Sherr në Kamëz, vëllai plagos të vëllanë me mjete prerëse

10 Shtator 2017, 09:29Kronika TEMA

Një person është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Kodër-Kamëz, pasi ka plagosur me mjete të forta vëllanë e tij.

Personi i vënë në pranga është Arjol Llapushi, 40 vjeç banues në Kodër-Kamëz.

Sipas Policisë,ky shetas  është konfliktuar për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë.

Plagos me mjete prerëse për motive të dobta vëllanë e tij.

Policia arreston 40 vjeçarin.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.5, më datë 10.09.2017 arrestuan shtetasin :

– Arjol Llapushi, 40 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje