Anija shqiptare “Oriku” e cila është në mision duke ruajtur kufijtë detarë në Egje ka shpëtuar dje plotë 52 emigrantë që lëviznin me një gomone.
Në orën 21:45, “Oriku” ka zbuluar gomonen në detin Egje. Ajo përmbante sirianë, irakianë dhe palestinezë.
Të gjithë emigrantën më pas u imbarkuan në anijen “Frontek” shëndoshë e mirë. Këto janë pamjet e shpëtimit.
Njoftimi i Rojës Bregdetare:
Ne oren 23:15 ora lokale ne koordinatat 38 14,6N dhe 26 12,5E nga radaret e anijes Oriku u zbulua nje gomone me emigrante ne distance 1,2 milje nga brigjet turke duke lundruar me kurs drejt ishullit Kios. Menjehere nga anija jone Oriku P-132 jane marre masat per njoftimin e komandes se grupit te gatshem te Natos SNMG2, rojes bregdetare turke dhe njesive te Policise Kufitare te BE Frontex.
Gomonia eshte mbajtur nen vezhgim deri ne mberritjen ne rajon te anijes se Frontex. Anija Oriku se bashku me anijen e Frontex MAI 1104 ne oren 23:45 filluan operacionin per ndalimin e emigranteve dhe marrjen e tyre ne bordin e anijes se Frontex ne koordinantat 38 14,5N dhe 26 07,6E.
Ky operacion perfundoi me sukses ne oren 00:42 duke imbarkuar te sigurt ne bordin e anijes se Frontex per regjistrim dhe verifikim nga autoritetet 52 emigrante nga te cilet 19 femije, 8 gra, 25 burra perkatesisht te kombesise 24 siriane, 20 irakiene, 7 afgane dhe 1 palestinez. Gjate operacionit jane marre te gjitha masat per sigurimin e jeteve njerezore, si rezultat nuk kemi patur persona ne uje,te zhdukur, demtuar apo humbje jete. Emigrantet u shoqeruan per tju dorezuar autoriteteve ne portin e ishullit Kios.
Kjo anije ben sherbim taksi apo roje bregdetare? Nuk duheshin kthyer andej nga erdhen? Duke i marre sa hyjne ne det, nuk japin sinjalin qe hajdeni vetem sa te niseni se sherbimin taksi j’ua sigurojme ne?
fregata oriku nuk duhet te merret me te tilla misione te veshtira nato duhet ta dergoje urgjentisht ne koren e veriut ne krah te aeroplanmbajteses uss xhorxh bush do jete nje ndihmese shume e madhe per nato ne shuajtjen e konfliktit po paten mundesi strateget e natos mund ta fusin disa milje brenda teritorit te kim jong jan per te negociuar me mire si dy vende qe kane kaluar komunizmin ekstrem vecse me futjen ne ujrat teritoriale te korese se veriut duhet ti hiqet i gjithe armatimi i rende qe disponon o riku se ndryshe ……..by by