketyre trojeve. Kjo ne te ardhmen do te jete me pasoja fatale per Shqiperine .Ju lutem botoni komentin tim!
Po behet betonizimi injorant njelloj si ne Durres. Oligarket injorante kurre se kane kuptuar qe ne 1 km vije bregdeti smund te vesh 10 mije vete bythe me bythe. Aq me teper qe shteti me injorant akoma ska krijuar asnje norme per distancen midis shezlongeve te detyrueshme per privacine e pushuesve. Jugu qe ka akoma pak liri se ka pak ndertime do behet mizeri shqiptaret do pushojne jashte e ne jug do lulezoje turizmi i vibekte si ne Durres.